Metropolitan

Brad Pitt është i xhindosur me Angelina Jolie!

Brad Pitt është i xhindosur me Angelina Jolie!

Atëherë kur menduam se gjërat mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt nisën të shkonin mirë, diçka ndodh! Divorci i dyshes së famshme u komplikua sërish dhe kësaj here, aktori është më shumë se i inatosur me Jolie. Thuhet se javën e kaluar, Angelina ka kërkuar që gjykatësi që po merret me çështjen e tyre të përjashtohet sepse mendohet të ketë një lidhje me avokatin e Brad Pitt.

Burime pranë Pitt thonë se ky i fundit është i xhindosur me pretendimin e Jolie-së sepse kështu s'bën gjë tjetër veçse shtyhen procedurat e nevojshme për finalizimin e divorcit.

"Brad thotë se kësaj here Angelina e ka tepruar, ka kaluar çdo masë. S'i ka lënë opsion tjetër veçse ta luftojë edhe më fortë."

Në përgjigje të kërkesës së aktores, avokati i Brad i ka kujtuar Jolie se kjo që po bën është në dëm të fëmijëve të tyre, pasi i vështirëson gjërat. 

"Individët që vuajnë më shumë nga e gjithë kjo janë fëmijët, të cilët vijojnë të jenë ende të paqartë si pasojë e këtyre çështjeve gjyqsore."- shton burimi sipas Us Weekly.

Nuk dihet se si do të shkojë divorci i stërzgjatur Jolie-Pitt, por gjasat që gjërat mes tyre të shkojnë keq, janë të mëdha.



REELS

JLo i bashkohet trendit 😍

😔

Ëndrra ime është që të bëhem avokate 👩‍⚖️

Evapify është më shumë se një brand është simbol i energjisë rinore. Një stil jetese që përfaqëson lirinë, kreativitetin dhe vetëbesimin. Çdo moment me @evapify.albania është një përvojë që lidhet me ritmin e brezit të ri.

Do i blinit ma do mendja 😼

POV: Ka ndodhur një super dramë në punë dhe ti ishe i vetmi që dëgjove gjithë sherrin

Retinol Booster Serum – Jeclaire Rezultatet e fuqishme të retinolit, pa skuqje, pa tharje, pa irritim. 3 retinoide bimore + 0.3% Vit A për lëkurë më të lëmuar, më të ndritshme, më të fortë. Me acid hialuronik & vitamin complex – ushqen, rigjeneron, mbron. Përdor në darkë, SPF ditën. #Jeclaire #RetinolBooster #skinconfidence

😍😍😍😍😍

Si unë në maturë 😩

Kur një burrë do shumë fëmijë duket sikur do që edhe gruas “t’ia lidh këmbët”