Anabelizim

15-vjeçarja shqiptare rrëfen betejën me Covid-19: 'Në mendjen time ishte thjesht grip, por jo'

15-vjeçarja shqiptare rrëfen betejën me Covid-19: 'Në
Foto ilustruese

Si një përpjekje për të ndërgjegjësuar sadopak brezin e saj në lidhje me Covid-19, një 15-vjeçare kontaktoi me redaksinë e Anabel Media për të rrëfyer eksperiencën jo të thjeshtë me Covid-19. Ajo u shpreh se “mendonte se kishte thjesht grip”, për shkak të shenjave jo fort serioze.

“Rreth datës 18 [gusht] kam ndjerë shqetësimet e para. Telefonova 127 dhe më thanë që s’kisha gjë se nuk ishin simptoma serioze. Ditën e parë kisha temperaturë, dhimbje të tmerrshme koke dhe fyti. Ditën e dytë më pushoi dhimbja e kokës dhe kisha temperaturë 37.5 - 38 gradë Celcius. Temperatura ulej dhe ngrihej; zgjati 4 ditë. Isha keqinformuar dhe mendoja se po të kishe temperaturë mbi 40 gradë Celcius kishe koronavirus. Kështu që në mendjen time ishte thjesht grip.”

Sipas saj, mund të jetë infektuar në autobus. Përsa i përket simptomave të tjera, ajo shtoi:

“Më pas, fillova të dridhesha dhe vetëm djersija. Më mbetej fryma në gjysmë. Shkova të bëja testin për koronavirusin në privat dhe rezultova pozitive. Kur mora vesh që kisha koronavirus, u bëra më keq akoma. Të tremb ideja që e ke. Më pas nuk kisha më temperaturë, por kisha kollë dhe djersitje të tmerrshme. Dridhesha. Në fillim më iku shija. Ndieja vetëm pak shijen e alkoolit, por kjo filloi më mbrapa, ndërsa nuhatja më iku për dy ditë.“

Shënim: Anabel.al ka verifikuar rezultatin e testimit të kryer në një klinikë private.

Ajo u ndal ndër të tjera edhe te ndikimi që ka virusi te shëndeti mendor.

“Covid-19 ndikon shumë keq edhe në anën psikologjike. Të largohen komshinjtë dhe të afërmit. Ndihesha vetëm. Një pjesë tallen dhe thonë ‘hë se grip është’. Të tremb ideja që e ke dhe fakti që kanë vdekur shumë njerëz dhe ti po kalon një sëmundje që ka vrarë njerëz. Ndodh që të të nisin edhe meme me koronën. Nuk kanë faj, sepse nuk e kanë kaluar vetë dhe u duket e lehtë. Duke qenë 15 vjeç, mendoja se do ta kaloja më lehtë, por mesa duket nuk ka lidhje mosha.”

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee