News

Çfarë është Swift dhe a mund ta ndalojë Rusinë?

Çfarë është Swift dhe a mund ta ndalojë Rusinë?

Me rritjen e viktimave në Ukrainë, ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba, paralajmëroi se politikanët europianë dhe amerikanë do të kenë "gjak në duart e tyre" nëse nuk do të vendosnin tarifën më të madhe ndaj Moskës duke e shkëputur Rusinë nga sistemi i pagesave Swift.

Çfarë është sistemi Swift?

Swift është shkurtimi për Society for Worldwide Interbank Financial Telecommunication – Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën. Swift është sistemi kryesor i sigurt i mesazheve që bankat përdorin për të kryer pagesa të shpejta dhe të sigurta ndërkufitare, duke lejuar që tregtia ndërkombëtare të rrjedhë pa probleme. Ky sistem është bërë mekanizmi kryesor për financimin e tregtisë ndërkombëtare.

Kush e zotëron Swift?

Swift, themeluar në vitet 1970, është një kooperativë e mijëra institucioneve anëtare që përdorin shërbimin. Me qendër në Belgjikë, ajo qëndron neutrale në mosmarrëveshjet tregtare.

Nëse Swift është sistem neutral, a duhet të ndërhyjë në këtë rast?

Në të kaluarën, Swift i ka rezistuar thirrjeve për të vendosur bllokimeve ndaj vendeve të caktuara, duke e përshkruar veten si neutral. Por në vitin 2012, Bashkimi Europian e ndaloi Swift-in t'u shërbente firmave dhe individëve iranianë të sanksionuar në lidhje me programin bërthamor të Teheranit.

Sa serioz do të ishte bllokimi i Rusisë në Swift?

Boris Johnson u tha deputetëve se do të dëmtonte ekonominë ruse nëse do të bllokohej në Swift. Transaksionet e zakonshme do të duhej të kryheshin drejtpërdrejt ndërmjet bankave, ose të drejtoheshin përmes sistemeve rivale të reja, duke shtuar kostot dhe duke krijuar vonesa.

Pse SHBA heziton?

Një arsye është fakti se ndikimi në bizneset ruse mund të mos jetë aq serioz. Kreu i një banke të madhe ruse, VTB, tha kohët e fundit se ai mund të përdorë kanale të tjera për pagesa, si telefonat, aplikacionet e mesazheve ose emailet. Bankat ruse gjithashtu mund të drejtojnë pagesat nëpërmjet vendeve që nuk kanë vendosur sanksione, si Kina, e cila ka krijuar sistemin e saj të pagesave për të rivalizuar Swift.

Ndalimi i përdorimit të Swift nga Rusia mund të përshpejtojë përdorimin e sistemit rival të Kinës, Cips. Ekziston gjithashtu një frikë se mund të dëmtojë statusin e dollarit amerikan si monedhë rezervë globale dhe të përshpejtojë përdorimin e alternativave të tilla si kriptovalutat.

A do të ndikonte te vendet e tjera?

Administrata Biden është gjithashtu e shqetësuar se një bllokim i Rusisë në Swift mund të dëmtojë aleatët e saj po aq sa firmat ruse. Rusia është një blerës i madh i mallrave të prodhuara nga jashtë, veçanërisht nga Holanda dhe Gjermania. Rusia është furnizuesi kryesor i BE-së për naftën e papërpunuar, gazin natyror dhe lëndët djegëse të ngurta fosile. Pra, vendet europiane mund ta kenë më të vështirë të gjejnë furnizues zëvendësues.

Artikuj të rekomanduar në lidhje me konfliktin në Ukrainë si edhe ndikimin që mund të ketë në botë:

Burimet ndihmëse: Guardian, Financial Times

REELS

Gjesti ka një “sqarim” për të gjithë ata që e quajnë mosmirënjohës 👀

Na i trego dhe njëherë 🧐

Kjo është e vetmja palestër ku do shkoja me qejf 🤤

Një intervistë e shkurtër me “riders” në @sunride.al . Nëse do të provosh dhe ti ndjesinë që të jep SunRide dhe komuniteti fantastik i tyre, ky është momenti.🚴‍♀️ #sunride #cycling #backtothebeat

Na ishte njëherë…😂

Bricjapi ditën e dasmës 🤣

Dua Lipa dhe Callum Turner duke kërcyer në Ibiza 😍😍😍

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

What is Swift and can it stop Russia?

Çfarë është Swift dhe a mund ta ndalojë Rusinë?

With the rise in casualties in Ukraine, Foreign Minister Dmytro Kuleba warned that European and American politicians would have "blood on their hands" if they did not impose a higher tariff on Moscow by cutting Russia off from the Swift payment system. .

What is the Swift system?

Swift stands for Society for Worldwide Interbank Financial Telecommunication. Swift is the main secure messaging system that banks use to make fast and secure cross-border payments, allowing international trade to flow smoothly. This system has become the main mechanism for financing international trade.

Who owns Swift?

Swift, founded in the 1970s, is a cooperative of thousands of member institutions using the service. Based in Belgium, it stays neutral in trade disputes.

If Swift is a neutral system, should it intervene in this case?

In the past, Swift has resisted calls to impose blockades on certain places, describing itself as neutral. But in 2012, the European Union banned Swift from serving Iranian firms and individuals sanctioned in connection with Tehran's nuclear program.

How serious would Russia's blockade of Swift be?

Boris Johnson told lawmakers it would hurt the Russian economy if it were to block Swift. Ordinary transactions would have to be carried out directly between banks, or conducted through new rival systems, increasing costs and creating delays.

Why does the US hesitate?

Një arsye është fakti se ndikimi në bizneset ruse mund të mos jetë aq serioz. Kreu i një banke të madhe ruse, VTB, tha kohët e fundit se ai mund të përdorë kanale të tjera për pagesa, si telefonat, aplikacionet e mesazheve ose emailet. Bankat ruse gjithashtu mund të drejtojnë pagesat nëpërmjet vendeve që nuk kanë vendosur sanksione, si Kina, e cila ka krijuar sistemin e saj të pagesave për të rivalizuar Swift.

Ndalimi i përdorimit të Swift nga Rusia mund të përshpejtojë përdorimin e sistemit rival të Kinës, Cips. Ekziston gjithashtu një frikë se mund të dëmtojë statusin e dollarit amerikan si monedhë rezervë globale dhe të përshpejtojë përdorimin e alternativave të tilla si kriptovalutat.

A do të ndikonte te vendet e tjera?

Administrata Biden është gjithashtu e shqetësuar se një bllokim i Rusisë në Swift mund të dëmtojë aleatët e saj po aq sa firmat ruse. Rusia është një blerës i madh i mallrave të prodhuara nga jashtë, veçanërisht nga Holanda dhe Gjermania. Rusia është furnizuesi kryesor i BE-së për naftën e papërpunuar, gazin natyror dhe lëndët djegëse të ngurta fosile. Pra, vendet europiane mund ta kenë më të vështirë të gjejnë furnizues zëvendësues.

Artikuj të rekomanduar në lidhje me konfliktin në Ukrainë si edhe ndikimin që mund të ketë në botë:

Auxiliary sources: Guardian, Financial Times