Modelja e njohur ndau me ndjekësit në rrjetin social Instagram, lajmin e trishtueshëm se gjyshja e saj ndërroi jetë në moshën 102 vjecare. Duke postuar një kombinim prej tre fotosh të Angela Margo Delevigne, së cilës 22-vjecarja i ngjan shumë, Cara shkruajti: “U prefsh në paqe Angela Margo Delevigne, personi më i ëmbël, më inteligjent dhe më gazmor që kam patur kënaqësinë të njoh, e të kem lidhje gjaku. Një mama, gjyshe dhe stërgjyshe e mrekullueshme, gjithashtu edhe një shoqe. Ti do të jetosh përgjithmonë në zemrën time dhe do të gjithë do të ta ndjejnë mungeswn. Ti kishe vërtet vetullat më të bukura në botë. Të dua më shumë sesa fjalët mund ta përshkruajnë.”
Të njëjtin lajm ndau edhe e mota, Poppy, duke shpërndarë një foto të saj në rini dhe duke thënë: “Yjet duken më të shndritshëm tani…GAGA, do më mungosh gjithmonë, 1912-2014.“
Angela ishte mamaja e Charles Delevigne. Lindur më 1912, ajo ishte vajza e avokatit dhe politikanit Hamar Greenwood dhe gruas së tij Margery Spencer. Ajo u martua me Edward Dudley Delevigne në 1937 dhe ndërroi jetë me një diferencë prej 40 vjetësh me të.
Burimi: Daily Mail