Chrissy Teigen po kërkon falje për ngacmimet e saj në të kaluarën dhe sjelljen "e tmerrshme" në rrjetet sociale. Muajin e kaluar, pasi modelja Courtney Stodden foli rreth ngacmimeve të Teigen përpara shumë vitesh, Chrissy i kërkoi falje në Twitter dhe më pas bëri një pushim nga ajo platformë. Të hënën, në një deklaratë të gjatë botuar për Medium dhe shpërndarë në Instagramin e saj, ajo pranoi se "ishte një *troll" dhe shprehu keqardhje të thellë për veprimet e saj. Mes të tjerash, në shkrim ajo thotë:
"Nuk ka kaluar asnjë ditë, asnjë moment që nuk e kam ndjerë peshën dërrmuese të pendimit për gjërat që kam thënë në të kaluarën.
*Troll - Dikush që lë komente ofenduese për të mërzitur dikë ose për të shkaktuar telashe online.
View this post on Instagram
Chrissy vazhdoi të ndajë se është në procesin e "kërkimit falje privatisht" ndaj njerëzve të tjerë që ka fyer në rrjetet sociale, përveç Courtney-t.
"Nuk ka asnjë justifikim për postime e mia të tmerrshme në të kaluarën", u shpreh Chrissy duke shtuar se "në realitet, ajo ishte e papjekur dhe e pasigurt dhe mendonte se duhet t'i bënte përshtypje të tjerëve për t'u pranuar".
Ajo tha se nuk është më "personi që shkroi ato gjëra të tmerrshme" dhe se ajo është rritur, është martuar, ka bërë fëmijë dhe ka qenë disa herë në terapi gjatë këtij rrugëtimi. Chrissy i dha fund faljes duke u kërkuar ndjekësve t'i japin mundësinë për përmirësimin e vetvetes dhe për ndryshim.
"Ne të gjithë jemi më shumë se momentet tona më të këqija."
Sidoqoftë, njerëzit nuk duken dhe aq "mikpritës" ndaj faljes së Teigen. Sigurisht, mes komenteve ka edhe pozitive (por këto gjenden më së shumti vetëm në rrjetet sociale të saj).
"Unë besoj në mundësitë e dyta dhe kurajon që duhet për ta pranuar të kaluarën. Forca Teigen", shkruan dikush.
Një tjetër, shprehet:
"Faljet nuk do e rregullojnë atë që ke bërë. Je thjesht një njeri i keq dhe nuk ka sas makeup-i, pasurie apo kirurgjie plastike që ta rregullojë këtë. Është brenda teje. Ti po kërkon falje vetëm sepse u kape!"
Disa prej komenteve nën postimin e Buzz Feed për Chrissy thonë:
"Falja nuk pranohet", "Ajo po kërkon falje vetëm sepse po fillon t'i humbasë paratë", "Kur bën të njëjtin 'gabim' disa herë, domethënë s'të bëhet vonë fare dhe falja nuk ka vlerë", "Kur do ta kuptojmë se njerëzit rriten dhe ndryshojnë 10-20 vite më vonë. Edhe unë jam bullizuar, por nuk rri duke gjurmuar bullizuesit për të më kërkuar falje pas kaq vitesh".