Showbiz

Detaji i papritur nga betimet e martesës së Taylor Swift e bëri Travis Kelce-n të shpërthente në lot

Detaji i papritur nga betimet e martesës së Taylor Swift e bëri
Foto: Travis Kelce, Taylor Swift/ Getty Images

Taylor Swift dhe Travis Kelce i kanë dhënë zyrtarisht fund beqarisë. Teksa dalin gjithnjë e më shumë detaje nga ceremonia e shumëpërfolur, fansat po përpiqen të imagjinojnë si ishte të ishe pjesë e dasmës më të komentuar të personazheve të famshëm në vitin 2026, ku morën pjesë emra si Selena Gomez, Jennifer Lopez dhe Emma Stone.

Më 5 korrik, një burim pranë çiftit zbuloi një detaj të veçantë nga ceremonia, i cili thuhet se e preku aq shumë Travis Kelce-n, sa nuk mundi t'i mbante lotët.

Ndonëse betimet e martesës zakonisht zgjasin vetëm një deri në tre minuta për secilin partner, Taylor dhe Travis vendosën t'i kushtonin shumë më tepër kohë këtij momenti. Sipas burimit, secili prej tyre mbajti një fjalim rreth 20-minutësh.

Për këtë arsye, çifti kishte menduar edhe për të ftuarit: në vendet e tyre ishin vendosur shami të qëndisura, në rast se emocionet do të bëheshin të pakontrollueshme.

Taylor, e veshur me një fustan martese të krijuar posaçërisht nga Dior, lexoi betimet e saj nga një libër me kopertinë të artë. Pikërisht këto fjalë thuhet se e bënë Travis Kelce të përlotej. Edhe betimet e tij ishin po aq të gjata, duke bërë që vetëm kjo pjesë e ceremonisë të zgjaste mbi 40 minuta.

Në vend të premtimeve tradicionale të shkurtra, të dy zgjodhën të mbanin fjalime të gjata, ku folën për dashurinë dhe përkushtimin ndaj njëri-tjetrit.

"Ishte vërtet intime," tha gazetarja Robin Roberts gjatë emisionit Good Morning America. Ajo shtoi se mes të ftuarve nuk kishte vetëm emra të njohur, por edhe fqinjë dhe miq të vjetër të çiftit nga shkolla e mesme.

Përveç betimeve prekëse, të ftuarit mbetën të mahnitur edhe nga dekori, i frymëzuar nga një kopsht sekret.

Sipas burimit, Taylor eci drejt altarit në një skenë ku çifti tha "Po". Ambienti ishte transformuar për t'u dukur si një pyll i mbuluar me të bardha, me pemë dhe fierë të vërtetë. Për këtë rast, disa ekipe dekorimi e kishin shndërruar Madison Square Garden në një botë romantike, me qilim ngjyrë vjollcë dhe dekor ëndërrimtar.

Festimet nuk mbaruan me ceremoninë. Burimi zbuloi se Paul McCartney interpretoi këngën "I Want to Hold Your Hand" për çiftin e sapomartuar, ndërsa më pas në skenë u ngjitën edhe Stevie Nicks dhe Tim McGraw.

Pas ceremonisë, nëna e Taylor-it ftoi të gjithë të pranishmit në sallën e pritjes, ku ishte ngritur një skenë për performancat muzikore. Pritja ofroi disa bare dhe kënde ushqimi, ku të ftuarit mund të shijonin, mes të tjerash, sushi dhe gatime italiane.

"Ishte jashtëzakonisht plot," tha burimi, duke iu referuar Madison Square Garden, i cili zakonisht pret rreth 22 mijë spektatorë gjatë koncerteve.

Pasi Taylor Swift dhe Travis Kelce u shpallën zyrtarisht burrë e grua, një tabelë gjigante pranë arenës u ndriçua me mbishkrimin: "JusT&T Married!" ("Taylor dhe Travis sapo u martuan!").

REELS

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️