Health

Nëse një vajzë/grua s'ka shoqe të ngushta, zhvillon këto 11 zakone jo të mira (që mezi vihen re)

Nëse një vajzë/grua s'ka shoqe të ngushta, zhvillon
Foto: anticipacija/ Pinterest

Jo çdo grua që duket e fortë, e pavarur dhe “në punën e vet” është vërtet mirë. Shumë prej tyre thjesht nuk kanë një rreth të ngushtë shoqesh ku të ndihen të sigurta, të dëgjuara dhe të kuptuara. Dhe kur mungon kjo lidhje e sinqertë femërore, reflektohet në disa sjellje shumë specifike.

Ja cilat janë më të zakonshmet:

1. Poston shumë nga jeta e saj në rrjete sociale

Kur mungon një shoqe për t’i treguar çfarë ndodhi sot, rrjetet sociale bëhen “ditari publik”.
Story-t personale, postime emocionale, nënkuptime… gjithçka që do t’ia thoshte një shoqeje, e ndan online. Problemi? Kjo lidhje virtuale shpesh e thellon vetminë.

2. Është “people pleaser” kronike

Ruan gjithmonë paqen me këdo. Nuk kundërshton. Nuk thotë “jo” dhe e gjitha sepse ka frikë se çdo përplasje e vogël do ta lërë sërish vetëm. Por kur nuk shpreh veten, lidhjet mbeten sipërfaqësore.

3. Hapet shumë me të huajt

Mjafton dikush ta dëgjojë pak dhe ajo rrëfen gjithçka. Kur nuk ke një person të sigurt ku të shkarkosh emocionet, shpesh i zbraz te njerëz që as nuk e meritojnë atë besim.

4. Lidhet tepër me marrëdhëniet/kolegët në punë

Kolegët bëhen “shoqëria”. Drekat, ankesat për shefin, projektet, gjithçka kthehet në burim lidhjeje. Por kur puna është e vetmja hapësirë sociale, kufijtë fillojnë të prishen dhe jeta personale zhduket.

5. Jeton në nostalgji

Rikujton vazhdimisht shoqet e vjetra, kohët e shkollës, periudha kur ndihej më e lidhur me dikë.
Problemi është se nostalgjia e vazhdueshme e mban të bllokuar në “atëherë”, në vend që të krijojë lidhje të reja tani.

6. Ka vështirësi të shprehë emocionet

Mëson të përballojë gjithçka vetë.Nuk ankohet, nuk kërkon ndihmë, nuk flet për dhimbjen. Me  kalimin e kohës, kjo e bën të duket e fortë, por në të vërtetë e izolon edhe më shumë.

7. Ka nevojë të kontrollojë gjithçka

Orari, planet, bisedat. Kontrolli bëhet mënyrë për të shmangur zhgënjimin. Nëse gjithçka është nën kontroll, askush nuk mund ta lëndojë.

8. Është tepër konkurruese

E krahason veten vazhdimisht. Kush duket më mirë? Kush ka më shumë vëmendje? Kush ka marrëdhënie më të mira? Kur shoqëria shihet si garë, është e vështirë të krijosh lidhje të sinqerta.

9. Është shumë kritike

Asnjë shoqe nuk është “mjaftueshëm e mirë” ose zhgënjehet shpejt dhe i ndërpret marrëdhëniet pa u përpjekur t’i rregullojë. Perfeksionizmi në miqësi shpesh të çon në vetmi.

10. Është tepër e pavarur

“Nuk kam nevojë për askënd,” është mendimi i tyre tipik. Refuzon ndihmë, bën gjithçka vetë, mbushet me angazhime. Pavarësia është forcë, por kur bëhet mburojë, kthehet në izolim.

11. E tepron me analizimin e çdo situate

Një bisedë e shkurtër? Mendon se tha diçka gabim. Një përgjigje neutrale? Mendon se mos nuk do e pëlqejnë të tjerët. Kjo analizë e vazhdueshme e lodh dhe, pa e kuptuar, e shtyn të tërhiqet edhe më shumë.

REELS

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson