Metropolitan

David Beckham priti mbi 13 orë në radhë, për të nderuar mbretëreshën Elizabeth II

David Beckham priti mbi 13 orë në radhë, për të nderuar
Getty Images

Një turmë e madhe priti me orë të tëra për të parë arkivolin e mbretëreshës së ndjerë, Elizabeth II dhe mes mijëra njerëzve, qëndroi në pritje për mbi 13 orë David Beckham.

47-vjeçari dukej shumë i prekur dhe duke parë arkivolin e mbretëreshës, shpërtheu në lot. 

"Mendova se duke ardhur në orën 2, do të ishte pak më qetësi, por u gabova", u shpreh Beckham. "Të gjithë këtë mendim kanë pasur. Por të gjithë janë këtu, njerëz të çdo moshe...të gjithë duan të jenë këtu, për të përjetuar këtë përvojë, për të nderuar Shkëlqesinë e saj për gjithçka ka bërë për ne", vijoi ai.

Gjithashtu, David tregoi edhe pse për të dhe familjen ishte kaq e rëndësishme të ishte prezent në një moment të tillë. 

David Beckham priti mbi 13 orë në radhë, për të nderuar
Getty Images

"Unë jam rritur në një ambient mbretëror. Gjyshërit e mi do të donin që unë të isha sot këtu. Ndaj, ja ku jam në emrin e tyre dhe të familjes sime", u shpreh ish-futbollisti.

Ndërkohë, të pranishmit thanë se David priti në radhë si të gjithë për të shprehur respektin e tij ndaj mbretëreshës. Fillimisht, askush nuk e vuri re, pasi ai veproi si të gjithë të tjerët. 

Ishte shumë i sjellshëm dhe miqësor me ata që e rrethonin dhe shumë njerëz, pasi e kuptuan kush ishte, rendën drejt tij për të bërë foto. Ata shtuan edhe se Beckham u bleu njerëzve petulla, që t'u ngrinte humorin.

"Ishte një burrë kaq i dashur dhe gentleman", tha një burim për "ET".

Beckham e ka takuar disa herë mbretëreshën dhe kujtoi trashëgiminë e saj, duke thënë se kjo periudhë është mjaft e vështirë për kombin. "Mendimet tona janë me familjen (mbretërore) dhe me të gjithë njerëzit që janë këtu sot", përfundoi ai.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️

Gjatë një seance në parlament ku po flitej për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, deputeti Reichardt nisi ta ndërpriste dhe t’i ndërhynte asaj gjatë fjalimit. Kathrin Gebel ndaloi fjalimin, u kthye nga ai dhe i tha tekstualisht: “Zoti Reichardt, klitori ka 10,000 mbaresa nervore dhe ju përsëri jeni më i ndjeshëm se ai!” Ky reagim i papritur “shokoi” sallën dhe u shpërnda me shpejtësi në Instagram e TikTok. Njerëzit në rrjet e kanë quajtur si një nga replikat më epike dhe të shpejta (comeback) në politikën gjermane kohët e fundit.

David Beckham waited over 13 hours in line to pay his respects to Queen Elizabeth II

David Beckham priti mbi 13 orë në radhë, për të nderuar
Getty Images

A huge crowd of people waited for hours to see the coffin of the late Queen Elizabeth II and among thousands of people, David Beckham waited for over 13 hours.

The 47-year-old looked very moved and, seeing the queen's coffin, burst into tears. 

"I thought coming in at 2 o'clock, it would be a little quieter, but I was wrong," said Beckham. "Everyone has had this thought. But everyone is here, people of all ages...everyone wants to be here, to live this experience, to honor Her Majesty for everything she has done for us," he continued. .

Also, David showed why it was so important for him and his family to be present at such a moment. 

David Beckham priti mbi 13 orë në radhë, për të nderuar
Getty Images

"I grew up in a royal environment. My grandparents would have wanted me to be here today. So, here I am on behalf of them and my family," said the former footballer.

Beckham e ka takuar disa herë mbretëreshën dhe kujtoi trashëgiminë e saj, duke thënë se kjo periudhë është mjaft e vështirë për kombin. "Mendimet tona janë me familjen (mbretërore) dhe me të gjithë njerëzit që janë këtu sot", përfundoi ai.

Ndërkohë, të pranishmit thanë se David priti në radhë si të gjithë për të shprehur respektin e tij ndaj mbretëreshës. Fillimisht, njerëzit nuk e vunë re, pasi ai veproi si të gjithë të tjerët. 

Ishte shumë i sjellshëm dhe miqësor me ata që e rrethonin dhe shumë njerëz, pasi e kuptuan kush ishte, rendën drejt tij për të bërë foto. Ata shtuan edhe se Beckham u bleu njerëzve petulla, që t'u ngrinte humorin.

"Ishte një burrë kaq i dashur dhe gentleman", tha një djalë për "ET".

Artikuj të sugjeruar: