News

Çfarë po ndodh me kriptomonedhat?

Çfarë po ndodh me kriptomonedhat?

Bitcoin ka humbur pothuajse gjysmën e vlerës që nga niveli i lartë i nëntorit. Çmimet e kriptomonedhave vazhdojnë të bien teksa ekonomitë e mëdha kërkojnë të frenojnë popullaritetin e tyre në rritje.

Kjo situatë nuk po ndodh vetëm me Bitcoin, pasi kriptovalutat në përgjithësi kanë pasur një fillim të zymtë këtë vit. Bitcoin ra mbi 8% dy ditë më parë. Kriptomonedha më e vlefshme në botë ka rënë me mbi 20% që nga fillimi i vitit. Në nëntor ajo u tregtua me një rekord të lartë - 68,990 dollarë.

Çfarë po ndodh me kriptomonedhat?

Ethereum, kriptomonedha e dytë më e vlefshme në botë, ra me më shumë se 12% dy ditë më parë dhe po tregtohej me rreth 2,400 dollarë. Kjo shënon një rënie gati 30% që nga fillimi i vitit të ri.

Çfarë po ndodh me kriptomonedhat?

Investitorët po shqetësohen për monedhat dixhitale që kur Rezerva Federale e SHBA-së sinjalizoi se mund të zbusë stimulin ekonomik.

Të enjten e javës së kaluar, Reuters raportoi se Banka Qendrore e Rusisë ka propozuar ndalimin e përdorimit të tyre si edhe ndalimin e asaj që njihet si “mining” (mining Bitcoin është procesi i krijimit të bitcoin-eve të reja duke zgjidhur probleme jashtëzakonisht të komplikuara matematikore që verifikojnë transaksionet). Rusia është një nga vendet më të mëdha të kriptomonedhave në botë, por banka tha se monedhat dixhitale mund të përbëjnë një kërcënim për stabilitetin financiar të vendit.

Propozimi rus vjen vetëm disa muaj pasi Kina nisi masat shtrënguese në lidhje kriptomonedhën, duke ndaluar si tregtinë ashtu edhe “mining”.

Në nëntor, India tha se po përgatitej të prezantonte një projekt-ligj që do të rregullonte monedhat dixhitale, megjithëse ende nuk dihet shumë për këtë propozim.

Megjithatë, jo të gjithë janë pesimistë. Goldman Sachs – një kompani e njohur globale e investimeve bankare, letrave me vlerë dhe menaxhimit të investimeve – tha se çmimi i Bitcoin mund të arrijë më shumë se 100,000 dollarë brenda pesë viteve të ardhshme.

REELS

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

What is happening to cryptocurrencies?

Çfarë po ndodh me kriptomonedhat?

Bitcoin has lost almost half its value since the November high. Cryptocurrency prices continue to fall as large economies seek to curb their growing popularity.

This situation is not just happening with Bitcoin, as cryptocurrencies have generally had a bleak start this year. Bitcoin fell over 8% two days ago. The world’s most valuable cryptocurrency has fallen by over 20% since the beginning of the year. In November it traded at a record high - $ 68,990.

Çfarë po ndodh me kriptomonedhat?

Ethereum, the world’s second most valuable cryptocurrency, fell more than 12% two days ago and was trading at around $ 2,400. This marks a drop of almost 30% since the beginning of the new year.

Çfarë po ndodh me kriptomonedhat?

Investors have been worried about digital currencies since the US Federal Reserve signaled it could ease economic stimulus. On Thursday last week, Reuters reported that the Central Bank of Russia has proposed banning their use as well as banning what is known as "mining" (bitcoin mining is the process of creating new bitcoins by solving extremely difficult problems. complicated mathematics that verify transactions). Russia is one of the largest cryptocurrency countries in the world, but the bank said digital currencies could pose a threat to the country's financial stability.

The Russian proposal comes just months after China launched cryptocurrency austerity measures, banning both trade and mining.

In November, India said it was preparing to introduce a bill that would regulate digital currencies, although not much is known about the proposal yet.

However, not everyone is pessimistic. Goldman Sachs - a leading global investment banking, securities and investment management company - said the price of bitcoin could reach more than $ 100,000 within the next five years.