Javën e kaluar në festivalin Global Citizen, shumë njerëz folën për sulmet seksuale dhe ngacmimet, ngjarje kjo lidhur me procesin e emërimit të Brett Kavanaugh në Gjykatën e Lartë.
Dakota ishte një ndër të ftuarat që mbajti një fjalim ku tha se donte t’i ndihmonte gratë dhe vajzat enembanë botës. “Ky është numri im i telefonit. Më tregoni historinë tuaj në postën time zanore dhe unë do ta dëgjoj”, deklaroi aktorja duke postuar më pas në Instagram numrin e saj. Po ç’ndodh po t’i biesh?
Nëse do të telefononi këtë numër, do të dëgjoni zërin e saj të regjistruar më parë në një voicemail duke thënë: “Jam Dakota Johnson. Ju lutem, tregoni historinë tuaj në mënyrë që të jetojmë në një botë të barabartë. Faleminderit!”
Është e paqartë se çfarë do të ndodhë me mesazhet e njerëzve, por me gjasë dikush do t’i dëgjojë për projekte të ndryshme mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe veçanërisht dhunës ndaj grave.
Global Citizen Festival është një festival vjetor muzikor që filloi për herë të parë në 2012-n i organizuar nga Global Poverty Project (Projekti i Varfërisë Globale). Në vitin 2015, organizata njoftoi se Chris Martin, partneri i Dakota-s dhe vokalisti i Coldplay, do të shërbejë si organizues i festivalit për 15 vitet e ardhshme.