Showbiz

Dafina Zeqiri në skenë me Ledrin, me të edhe partneri i ri

Dafina Zeqiri shprehet më e dashuruar se kurrë. Marrëdhënia e saj me Jose-në, djalin nga Republika Domenikane që i mori zemrën në ditën e ditëlindjes tashmë ka mbushur një vit.

Dafina dhe Jose kanë vendosur të udhëtojnë në Shqipëri për shkak të sezonit veror të koncerteve për të cilin Dafina Zeqiri ka rezervuar datat. Një prej këtyre koncerteve të Dafinës është edhe ai në Tiranë në datën 15 korrik, kur Dafina do të ribashkohet në skenë me ish-partnerin e saj, Ledri Vula, e ku do të jetë edhe partneri i saj aktual, Jose.

Dafina dhe Ledri kanë ruajtur marrëdhënie të mira miqësore e profesionale edhe pas ndarjes, duke bashkëpunuar edhe pasi janë ndarë e duke u shfaqur publikisht në intervista.

'Unë dhe Ledri njihemi prej kohësh, dhe sa herë vjen puna për të punuar bashkë, kemi një komunikim shumë të mirë', u shpreh Dafina Zeqiri në një intervistë gjatë promovimit të këngës 'Got Your Back', e cila u publikua pak kohë pas ndarjes së tyre.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Na ishte njëherë…😂

Bricjapi ditën e dasmës 🤣

Dua Lipa dhe Callum Turner duke kërcyer në Ibiza 😍😍😍

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠