Promo

COOL-O-METER: Sa cool duhet të jetë një universitet?

COOL-O-METER: Sa cool duhet të jetë një universitet?
Dr. Altin Sholla, Administrator i TBU

Dr. Altini, le ta nisim pa dorashka: pse një i ri që ka gjithë botën në dispozicion për të studiuar, duhet të zgjedhë Tirana Business University? Sa cool jeni në të vërtetë?

Nëse “cool” do të thotë të jesh një hap para kohës, të përgatitësh studentët për tregun e punës që tani, dhe jo pas diplomimit, atëherë po, TBU është vërtet shumë cool. Tek ne, çdo student futet në një rrjet profesional që nga dita e parë. Ne jemi pjesë e BALFIN Group, një prej grupeve më të mëdha dhe më inovative në rajon dhe kjo do të thotë që të rinjtë tanë nuk studiojnë vetëm teori, por përballen dhe përfshihen me biznesin dhe teknologjinë në praktikë.

Bukur tingëllon, por sot universitetet kanë plot slogane të bukura. Çfarë ju bën të veçantë përtej marketingut?

Ne nuk i shesim ëndrrat në letër. Ne i kthejmë në mundësi reale. Shumica e studentëve tanë punësohen para diplomimit, sepse i përgatisim me projekte konkrete, me mundësi për certifikime ndërkombëtare si Cisco apo Oracle, me mentorim direkt nga ekspertë të fushës. Me trajnime si “StarTech” që të çon drejt punësimit në Tirana Bank apo “Next Gen” që punëson më të mirët në BALFIN IT”. Pra, shkurt, për një të ri që kërkon të hyjë në botën e biznesit apo teknologjisë, TBU nuk është thjesht “cool”, është bileta e parë drejt karrierës.

COOL-O-METER: Sa cool duhet të jetë një universitet?

Po ambienti? Duhet ta themi, universitetet mund të jenë “të thata” e të mërzitshme. Ka diçka që e bën jetën e studentit në TBU fun?

Pse a nuk është fun të jesh ekselent dhe të marrësh bursa studimi? Në fakt përveç sezonit të provimeve që kërkon përkushtim maksimal, çdo ditë tjetër është një eksplorim më vete. Tek ne, çdo student ndjehet si pjesë e një komuniteti të gjallë, jo thjesht një numër në regjistër. Ne kemi evente, trajnime, bashkëbisedime me CEOt e kompanive të mëdha shqiptare, klube studentore, ekskursione, trajnime për soft-skills madje dhe vizita në kompani të mëdha ku ata shohin se si funksionon biznesi në realitet. Jeta në TBU është dinamike dhe plot energji, sepse ne duam që studentët të ndihen si profesionistë në formim, por të gëzojnë dhe shijojnë çdo ditë. Se janë tri vite të bukura që nuk kthehen më.

Shumë universitete thonë “ne jemi praktikë”. Si mund të jeni kaq të sigurt që po bëni ndryshim?

Sepse kemi ndërtuar një model ku çdo gjë është e lidhur me tregun e punës. Profesorët tanë nuk janë vetëm akademikë, por edhe profesionistë që vijnë nga bizneset reale. Praktikat e punës që ofrojmë që në vitin e parë janë një avantazh i madh studentët tanë nuk presin diplomimin për të provuar veten, ata e bëjnë që tani. Pastaj, organizojmë aq shumë evente dhe trajnime sa që realisht studentët na thonë mjaft se s’do rrimë tërë ditën në TBU.

COOL-O-METER: Sa cool duhet të jetë një universitet?

Nëse do t’ju pyesja me një fjali: pse TBU është më cool se universitetet e tjera?

Sepse ne e vërtetojmë që jemi një trampolinë drejt suksesit. Ne i bëjmë studentët të mendojnë si sipërmarrës, si liderë, si profesionistë të së nesërmes. Ke një ide, ne e kthejmë në projekt. Ke një projekt, ne të rrjetëzojmë me biznesin. Më e rëndësishmja, nëse realisht ke ambicje, je 18 vjeç dhe mendon se në të ardhmen do të bëhesh vetë CEO, ne të atashojmë në një prej 150+ bizneseve partnere, që ta kryesh praktikën çdo ditë pas një drejtuesi real biznesi, për ta parë me sytë e tu se si menaxhohet, se si krijohen marrëdhëniet ndërpersonale, dhe se sa dedikim kërkon për të realizuar ambicien.

COOL-O-METER: Sa cool duhet të jetë një universitet?

Një mesazh për të rinjtë që lexojnë këtë intervistë dhe janë në dilemë?

Më së pari flisni me prindërit tuaj. Ata janë këshilltarët më të mirë që do të keni gjithë jetës. Pastaj pyeteni veten: A doni thjesht një diplomë apo doni të hyni në tregun e punës si një profesionist i vërtetë? Nëse përgjigjja është e dyta, atëherë hajdeni në TBU. Sepse këtu kujdesemi për ju 360 gradë. Synoni rritje, eksperiencë, rrjetëzim dhe mundësi. Sepse kjo është gjithçka që i bën të rinjtë të shkëlqejnë.

REELS

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë