
Ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar, Fitim Makashi, babai i kantautorit Redon Makashi. Ai ishte 82 vjeç dhe u nda nga jeta pas një lufte me sëmundjen e demencës.
Fitim Makashi lindi më 10 prill 1944 në Gjirokastër. Ai studioi aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, nga ku u diplomua në vitin 1967, dhe u angazhua për vite të tëra si aktor dhe pedagog.

Pas diplomimit, ai punoi si pedagog në të njëjtin institut dhe u angazhua në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar), ku u emërua zyrtarisht aktor në vitin 1978 dhe interpretoi për rreth 12 vjet në role dramatike e komike.

Përveç karrierës teatrale, Makashi dha kontribute edhe në kinematografi, duke debutuar në film që në vitin 1967 dhe duke u shfaqur në disa filma të njohur shqiptarë, si “Prita” (1968), “Njësiti gueril” (1969), “Ndërgjegjja” (1972), “Rrugicat që kërkonin diell” (1975), “Vdekja e kalit” dhe të tjerë.

Vetëm pak ditë më parë, në emisionin "Rudina" në RTV Klan ishte i ftuar Redon Makashi, i biri i aktorit, i cili zbuloi se ishte prej 8 muajsh vuante prej demencës.