Relationships

Ç’mund të kuptoni nga gjërat që ai bën në takimin e parë

Është thënë historikisht: Meshkujt nuk kuptojnë dot as veten. Bëjmë shaka, sigurisht. Për vajzat, djemtë shihen si shumë më të zbërthyeshëm se ç’janë vajzat për ta. Megjithatë, ka disa gjëra që na ngatërrojnë. Disa sjellje që s’i kuptojmë. ‘A i pëlqej?’ ‘Përse më tha se i kam sytë të bukur?’ ‘Mos e ka seriozisht?’ Ne do të përpiqemi t’i kuptojmë veprimet që ai bën gjatë takimit të parë, sepse takimi i parë i thotë të gjitha!

Nëse në fund ju përqafon me përzemërsi në fund të takimit

Ndihet i tërhequr, dhe ia ka kaluar mjaft mirë. Mos donit më shumë? Më mirë kështu, do të thotë se ju respekton dhe po i jep të gjitha gjërave kohën e vet.

Nëse vjen t’ju marrë, në vend që t’ju presë tek vendtakimi

Është diçka shumë pozitive, dhe tregon se kërkon të bëjë më shumë sesa thjesht t’ju presë…për gjithë kohën që do të jeni bashkë.

Por nëse ju pret në kafenenë ku e keni lënë të takoheni…

…nuk do të thotë domosdoshmërisht se përton apo se është dembel. Ka shumë mundësi që ende të mos ndihet në aq ‘konfidenca’ me ju sa të vijë t’ju marrë. Nëse vazhdon të sillet kështu edhe pasi të keni krijuar njëfarë afrimiteti, gjykojeni me kujdes.

Nëse herë pas here kontrollon telefonin

Ose është shumë i zënë ndërkohë me komunikim lidhur me një punë, ose ndihet në siklet. Por zakonisht, nuk është një shenjë e mirë. Nëse ju pëlqen dhe e shijo qëndrimin me ju, i lë të gjitha mënjanë për sa kohë jeni bashkë.

Nëse ju flet shumicën e kohës për punën

Tregon se ka një marrëdhënie shumë të ngrohtë dashurie me punën e tij! Kini kujdes, mund të liheni mënjanë shpesh për shkak të punës. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ta sjellë si bisedë për të krijuar afrimitet, nëse nuk gjen mënyrë tjetër për të komunikuar me ju.

Nëse ju bën 100 pyetje por flet pak për veten

Është i qetë, i dëgjueshëm dhe me shumë gjasë, i intereson të dëgjojë mbi ju!

Nëse flet vetë, dhe ju lejon të flisni shumë pak

Së pari, është llafazan. Së dyti, është tepër i përqëndruar tek vetja. Më mirë të jetë takimi i parë dhe i fundit.

Burimi: Cosmopolitan

REELS

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes