Mama

Edhe prindërit e mirë mund t'i bëjnë fëmijët të ndihen të padëshiruar: 10 gabime të zakonshme

Edhe prindërit e mirë mund t'i bëjnë fëmijët
Foto: fizkes | Shutterstock

Edhe prindërit me qëllimet më të mira mund t'i bëjnë fëmijët të ndihen të padëshiruar. Shpesh nuk bëhet fjalë për gabime të mëdha, por për sjellje të vogla dhe të pavetëdijshme që, me kalimin e kohës, mund të ndikojnë në mënyrën se si fëmijët e shohin veten.

Ndjenja e vetëvlerësimit te fëmijët ndërtohet kryesisht nga mënyra si i trajtojnë prindërit. Kur rriten me kujdes, respekt dhe dashuri, ata fitojnë besim te vetja. Por disa sjellje të zakonshme mund ta zbehin këtë ndjesi.

Ja cilat janë ato:

1. Kur ua minimizojnë shqetësimet

Prindërit mund të mendojnë se po i qetësojnë fëmijët duke u thënë se problemet e tyre nuk janë aq të rëndësishme. Në realitet, kjo mund t'i bëjë ata të ndihen sikur ndjenjat e tyre nuk kanë vlerë.

Ekspertët theksojnë se ankthi i fëmijëve nuk duhet as të shpërfillet dhe as të ushqehet pa kufi. Prindërit duhet t'i dëgjojnë, t'i ndihmojnë të gjejnë zgjidhje dhe t'i inkurajojnë të përballen me frikërat e tyre.

 2. Kur u bërtasin për gabimet

Ka raste kur ngritja e zërit është e nevojshme, për shembull për t'i mbrojtur nga një rrezik i menjëhershëm. Por në situata të zakonshme, bërtitja nuk i ndihmon të mësojnë.

Përkundrazi, fëmijët mund të ndihen të refuzuar dhe të pasigurt. Ata kanë nevojë për një ambient ku gabimet shihen si mundësi për të mësuar, jo si arsye për t'u ndëshkuar.

 3. Kur janë vazhdimisht të përqendruar te telefoni

Asnjë prind nuk mund të jetë i pranishëm gjatë gjithë kohës, por kur telefoni merr gjithë vëmendjen, fëmijët mund të ndihen të parëndësishëm.

Edhe nëse bisedat e tyre duken të parëndësishme për një të rritur, fakti që prindi dëgjon me interes i bën ata të ndihen të vlerësuar.

 4. Kur punojnë pa pushim

Shumica e prindërve punojnë për t'u siguruar fëmijëve një jetë më të mirë. Megjithatë, kur puna zë gjithë kohën, fëmijët mund ta interpretojnë mungesën si mungesë interesi.

Puna nga shtëpia e ka bërë këtë kufi edhe më të paqartë, sidomos për fëmijët e vegjël, të cilët nuk e kuptojnë pse prindi është fizikisht pranë, por emocionalisht jo.

 5. Kur nuk kërkojnë falje

Shumë prindër mendojnë se pranimi i gabimeve mund t'u ulë autoritetin. Në fakt, ndodh e kundërta.

Kur një prind kërkon falje sinqerisht, ai i mëson fëmijës se të gjithë gabojnë dhe se marrëdhëniet forcohen kur pranojmë përgjegjësinë për veprimet tona.

 6. Kur bëjnë vetëm pyetje sipërfaqësore

"Si kalove në shkollë?" është një pyetje e zakonshme, por shpesh merr përgjigjen: "Mirë."

Fëmijët kanë më shumë gjasa të hapen kur pyetjet janë më personale, si: "Cila ishte pjesa më e bukur e ditës tënde?" ose "Çfarë të bëri të qeshje sot?"

 7. Kur shpërfillin ëndrrat e tyre

Prindërit nuk janë të detyruar të bien dakord me çdo dëshirë të fëmijës, por është e rëndësishme ta dëgjojnë dhe ta marrin seriozisht.

Mbështetja nuk do të thotë të lejosh gjithçka, por të tregosh se beson tek ai dhe ta ndihmosh të gjejë një rrugë për të ndjekur pasionet e tij.

 8. Kur zemërohen shumë lehtë

Askush nuk është i qetë gjatë gjithë kohës, por nervozizmi i vazhdueshëm krijon tension në familje.

Prindërit janë modeli kryesor për mënyrën si fëmijët mësojnë të menaxhojnë emocionet. Sa më shumë qetësi të tregojnë, aq më shumë u mësojnë edhe fëmijëve ta bëjnë të njëjtën gjë.

 9. Kur nuk i vlerësojnë arritjet

Jo çdo sukses ka nevojë për një medalje, por fëmijët kanë nevojë të dëgjojnë se prindërit janë krenarë për përpjekjet e tyre.

Nëse vëmendja shkon vetëm te gabimet dhe jo tek arritjet, ata mund të fillojnë të ndihen të pavlerësuar ose të kërkojnë vëmendje përmes sjelljeve problematike.

 10. Kur shmangin bisedat e vështira

Temat e sikletshme shpesh janë edhe më të rëndësishmet.

Kur prindërit i shmangin vazhdimisht, fëmijët mësojnë se emocionet e vështira duhen fshehur. Në të kundërt, bisedat e sinqerta i ndihmojnë të kuptojnë dhe të shprehin më mirë ndjenjat e tyre, si edhe ndërtojnë një marrëdhënie më të fortë me prindërit.

REELS

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee