
Sezoni i festave po vjen dhe ja ç’thonë yjet këtë javë për ju. Meqë Mërkuri nuk është më në prapavijë, gjërat do të fillojnë të ecin ngadalë, por sigurisht, të marrin vrull. Edhe pse ritmi i plotë në marrëdhënie, komunikim dhe jetë të përditshme nuk kthehet para datës 16 dhjetor, mund të presim shumë më pak pengesa në vijim.
Fokusi i kësaj jave: Hëna e Ftohtë në Binjakë. Ajo kulmon më 4 dhjetor, por energjinë e saj do ta ndiejmë gjatë gjithë javës dhe fundjavës. Prisni shumë shoqëri, ide që shpërthejnë, biseda të gjalla dhe një nevojë të fortë për të ndarë mendime.
Kjo hënë e plotë sjell emocione të përziera, veçanërisht tek dëshirat dhe pasionet. Por, nëse kërkojmë komunikim të qartë, të butë dhe empatik, kjo javë mund të shkojë shkëlqyeshëm.
Dashi
Këtë javë do të jeni në lëvizje të vazhdueshme. Udhëtime të shkurtra, kthime në shtëpi, plane për takime apo projekte të reja në komunikim (shkrim, media, reklamim). Mund të nisni ose publikoni diçka të rëndësishme. Ndajeni idenë tuaj me botën sepse jeni në momentin e duhur.
Demi
Paratë janë në qendër të vëmendjes. Mund të merrni një rritje page, një klient të rëndësishëm apo një ofertë të re pune. Por nëse një burim të ardhurash mbyllet, ose dalin shpenzime të papritura, mos u shqetësoni sepse është koha ideale për të rishikuar buxhetin dhe për të planifikuar vitin që vjen.
Binjakët
Kjo është njjë nga javët më të rëndësishme të vitit për ju. Jeni në qendër të skenës dhe një situatë personale, projekt madhor ose objektiv jetësor po arrin kulmin. Emocionet janë të forta - mund të festoni fitore ose të përballeni me një përfundim të vështirë. Mbështetuni tek njerëzit që ju duan.
Gaforrja
Kjo javë vjen më e qetë për ju. Jeni më nostalgjikë dhe emocionalë. Keni nevojë të pushoni, të karikoheni dhe të kujdeseni. Një trajtim spa ose pushim i shkurtër do t’ju bëjë mrekulli. Mos e teproni me angazhime.
Luani
Jetë sociale me shumicë! Evente, festa, netëorking - ju pret një javë plot shkëlqim. Shijoni vëmendjen, dilni, njihuni me njerëz. Nga ana tjetër, një mik mund të ketë nevojë për ju, ose marrëdhënia juaj me dikë nga rrethi shoqëror mund të thellohet.
Virgjëresha
Karriera është fokusi juaj. Mund të merrni një lajm të madh, një ofertë, një promovim, ose të përfitoni publicitet pozitiv. Nëse jeni në rrugë të gabuar, universi mund t’ju tregojë se është koha për ndryshim. Çfarëdo që të ndodhë, është për të mirën tuaj afatgjatë.
Peshorja
Po kërkoni aventura të reja - fizike ose shpirtërore. Udhëtime, eksperienca të reja kulturore, kurse, muze, filma të huaj - çdo gjë që ju zgjeron horizontin është e favorshme këtë javë. Edhe planifikimi i një udhëtimi është energji e mirë për ju.
Akrepi
Financa të mëdha dhe dokumente të rëndësishme janë në plan të parë. Mund të merrni një bonus, një trashëgimi, një përfitim, ose mund të përballeni me çështje që lidhen me investime, kredi apo detyrime. Menaxhojini me kujdes - energjia është intensive, por produktive.
Shigjetari
Marrëdhëniet janë në moment kritik. Mund të bashkoheni më shumë - të bashkëjetoni, të merrni një vendim madhor, të fejoheni, ose të shkoni drejt ndarjes nëse gjërat nuk funksionojnë. E njëjta energji vlen edhe për partneritetet profesionale. Po vendoset një gur i rëndësishëm.
Bricjapi
Jeni me listë detyrash pa fund dhe po funksiononi me efikasitet maksimal. Projekte të reja, detyra të shumta, ritëm pune intensiv. Mund të ketë një ndryshim në punë, tek kolegët apo tek përgjegjësitë tuaja. Gjithashtu, mund të përqendroheni tek shëndeti dhe rutina fizike.
Ujori
Kjo javë ju sjell kënaqësi, kreativitet dhe romancë. Mund të përjetoni një moment të fortë dashurie, të takoni një shpirt binjak ose të lulëzoni në projekte artistike. Çështjet e fëmijëve gjithashtu mund të jenë në fokus. Nëse keni konfuzion, ruani qetësinë dhe logjikën.
Peshqit
Emocionet janë të thella këtë javë, sidomos në raport me familjen, prindërit ose kujtimet e së kaluarës. Mund të ketë lëvizje në shtëpi - ndryshim, zhvendosje, rregullim apo rikonstruksion. Intuita juaj është udhërrëfyesi më i mirë, ndaj dëgjojeni.