News

Dita 69 e luftës: Si është situata në Ukrainë

Dita 69 e luftës: Si është situata në Ukrainë
Photo Credits: Alexander Ermochenko/Reuters

· Disa nga civilët e parë që u evakuuan nga një fabrikë gjigante çeliku në Mariupol thuhet se mbërritën të hënën në qytetin e Zaporizhzhia. Më shumë se 100 civilë – kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar – u evakuuan nga uzina e çelikut Azovstal, tha në një deklaratë policia ushtarake e Ukrainës. Qindra njerëz besohet se kanë mbetur ende të bllokuar në qytet.

· Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka thënë se numri i viktimave të civilëve të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus ka tejkaluar 3,000 njerëz.

· Rusia po planifikon të aneksojë Donetskun dhe Luhanskun pasi dështoi të marrë në kontroll Kievin dhe të rrëzojë qeverinë atje, u tha gazetarëve ambasadori i SHBA-së për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë. Rusia gjithashtu mund të konsiderojë të bëjë të njëjtën gjë në Kherson, ku tashmë ka detyruar përdorimin e monedhës së saj, rubla.

· Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, iu kërkua të shpjegonte se si Rusia mund të thoshte se po përpiqej të "denazifikonte" Ukrainën kur presidenti i saj, Volodymyr Zelensky, është hebre, në një intervistë për Mediaset. Lavrov u përgjigj se Adolf Hitleri "kishte gjak hebre" dhe mbrojti politikën e "denazifikimit" të Rusisë në Ukrainë, termi i Kremlinit për një spastrim gjithëpërfshirës që Ukraina thotë se është një pretekst për "vrasje masive".

· Gjermania tha se ishte e gatshme të mbështeste një embargo të menjëhershme të BE-së ndaj naftës ruse. “Ne kemi arritur në një situatë ku Gjermania është në gjendje të përballojë një embargo të naftës,” tha ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck të hënën në Bruksel, ku u takua me kolegët e BE-së.

· Unioni i Shoqatave Europiane të Futbollit (UEFA) ka ndaluar pjesëmarrjen e klubeve ruse të futbollit në sezonet 2022-2023 në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Kombeve. Oferta e Rusisë për të pritur turnetë Euro 2028 dhe Euro 2032 gjithashtu nuk është më e pranueshme.

 

Burimet: Guardian, Reuters

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Day 69 of the war: How is the situation in Ukraine

Dita 69 e luftës: Si është situata në Ukrainë
Photo Credits: Alexander Ermochenko / Reuters

· Some of the first civilians evacuated from a giant steel plant in Mariupol reportedly arrived in the town of Zaporizhia on Monday. More than 100 civilians - mostly women, children and the elderly - were evacuated from the Azovstal steel plant, Ukraine's military police said in a statement. Hundreds of people are believed to still be trapped in the city.

· The UN Office of Human Rights has said that the number of civilian casualties in Ukraine since the beginning of the Russian occupation has exceeded 3,000.

Russia is planning to annex Donetsk and Luhansk after failing to take control of Kiev and overthrow the government there, the US ambassador to the Organization for Security and Co-operation in Europe told reporters. Russia could also consider doing the same in Kherson, where it has already forced the use of its currency, the ruble.

· Russian Foreign Minister Sergei Lavrov was asked to explain how Russia could say it was trying to "denazify" Ukraine when its president, Volodymyr Zelensky, is Jewish, in an interview with Mediaset. Lavrov responded that Adolf Hitler "had Jewish blood" and defended Russia's policy of "denazification" of Ukraine, the Kremlin's term for a sweeping purge that Ukraine says is a pretext for "mass murder."

· Germany said it was ready to support an immediate EU embargo on Russian oil. "We have reached a situation where Germany is able to withstand an oil embargo," German Economy Minister Robert Habeck said in Brussels on Monday, where he met with EU counterparts.

· The Union of European Football Associations (UEFA) has banned the participation of Russian football clubs in the 2022-2023 seasons in the Champions League, Europa League and League of Nations. Russia's offer to host Euro 2028 and Euro 2032 tours is also no longer acceptable.

 

Sources: Guardian, Reuters