Health

Europa është sërish në qendër të pandemisë Covid, thotë OBSH

Europa është sërish në qendër të pandemisë

Shpërndarja e pabarabartë i vaksinave dhe zbutja e masave parandaluese e kanë çuar Europën në një "pikë kritike" të pandemisë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, ku rastet e infektimeve janë afër rekordeve dhe 500,000 vdekje të tjera janë parashikuar deri në shkurt.

Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Europën, tha se të 53 vendet në rajon po përballen me “një kërcënim të vërtetë të Covid-19 ose janë tashmë duke e luftuar atë” dhe u kërkoi qeverive të rivendosnin ose të vazhdonin me masat për të mbrojtur shëndetin publik.

"Ne jemi, edhe një herë, në epiqendër," tha ai. “Me një ‘ringjallje’ të përhapur të virusit, po i kërkoj çdo autoriteti shëndetësor që të rishqyrtojë me kujdes lehtësimin ose heqjen e masave në këtë moment.”

"Vaksinat po bëjnë atë që u premtua: parandalimin e simptomave të rënda të sëmundjes dhe veçanërisht vdekshmërisë...Por ato janë pasuria jonë më e fuqishme vetëm nëse përdoren së bashku me masat shëndetësore publike dhe sociale.”

Catherine Smallëood, drejtoresha e urgjencës së OBSH-së në Europë, tha se vendet që kishin hequr kryesisht masat parandaluese kishin përjetuar një rritje të infeksioneve.

Kluge tha se ndryshimi më alarmant është rritja e shpejtë e infeksioneve dhe vdekjeve në grupet e popullsisë më të vjetër.

“Nëse qëndrojmë në këtë trajektore, mund të shohim gjysmë milioni vdekje të tjera nga Covid-19 në Europë dhe Azinë Qendrore deri në 1 shkurt të vitit të ardhshëm, dhe 43 vende në rajonin tonë do të përballen me vështirësi ekstreme për shtretërit e spitaleve,” ai tha.

Autoritetet duhet të përshpejtojnë shpërndarjen e vaksinave, duke përfshirë vaksinat përforcuese për grupet në rrezik.

REELS

Kush është Kendall në lidhjen tuaj?

Ky është i vetmi reagim i saktë. Tag shoqes që nuk i ndahet toksikut që të zërë mend.

Si ju duken?

Thjesht një test 😼

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!

@sunride.al bën 2 vjeç dhe në këtë ditëlindje vjen me shumë oferta dhe argëtim pa fund.

Një brand shumë ndryshe vjen për herë të parë në Shqipëri! @skin.care.albania

Prindërit më kanë krahasur gjithmonë me kushërirat, ndaj s’ndihem kurrë sikur bëj mjaftueshëm.

Si do reagonit po të merrnit një propozim të tillë? 🤨