Fashion & Beauty

Dua Lipa e nisi: Ky trend bikinish i frymëzuar nga të brendshmet do të jetë kudo

Dua Lipa e nisi: Ky trend bikinish i frymëzuar nga të brendshmet do
Foto: @dualipa/ Insatgram

Nëse po mendoni të përditësoni gardërobën e plazhit, ka një trend që duket se do të dominojë këtë sezon: bikini me detaje dantelle. Dhe nëse ka një person që e ka vulosur këtë prirje, ajo është Dua Lipa.

Sezoni i bikineve ka nisur zyrtarisht dhe bashkë me të vijnë edhe trendet më të reja. Këtë verë ka alternativa për çdo stil, nga modelet sportive deri tek ato me zbukurime të guximshme. Megjithatë, duket se një model romantik po fiton terren mbi të gjithë të tjerët.

Gjatë pushimeve të saj në Itali, Dua Lipa u fotografua buzë detit teksa luante letra, e veshur me një bikini të verdhë të zbukuruar me dantellë rozë të ndezur. Një kombinim që tërhoqi menjëherë vëmendjen dhe konfirmoi se frymëzimi nga të brendshmet është tashmë pjesë e modës së plazhit.

Në fakt, dantella është rikthyer prej kohësh në qendër të vëmendjes. Verën e kaluar ajo u shfaq në pantallonat e shkurtra prej sateni, ndërsa këtë pranverë ishte e pranishme në fustane të lehta, funde midi, si edhe në komplete me kanotiere dhe pantallona. Tani radha u ka ardhur bikineve, duke treguar se ky trend nuk ka ndërmend të largohet.

Nëse po planifikoni pushime buzë detit dhe dëshironi një pamje romantike, elegante dhe shumë aktuale, bikini me dantellë është zgjedhja që ia vlen të merrni në konsideratë.

Modelet që ia vlen të keni parasysh:

REELS

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️