"Paris-London-Milan-New York", we once read in the bag letters brought to us by immigrant relatives from abroad, along with clothes and we, like the rest of the world, thought that fashion was born and created only here. Today, this quartet is mentioned more for nostalgia, than it really dictates the trends of the fashion world.
Italy, economically devastated by the crown, has long been repeating itself, and designers are struggling with what they know and what social media is doing to them.
Dolce & Gabbana, duket sikur e ka kthyer markën e tij së fundmi në një butik me veshje folklorike të rifreskuara dhe (ose) ka dëshirë të rrijë në vend. Nga ana tjetër Armani, tashmë shumë i vjetër vazhdojnë të qëndrojnë konservatorë ose thjesht duan të mbeten klasikë dhe të mos përballen me trendet që Instagram-i nxjerr çdo ditë.
Ndoshta, të lartpërmendurat kanë zbuluar sektorë të tjerë të modës që janë edhe më fitimprurës, prandaj zgjedhin të mos sjellin një frymë të re nëpër koleksione.
Franca e Haute couture ka marrë një koncept të ri pas pandemisë. Gjuha politike dhe ajo ekonomike ka ndryshuar ndjeshëm dhe aristokracia e bardhë nuk është më blerëse sa Kina apo Rusia. Shumë stilistë francezë, si Chanel, Louis Vuitton, Givenchy, Yves Saint Laurent, Dior, Jean Paul Gaultier, Lanvin, Chloé, Céline e shumë të tjerëe kanë zhvendosur vëmendjen tek aksesorët, parfumet apo çantat, duke u larguar gjithnjë e më shumë nga veshjet.
Të flasësh sot për origjinën e modës franceze është kthyer në klishe. Më me qejf do të shihje për herë të 50-të serinë ku Ross tek Friends-at ble majmunin sesa të dëgjosh tani kur rrjetet sociale ndikojnë kaq shumë, të flitet për modën franceze.
Pak më ndryshe është Londra me Javën e saj të Modës, tek e cila Anna Wintour refuzoi të shkojë, por nga ana tjetër dhe Vogue po del jashtë mode, duke mos u përshtatur me ditët që njerëzimi po jeton. Gjatë levizjes "Black Lives Matter" se si revista e famshme ishte tërësisht jashtë realitetit, duke i përkitur vetëm 1% të popullsisë botërore.
Pas pandemisë, hendeku mes të pasurëve dhe të varfërve u bë edhe më i thellë. Klasa e mesme thuajse është zhdukur nga krizat e njëpasnjëshme e ndërsa të pasurit kanë përfituar prej tyre. Në po të njëjtën kohë, Instagram-i, Tik-Tok e shumë të tjera e kanë kthyer vëmendjen në 15 sekonda.
Ata që janë rritur me modën për të cilën folëm më lart, (millennial) tani kanë të tjera interesa. Të përqëndruar tek eksplorimi i vetes, meditimi, yoga dhe paqja e brendshme kanë kuptuar se veshjet nuk kanë rëndësinë që besonin dikur.
Brezi i ri, ai i Instagram-it ka kuptuar se si mund të bëhet i famshëm me një video 15-sekondëshe, ashtu brenda shpëtisë, i pagrimuar apo veshur me shije. Rrjetet sociale, i dhanë mundësinë të gjithëve për të shfaqur veten, duke i bërë të tjerët të kuptojnë se industria e modës nuk rri aty.
Moda botërore u nda në dy pjesë: 1-E larta, e cila sheh drejt blerësve kinezë, (ku përveçse ndodhen miliarderët më të mëdhenj edhe pas pandemisë e shohin shopping si terapi) ose 2- Fast Fashion me dyqane si Zara, H&M, Bershka e shumë të tjera që gjenden kudo.
Të dyja vijnë me dënimet e tyre. Fast Fashion ndoshta edhe më shumë, pasi sipas shkencëtarëve veshjet "e shpejta" i bëjnë shumë dëme Tokës. Në mes këtyre dy ekstremeve, janë ata, një grup njerëzish të zgjuar, të ngritur nga Instagram-i, të cilët ndodhen në shtetin më të ri të Ballkanit, dizajnerat e Kosovës! Vetëm në listën tonë, kemi rreth 16 të numëruar, por sa të tjerë janë frymëzuar prej tyre! Duke shitur nga Timbuktu në Hong Kong e deri tek emrat më të mëdhenj të muzikës apo vlogers-at e famshëm.
1- Valdrin Sahiti
View this post on Instagram
Dizajnerët kosovarë, përmes imagjinatës dhe punës, pavarësisht kushteve, ja kanë dalë të krijojnë markat e tyre.
Tashmë nuk konsiderohet më "fat" të huajtë që blejnë punimet e tyre, sepse janë vetë klientët që i kërkojnë shqiptarët nga skaje të ndryshme të botës.
Përtej modës dhe dëshirës për të krijuar gjëra të bukura, ata kanë treguar se janë mjaftueshëm të zgjuar në studimin e tregut dhe ekonomisë.
2-Diana Qerimi
View this post on Instagram
3-Drenusha Xharra
View this post on Instagram
4-Yllka Brada
View this post on Instagram
5-Krenare Rugova
View this post on Instagram
Përmendim këtu Valdrin Sahitin, Lena Berishwn, Blerina Rugovwn, etj, me fustanet e mbrëmjes për klientë nga Karaibet, Azi e Largët, Afrikë apo Lindja e Mesme. Stilistët në Kosovë bëjnë të njëjtët punë si emrat që përmendëm në fillim të këtij artikulli, por me një çmim më të përballueshëm. Njeriu sot nuk është më aq kureshtar apo i interesuar për mëndashin francez të Haute couture.
6- Blerina Kllokaqi Rugova
View this post on Instagram
7-Lia Stublla
View this post on Instagram
8-Lena Berisha
View this post on Instagram
9-Teuta Matoshi
View this post on Instagram
10- Albina Dyla
View this post on Instagram
11- Dona Matoshi
View this post on Instagram
12- Kujta Meri
View this post on Instagram
Çfarë duhet është një Haute couture që të bën të shkëlqesh kur e vesh, por nga ana tjetër që nuk të vjen keq edhe nëse e vesh vetëm dy herë. Pra, raporti mes çmimit dhe vlerët të jetë real dhe t'ja vlejë.
13- Venera Mustafa
View this post on Instagram
14-Dodona Avdiu
View this post on Instagram
15-Agnesa Vuthaj