Metropolitan

E dini që iPhone-ët kanë një opsion që të qetësoheni ose të flini më shpejt?

E dini që iPhone-ët kanë një opsion që të

Me siguri e dini që shumë njerëz blejnë pajisje që variojnë nga 2,000 – 10,000 lekë për ato që njihen si “zhurma të bardha” – pa e ditur ndoshta se mund të përdorin edhe telefonin e tyre.

iPhone-ët që funksionojnë me iOS 15 ose më të ri ofrojnë një opsion që ju jep mundësi të dëgjoni “zhurma të bardha” – tinguj të vazhdueshëm, konstantë dhe të pandërprerë.

Truri ynë i kushton vëmendje ndryshimit të tingullit, por një tingull konstant mund të na ndihmojë të qetësohemi ose të flemë gjumë më shpejt.

Për tingujt e iPhone-it shkoni te Settings > Accessibility > Audio/Visual > Background Sounds.

Pas kësaj, aktivizoni Backgroung Sounds. Ju mund të zgjidhni nga një sërë tingujsh: shi, përrua, oqean etj. dhe gjithashtu mund të rregulloni volumin e zërit.

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

You know iPhones have an option to wind down or sleep faster?

E dini që iPhone-ët kanë një opsion që të

You probably know that many people buy devices ranging from 2,000 - 10,000 Lek for what are known as "white noise" - perhaps not knowing that they can also use their phone.

iPhones running iOS 15 or later offer an option that lets you listen to “white noise” — continuous, constant, uninterrupted sounds.

Our brains pay attention to changing sound, but a constant sound can help us calm down or fall asleep faster.

For iPhone sounds go to Settings > Accessibility > Audio/Visual > Background Sounds.

After that, enable Background Sounds. You can choose from a variety of sounds: rain, stream, ocean, etc. You can also adjust the sound volume.