
Ajo është pa dyshim një ndër femrat më seksi në botë, por së fundmi pamja e Pamela Anerson duket se është eklipsuar paksa. Kjo për shkak të të dashurit të saj 33-vjeçar, të cilin do ta kishim njohur edhe më parë po të kishim qenë pak më të interesuara rreth futbollit.

Ky këtu është Adil Rami, një futbollist 33-vjeçar që në këtë Kampionat Botëror luan si mbrojtës për Kombëtaren e Francës.

I bëmë detyrat dhe me këtë rast u informuam paksa rreth futbollit, por arsyen besojmë se e kuptoni fare mirë.
A nuk ju duket një arsye pamja e këtij djali?

Adil dhe Pamela janë të lidhur prej më shumë se një viti dhe marrëdhënia e tyre është aq publike sa nuk ka ku të shkojë më.
Vetë 51-veçarja ka marrë ditën e djeshme pak kohë nga jeta e saj për të brohoritur për të dashurin në fushën e blertë.


E kush nuk do të bënte të njejtën gjë po të ishte në vendin e Pamelës…