Relationships

Çfarë t’i thuash dikujt që qan? Psikologët zbulojnë fjalët që ngushëllojnë vërtet

de12e6acf03a275d571c6c39d8aabde6.webp

Të shohësh dikë duke qarë është një nga ato momente që na vë në siklet pothuajse të gjithëve. Instinkti ynë i parë është të themi diçka që ta bëjë të ndihet më mirë. Por, sipas ekspertëve, pikërisht kjo është ajo që nuk duhet të bëjmë.

Studiuesit e komunikimit dhe psikologët shpjegojnë se kur dikush po qan, nuk ka nevojë për zgjidhje të menjëhershme apo fjalë "magjike". Ajo që ka më shumë vlerë është prania juaj.

Mos u përpiqni ta "rregulloni" situatën

Kur dikush shpërthen në lot, shumica prej nesh ndiejnë nevojën të bëjnë diçka menjëherë. Megjithatë, Amanda Holmstrom, profesore e komunikimit në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, thotë se kjo ndodh më shumë për të lehtësuar sikletin tonë sesa dhimbjen e personit tjetër.

Në ato momente, njeriu që po qan zakonisht nuk është në gjendje të përpunojë këshilla apo fjalë të zgjedhura me kujdes.

Mos ia zgjasni menjëherë facoletën

Edhe pse duket një gjest i sjellshëm, ekspertët paralajmërojnë se t’i zgjasësh menjëherë një facoletë mund të japë mesazhin: "Duhet të ndalosh së qari."

Në vend të kësaj:

Qëndroni pranë.

Mos u largoni nga personi.

Nëse marrëdhënia e lejon, vendosni lehtë dorën në shpatull ose në krah.

Pranoni heshtjen. Edhe ajo është mbështetje.

Nuk dini çfarë të thoni? Mos thoni asgjë

Sipas ekspertëve, nuk është e nevojshme të mbushni çdo moment me fjalë.

Prania, kontakti me sy dhe fakti që nuk largoheni janë shpesh më ngushëllues sesa çdo frazë e menduar.

0012934c856fbbe0eceb500900f8bf01.jpg

Çfarë të thoni kur personi qetësohet

Pasi lotët fillojnë të pushojnë, atëherë mund të flisni.

Shmangni pyetje si: "Je mirë?"

Edhe pse tingëllon e kujdesshme, kjo pyetje mund ta bëjë personin të ndihet sikur duhet të përgjigjet se është mirë.

Në vend të saj, provoni:

"Më vjen shumë keq për atë që ndodhi."

"E mora vesh çfarë ka ndodhur."

"Jam këtu për ty."

Pastaj heshtni dhe lëreni të flasë nëse dëshiron.

Sipas studiuesve, rrëfimi i ngjarjes e ndihmon njeriun të përpunojë emocionalisht atë që ka ndodhur.

Po nëse është një i panjohur?

Nëse shihni dikë duke qarë në publik, vlerësoni situatën. Nëse duket se dëshiron të mbetet vetëm, respektojeni.

Por nëse duket i hapur ndaj ndihmës, mund të afroheni dhe të thoni:

"Ke nevojë të telefonoj dikë për ty?"

"Mund të të ndihmoj me diçka?"

Në rastin më të keq, personi do t'ju falënderojë dhe do të thotë se është mirë.

Çfarë nuk duhet të thoni kurrë

680187ece8e934f737a42a0fd7b231fc.webp

Ekspertët këshillojnë të shmangen fraza që minimizojnë dhimbjen.

Mos thoni:

"Mos qaj."

"Do bëhet mirë."

"Je i/e fortë, do ta kalosh."

"Mendo anën pozitive."

"Edhe mua më ka ndodhur..." (duke e kthyer bisedën te vetja)

Po ashtu, mos nxitoni të jepni këshilla. Fillimisht dëgjoni, kuptoni situatën dhe vetëm nëse personi kërkon ndihmë, ofroni mendimin tuaj.

Fundja, njerëzit rrallë kanë nevojë për fjalët perfekte. Shumë më tepër kanë nevojë për dikë që të mos ketë frikë të qëndrojë pranë tyre edhe kur ata janë duke qarë.

REELS

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️

Gjatë një seance në parlament ku po flitej për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, deputeti Reichardt nisi ta ndërpriste dhe t’i ndërhynte asaj gjatë fjalimit. Kathrin Gebel ndaloi fjalimin, u kthye nga ai dhe i tha tekstualisht: “Zoti Reichardt, klitori ka 10,000 mbaresa nervore dhe ju përsëri jeni më i ndjeshëm se ai!” Ky reagim i papritur “shokoi” sallën dhe u shpërnda me shpejtësi në Instagram e TikTok. Njerëzit në rrjet e kanë quajtur si një nga replikat më epike dhe të shpejta (comeback) në politikën gjermane kohët e fundit.