School & Career

Doni të punoni për kompanitë më të mëdha në Shqipëri? Ja çfarë ju këshillon CEO i Balfin.

Doni të punoni për kompanitë më të mëdha në

“Jo numra, por cilësi”. Ishte kjo kryefjala e Drejtoreshës Ekzekutive të Grupit BALFIN, Edlira Muka, gjatë një bashkëbisedimi që ajo pati me studentë, pedagogë dhe drejtues në Tirana Business University gjatë ditës së djeshme.
Drejtuesja e një prej korporatave më të mëdha në rajonin e Ballkanit, u shpreh se Grupi BALFIN e ka shtuar prezencën e tij në TBU, në mënyrë që të nxisë më tepër kërkimin shkencor, si dhe të mundësojë praktika pune për studentët në kompanitë e shumta të portofolit të gjerë të Grupit.

“Interesi jonë, është që të nxjerrim nga ky Universitet, ekselentë, pra të rrisim cilësinë dhe standardin, jo vetëm në mësimdhënie, por edhe në nivelin dhe formimin me të cilët studentët e mbyllin ciklin e tyre universitar dhe bëhen të gatshëm për tu punësuar si në kompanitë e Grupit BALFIN, ashtu edhe në mjaft biznese të tjera partnere me të cilat TBU ka marrëveshje”.

Doni të punoni për kompanitë më të mëdha në
CEO Grupit BALFIN, Edlira Muka

E pyetur nga studentët lidhur me përvojën që iu duhet atyre për të aksesuar tregun e punës, znj. Muka ra dakord, se për disa profile pune, nuk është e nevojshme domosdoshmërisht, një përvojë shumë e madhe pune dhe u pajtua me studentët, se disa kritere duhen rishikuar dhe përmirësuar në këtë drejtim, sidomos në njoftimet që bëjnë kompanitë në rrjetet sociale, kur shpallin vende të lira pune. “Do të diskutojmë me kompanitë tona dhe padyshim që do ta heqim kriterin e eksperiencës, si faktor pengues, në ato pozicione dhe profile pune, ku nuk është i domosdoshëm” – u shpreh ajo.

Po lidhur me temën e punësimit, që pati një interes të veçantë nga studentët, këta të fundit e pyetën drejtuesen e BALFIN Group, se si do të matet se sa studentë do të punësohen në fund të diplomimit të tyre. “Kjo është shumë e thjeshtë për ne. Duke qene se nevojat tona për studentë të shkëlqyer dhe me njohuri të praktike dhe të gatshëm për tregun e punës janë të mëdha, plani jonë parashikon që përpara por edhe pas diplomimit tuaj, 100% e studentëve të këtij Universiteti të jenë të punësuar. Kjo është e qartë dhe për vetë drejtuesit e Universitetit dhe kane mbështetjen tonë të plotë për këtë”.

E pyetur nga pedagogët, se si mund ta bëjnë më konkrete me shembuj praktikë punë e tyre, znj. Muka u shpreh: “Të gjitha mjediset e kompanive të Grupit BALFIN, janë laboratore të hapura për ju dhe studentët tuaj, filloni ta shihni kështu. Shembujt praktikë ju mund t’i prekni direkt aty ku biznesi bëhet dhe mos të mjaftoheni vetëm me ato që thuhet në teori”.

Doni të punoni për kompanitë më të mëdha në

Muka i inkurajoi gjithashtu studentet vajza, që të mos kenë frikë nga paragjykimet e të qenit vajza apo gra në një botë ku biznesi perceptohet më tepër si një çështje e meshkujve. “Unë vet nuk e kam ndeshur në praktikë këtë problem. Përkundrazi, bashkëpunimi me kolegët meshkuj ka qenë shumë dinamik dhe mbështetës, ndërkohë që gratë dhe vajzat në biznes ngjallin një besim dhe seriozitet, që në disa raste i bën ato që të jenë në kushtet e duhura për të konkurruar me mjete të njëjta”.

Ajo gjithashtu i garantoi studentët që të paktën në kompanitë e Grupit BALFIN, çdo gjë do të varet nga dëshira dhe aftësia e tyre dhe jo nga faktorë të tjerë që ndonjëherë mund ta bëjnë më të vështirë aksesin në tregun e punës dhe dha shembullin e saj personal, se si 18 vjet më parë e nisi punën në këtë Grup përmes një interviste pas njoftimit që kishte parë në një gazetë, për t’u ngjitur më pas gradualisht shkallë-shkallë në karrierë, deri kur mori detyrën më të lartë që mban edhe sot.

Doni të punoni për kompanitë më të mëdha në

Grupi BALFIN i është bashkuar Tirana Business University si aksioner në vitin 2014. Sivjet BALFIN është bërë aksioneri maxhoritar i këtij Universiteti, duke sjellë menjëherë një frymë të re, sa i takon mundësive konkrete për aftësim profesional dhe punësim. Ekspertët e shumtë Grupit janë në shërbim te studentëve, si për të ndarë përvojat e tyre, ashtu edhe për t’iu ofruar atyre bazat e nevojshme teorike.
Investimet e menjëhershme në stafe pedagogjike dhe infrastrukturë dhe mjete studimore, po e shndërrojnë me shpejtësi TBU, duke e çuar atë me ritme të larta drejt objektivit të shpallur dhe nga poresidneti i Grupit BALFIN, Samir Mane, për ta bërë Universitetin më të mirë në Shqipëri.

Doni të punoni për kompanitë më të mëdha në

REELS

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.