Metropolitan

Reperi gjuan me armë Megan Thee Stallion: 'Jam e traumatizuar'

Reperi gjuan me armë Megan Thee Stallion: 'Jam e traumatizuar'

Së fundmi, Megan Thee Stallion u përfol se kishte prerë aksidentalisht këmbën me xham gjatë një feste në Los Angeles, por më vonë u tha se në fakt ishte qëlluar me armë nga reperi kanadez Tory Lanez.

Reperi gjuan me armë Megan Thee Stallion: 'Jam e traumatizuar'

Fillimisht Page Six raportoi se ylli i “Savage” u gjuajt me armë pas një mosmarrëveshjeje brenda në makinën e Lanez. "Tory e gjuajti me armë nga brenda automjetit teksa Megan ishte jashtë duke u përpjekur të largohej," tha burimi. “Ka video dhe policia po heton. Ky është një rast sesi një burrë dëmton dhe abuzon fizikisht me një grua.”

Megan reagoi në Twitter duke thënë se “ka pësuar plagë nga një armë zjarri si rezultat i një krimi të kryer kundër saj me qëllim që ta dëmtonte fizikisht”. Reperja iu nënshtrua një operacioni për të hequr plumbat.

Sipas TMZ, dëshmitarët nuk po bashkëpunojmë me departamentin e policisë në Los Angeles, por thuhet se ka një video të konfliktit të filmuar me celular, por që policia nuk e nxjerr “për të mbrojtur integritetin e çështjes”. 

Reperi Tory Lanez u arrestua dhe u mbajt në paraburgim, por më vonë u lirua duke qenë se pagoi $35,000. Ai do të paraqitet në gjykatë më 13 tetor.

Në Twitter, producenti i Megan Thee Stallion shkroi: “@torylanez i ke ditët e numëruara”. Deri tani, është ende e paqartë se çfarë ndodhi vërtet gjatë festës. Departamenti i policisë ka hapur një hetim për sulm me armë ndaj reperit, ndërkohë që Megan u shpreh në Twitter se “është e lënduar dhe e traumatizuar”.

Burimi: Vulture

REELS

. . Video Credits: @bhavithamandava

Lëkura jote meriton kujdes që shkon përtej sipërfaqes. ✨ Mezoterapia për sytë, fytyrën dhe qafën në @estetikinternationalalbania ju rikthen freskinë, ndriçimin dhe shëndetin e lëkurës në mënyrë natyrale. Bukuria nuk ka nevojë për ekzagjerim, vetëm për kujdesin e duhur. ℹ️Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Ndonjëherë nuk ka nevojë të ndryshosh asgjë tek vetja - vetëm sytë që të shohin!

Ledian Agallijaj duket se u përpoq t’i shuajë aludimet për një ndarje mes tij dhe Elhaidës. Në një story për Instagram, balerini postoi një video të Elhaidës duke perfomuar dje mbrëmë në skenën e Festivalit të Këngës, shoqëruar me etiketimin e Elhaidës dhe një emoji diamanti.  Elhaida vazhdon të mos e ndjekë Ledianin në Instagram. Përsërisim se mund të jetë thjesht një incident. E ftuar në “The Dalina Show”, Elhaida rrëfeu më shumë për historinë e dashurisë me Ledianin, e cila nisi 3 vite më parë gjatë “Dancing With the Stars”, duke pranuar se lidhja e tyre kishte kaluar vështirësitë e veta.  “Sa herë e shoh, ndonjëherë bëhem egoiste, duke menduar ‘unë bëj skenat, bëj këtë, bëj atë, ti çfarë bën?’ dhe kemi zëniet tona si çdo çift... po sa herë e shoh, ai hyn në të njëjtën dhomë që jam unë dhe i ndrijnë sytë akoma pas tre vitesh, më bën të kuptoj që është shumë e thjeshtë, është më e thjeshtë se ç’mendojmë,” tregoi sinqerisht Elhaida duke u përlotur. Për më shumë detaje, linku në Stories. Video Credits: @andiivrapi

Lot @meritonrama_

Si ju dukën Arilena dhe Salsano si prezantues të “Festivalit të Këngës”?

Creative Sara Kapo në natën e parë te Fest 64

Dhjetori është muaji ideal për t’u kujdesur për veten dhe për të përfituar. ✨ Në @31cosmetics.al , të presin këto oferta speciale: 👩‍🦰 HAIRCARE: 10–20% ulje për të gjitha produktet për kujdesin e flokëve! 💄 Make-Up: 20–25% ulje në të gjitha produktet e make-up-it! 🌸 Parfume: 20–30% ulje në aromat e preferuara! 🔥 Sete Skincare & Parfume: 20–40% ulje në kujdesin për lëkurën tuaj dhe setet me aromat më të veçanta!

✨Eleganca nuk ka nevojë të bërtasë. Palltoja “Elite” e @yosoy_class është krijuar për ju që vlerësoni stilin minimalist dhe cilësinë e vërtetë. Me 60% lesh në përbërje, ajo ofron ngrohtësi, stil dhe një ndjesi luksi që ndihet natyrshëm që në veshjen e parë. Bonus: një çmim i menduar për të qenë i përballueshëm. 🌸

@millennium.garden Christmas Market: hapësira perfekte për të kaluar kohë me miqtë, për t’u ndalur pas pune apo thjesht për të shijuar dhjetorin ashtu siç duhet. Pije të ngrohta për ditët e ftohta, street food për çdo shije, shtëpiza e ëmbëlsirave për pak ëmbëlsi dhe DJ gjatë fundjavave për ta mbajtur energjinë gjallë. 🎄🎶