
E ftuar në "Shqipëria Live" në Top Channel, kuptuam se Egla Cenos i janë bërë një sërë ngjarjesh publike, kryesisht përplasje virtuale, të cilat "lypin" një reagim prej saj. Të tilla si: thumbat ndaj Ema Andreas, gjyqi me Saimir Kodrën, deklarata e fundit që bëri për teatrin "Skampa" dhe komentet ofenduese të Zhakut (Inida Gjatës) dhe Zhaklin Lekatarit në "Mirëmbrëma Yje".
E pyetur nga moderatorja për të zbuluar motivin e atyre komenteve të rënda, si "idiote komplet", "oportuniste e homofobe" spo dhe "s'e njoh fare", Egla Ceno sqaroi se, në fakt, as që i njeh personazhet:
"I njoh siç i njohim të gjithë, nga ekrani. Asnjë nuk njoh personalisht. Çfarë kam unë për të komentuar këtu, më thuaj?"
E pyetur më tej se çfarë mendoi ku i dëgjoi fjalët, Egla u përgjigj:
"Po, noshta u bën punë të reagojnë ashtu mbi emrin tim, thashë në rregull, le ta bëjnë, s'ka problem, nuk kam asnjë koment. Sinqerisht, nuk kam asnjë lloj komenti," përgjigje këto tejet të zbutura krahasimisht me reagimin e parë ndaj komenteve të shëmtuara.
Egla, e pyetur nga Kostjan Gjerazi, moderator në Uëtëfë Show, bëri një reagim ekskluziv për situatën duke shkruar:
"Fatkeqësisht, disa gra e kanë si sport të shajnë një grua tjetër, sidomos kur nuk kanë material për t'u marrë me veten. Nuk mund të shprehem për to, sepse nuk i njoh, përveçse nga ekrani. Po aq më njohin edhe ato mua. Edhe sikur t'i njihja nga afër, nuk do ia lejoja vetes t'i shaja "gratis".

Egla vijoi duke thënë se pasi fitoi, u largua prej kohësh nga skena, por jo gratë që e kanë përmendur, duke theksuar se ndjen keqardhje për to. Sa u përket të qeshurave të Arbanës, aktorja u shpreh me ironi se shpreson të kenë qenë “nga sikleti”, sepse “kur nuk prodhon dot seriozitet, nuk të ngelet gjë tjetër veçse të zgërdhihesh”.