News

Donald Trump dhe plani për një Amerikë që “njeh vetëm dy gjini”

Donald Trump dhe plani për një Amerikë që “njeh

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka bërë një premtim të fortë për të adresuar çështjet LGBTQ, duke deklaruar në Phoenix, Arizona, se do të ndalojë “çmendurinë transgender” që në ditën e parë të presidencës së tij. Gjatë një fjalimi për konservatorët e rinj, Trump theksoi se do të firmosë urdhra ekzekutivë për të ndaluar “deformimin seksual të fëmijëve,” për të larguar çështjet transgjinore nga ushtria dhe sistemet arsimore amerikane.

“Unë do të nënshkruaj urdhra ekzekutivë për të ndaluar derformimin seksual të fëmijëve, për të larguar çështjet transgjinore nga ushtria, shkollat fillore, të mesme dhe gjimnazet,” tha Trump. Ai shtoi gjithashtu se do të “mbajë burrat larg sporteve të grave,” duke theksuar se do të jetë politika zyrtare e qeverisë amerikane që ekzistojnë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër.

Trump përdori skenën e konferencës “AmericaFest,” të mbajtur në një shtet kufitar që e fitoi me lehtësi në zgjedhjet e nëntorit, për të bërë një premtim tjetër: masa të menjëhershme kundër “krimeve të migrantëve”.

Çështjet transgjinore dhe debati politik

Deklaratat e Trump pasqyrojnë një përshkallëzim të tensioneve mbi të drejtat LGBTQ në Shtetet e Bashkuara, ndërsa shtetet e kontrolluara nga Demokratët dhe Republikanët kanë ndjekur politika të kundërta lidhur me trajtimin mjekësor dhe librat që trajtojnë këtë tematikë.

Në një zhvillim të fundit, Kongresi amerikan miratoi buxhetin vjetor të mbrojtjes duke përfshirë një dispozitë për të bllokuar financimin e kujdesit shëndetësor për fëmijët transgjinor të anëtarëve të shërbimit ushtarak.

“Epoka e artë” (sipas Trump-it)

Trump përdori fjalimin e tij si një moment triumfi, duke bërë premtime të mëdha për mandatin e tij të dytë dhe duke kritikuar ashpër katër vitet e administratës Biden-Harris. “Më 20 janar, Shtetet e Bashkuara do të kthejnë faqen përfundimisht nga katër vite të gjata, të tmerrshme, të dështimit, paaftësisë dhe rënies kombëtare,” tha ai, duke shtuar se një “epokë e re e paqes, prosperitetit dhe madhështisë kombëtare” do të fillojë.

Trump gjithashtu premtoi të përfundonte luftën në Ukrainë dhe të ndalonte kaosin në Lindjen e Mesme. “Unë do të ndaloj Luftën e Tretë Botërore,” tha ai, duke shtuar: “Epoka e artë e Amerikës po afron.”

Pavarësisht toneve optimiste, Trump nuk ka shpjeguar ende konkretisht se si planifikon të zgjidhë luftën në Ukrainë apo të sjellë paqen në Lindjen e Mesme. Ai shigjetoi gjithashtu autoritetet e Panamasë, duke deklaruar se ato “nuk na kanë trajtuar drejt” në operimin e Kanalit të Panamasë dhe se tarifat për përdorimin e tij janë “të paarsyeshme.”

Me këtë, duket se Trump po përgatitet për një tjetër kapitull dramatik në politikën amerikane.

Artikuj të sugjueruar:

 

REELS

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Donald Trump and the plan for an America that "knows only two genders"

Donald Trump dhe plani për një Amerikë që “njeh

President-elect Donald Trump has made a strong promise to address LGBTQ issues, declaring in Phoenix, Arizona that he will stop "transgender madness" on the first day of his presidency. During a speech to young conservatives, Trump said he would sign executive orders to stop the "sexual mutilation of children," to remove transgender issues from the US military and education systems.

"I will sign executive orders to stop the sexualization of children, to remove transgender issues from the military, elementary schools, middle schools and high schools," Trump said. He also added that he would "keep men out of women's sports," noting that it will be official US government policy that there are only two genders, male and female.

Trump used the stage of the "AmericaFest" conference, held in a border state he easily won in November's election, to make another promise: immediate action against "migrant crimes."

Transgender issues and political debate

Trump's statements reflect an escalation of tensions over LGBTQ rights in the United States, as states controlled by Democrats and Republicans have pursued opposing policies on medical treatment and books dealing with the issue.

In a recent development, the US Congress passed the annual defense budget including a provision to block health care funding for transgender children of military service members.

"Golden Age" (according to Trump)

Trump used his speech as a moment of triumph, making big promises for his second term and sharply criticizing four years of the Biden-Harris administration. "On January 20, the United States will finally turn the page from four long, terrible years of failure, incompetence and national decline," he said, adding that a "new era of peace, prosperity and national greatness" will start.

Trump also promised to end the war in Ukraine and stop the chaos in the Middle East. "I will stop World War III," he said, adding: "America's Golden Age Approaches."


Despite his upbeat tone, Trump has yet to spell out exactly how he plans to resolve the war in Ukraine or bring peace to the Middle East. He also took aim at Panamanian authorities, stating that they "have not treated us fairly" in operating the Panama Canal and that the fees for using it are "unreasonable."

With that, it seems that Trump is preparing for another dramatic chapter in American politics.

Suggested Articles: