Fëmija do të jetë i dyti për këngëtaren pas djalit 6-vjeçar që ajo ka nga martesa me ish-bashkëshortin Jordan Bratman.
Ndërsa çifti nuk ka konfirmuar ende lajmin, Kathleen Rutler mamaja e Matthew tha se është porositur të mos tregoj asgjë duke lënë të kuptohet se lajmi mund të jetë i vërtetë. E pyetur nëse ata po planifikojnë të shpërngulen nga Los Angeles ajo tha: "Unë nuk e di se cilat janë planet e tyre. Por kur ti ke një fëmijë vështirë të planifikosh të zhvendosesh diku çdo moment."
Christina Aguilera dhe producenti Matthew u takuan në xhirimet e filmit Burlesque kur Rutler ishte asistent i filmit dhe një muaj pasi marrdhënia e saj me Jordan Bratman përfundoi, në tetor të 2010-tës, ajo dhe Matthew nisën të dalin me njëri-tjetrin.
Ata jetojnë së bashku në shtëpinë e saj luksoze në Los Angeles të cilën këngëtarja e bleu 10 milion dollar vitin e shkuar.
Burimi: DailyMail