Fashion & Beauty

Do ta dashuroni këtë stiliste për atë që ka bërë për fëmijët shqiptarë!

Do ta dashuroni këtë stiliste për atë që ka

“Ne jemi njëkohësisht të bukur dhe të shëmtuar, të ëmbël dhe të hidhur, të lumtur dhe të trishtuar, të fortë, por edhe delikatë. Nuk mund të përkufizohemi më, ne jemi ajo çfarë kemi jetuar. Jemi të përbërë nga të gjitha vështirësitë dhe çastet e lumtura që kemi kaluar në jetë. Këtë mesazh dua që të japë dhe marka ime. Dua që ajo të reflektojë të përditshmen, me vështirësitë dhe momentet e bukura të saj. Është një markë klasike, por me një detaj që e bën ndryshe nga të tjerat. Tek logoja kam shtuar edhe Dyseldorfin. Kjo sepse Gjermania ka patur një ndikim të madh tek puna ime. Ne, si vend, kemi një element original, që dallon mbi të tjerët.”

Ngjyra, forma dhe një frymëzim që vjen nga një botë ndryshe. Kjo është inciativa e Inesit, stilistes së re që duket se është e prerë për këtë projekt jo fort të zakontë. Bëhet fjalë për një bashkëpunim midis saj dhe fotografit Endrit Mertiti, i cili synon të dhurojë të gjitha të ardhurat e koleksionit të Inesit për fondacionin Down Syndrome Albania. Një projekt që shkon përtej dëshirës për të kontribuar dhe një njeri në krye të saj që na bën të kuptojmë se kornizat vërtet nuk janë për njerëzit.

E frymëzuar nga gjyshja dhe me lirinë e plotë që prindërit mund t’i japin fëmijës të tyre, Ines Castro e kuptoi qysh në moshë të vogël se moda ishte fusha e saj. Ajo u rrit me dëshirën për t’i bërë gratë dhe vajzat të ndihen të sigurta, njëkohësisht magjike.

Nëse keni ndjekur profilin e fotografit Endrit Mertiri këto ditë në Instagram, me siguri i keni marrë këto energji. Modelet më të famshme të kopertinave shqiptare shfaqen në to, të veshura me fustane që bien menjëherë në sy. Modele të guximshme, kombinime mikluese të klasikes dhe modernes, si dhe prerje tejet të guximshme për rrugët e Tiranës: këto janë të gjitha krijime të kësaj stilisteje të re, por që premton shumë. Por çfarë e lidh dhe e frymëzon një stiliste të re gjermane për të sjellë në Shqipëri të gjitha të ardhurat e krijimeve të saj?

Nuk është aspak një rastësi. Inesi ka një lidhje të fortë personale që vendosi ta rrëfente në këtë intervistë ekskluzive për Anabel.al.
Na bëri kuriozë fillimisht, sigurisht shkëndija e parë që e nxiti ta ndërmerrte këtë nismë. E pyetëm se si i lindi ideja dhe na tregoi se si gjithçka nisi në një fragment të vetëm:

Në fakt, ideja lindi në Shqipëri. Isha duke takuar babanë tim. Ai jeton dhe punon këtu, kështu që vizita e mia në Shqipëri janë të përvitshme. Kur po e prisja në zyrën e tij, pashë këto kartolinat e vogla të zbukuruara me vizatime fëmijësh. Më frymëzuan menjëherë dhe nisa të imagjinoja. Por, gjithçka mori kuptim kur më thanë se ishin realizuar nga fëmijët e fondacionit DSA.

Dhe në fjalët e Inesit ndihet pasioni dhe përkushtimi për këtë projekt:

“U preka vërtet. Ato ngjyra dhe linja u shndërruan papritur në historitë dhe ëndrrat e fëmijëve të vegjël. Duhej patjetër të bëja diçka për ta. E kisha të gjithë koleksionin në mendje, por duhej ta realizoja në Shqipëri, sepse i dedikohej pikërisht atyre: fëmijëve shqiptarë. Mendova çdo detaj dhe vendosa të kontaktojë Endritin. Doja më të mirët e fushës.”

Sado e pabesueshme tingëllon iniciativa e një stilisteje të re gjermane për t’i dhuruar të gjitha të ardhurat një organizate të huaj, përgjigjet e saj nuk lënë vend për dyshim. Ajo shpjegon se si ky projekt bamirësie po kontribuon në rritjen e saj jo vetëm si profesioniste, por edhe si njeri. Është duke e shijuar vërtet përvojën që e ka ushqyer pasionin e saj për të bukurën dhe e ka pasuruar më shumë.

“Edhe pse kam qenë gjithnjë një njeri i ndjeshëm, këta fëmijë më kanë mësuar që ëndrrat dhe ngjyra nuk kanë kufij. Është normale të jesh ndryshe nga të tjerët”, e mbyll bisedën stilistja, krijimet e të cilës janë shëmbëlltyrë e këtij mesazhi të fortë, që gjen kaq shumë vend në botën ku jetojmë.

Ergisa Bejkollari
Gazetare

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

E eliminuar nga gara, Shkurta Haxhiu, shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të BBVK, duke theksuar se nuk kishte pasur mundësi të mjaftueshme për të treguar historinë e saj personale. Ajo gjithashtu kritikoi opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i akuzuar për qasje të njëanshme dhe mungesë empatie. Shkurta ironizoi duke thënë se shpreson që “Big Brother VIP Albania” ta vlerësojë. Pas kësaj, moderatorja Jonida Vokshi i tha se duhet të ishte më mirënjohëse në jetë dhe e ftoi të largohej nga studio. Disa ndjekës bien dakord me Jonidën, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin që, sipas tyre, ajo e përzuri Shkurtën nga studio në mënyrë të pasjellshme.

3 produkte must nga @jeclaire.al , një linjë farmaceutike francezo-greke e sjella në Shqipëri nga @dr_ledi . Të treja produketet dhe shumë të tjera, i keni me 20% ulje këtë fundvit❗️

Përmes “Bëj ofertën tënde”, @viaanabel_al ju mundëson të përzgjidhni produktet që dëshironi dhe të propozoni vetë çmimin për to. Një proces i thjeshtë, transparent dhe i ndërtuar për klientë që e dinë qartë çfarë kërkojnë. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

❤️❤️❤️

Në një botë ku gjithçka ekspozohet, luksi i vërtetë është të mos kesh nevojë të shfaqesh. @echelonet u shërben individëve dhe bizneseve që kërkojnë zgjidhje të zgjuara, të sigurta dhe të personalizuara - pa vëmendje të panevojshme. Nga udhëtimet private dhe mikpritja luksoze, te pronat e përzgjedhura, zhvendosjet ndërkombëtare dhe menaxhimi i stilit të jetesës, çdo shërbim ndërtohet mbi një parim të vetëm: klienti mbetet i mbrojtur, i qetë dhe në kontroll. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Viena zgjohet me Krishtlindje të Bardha pas 28 vitesh

👰🏻‍♀️ Çdo fillim i bukur meriton një fustan po aq të bukur. Koleksioni i ri i nuseve @eleonor_couture_ 2026 është krijuar për momente të paharrueshme dhe për emocione që mbahen mend gjithë jetën. ✨ ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.