Cameron Diaz ka luajtur në qindra filma të famshëm, por s'e kemi parë të aktrojë që prej 2014-ës.
Ylli i filmave mori një pushim të gjatë nga kinematografia dhe deri më tani thotë se "ka qenë gjëja më e mirë për të".
Gjatë një interviste të fundit për Yahoo Finance, Diaz foli për vendimin dhe gjithë ndryshimet e ndodhura në jetën e saj.
"Eshtë thjesht një kohë tjetër në jetën time. Tani jam këtu dhe po bëj gjënë më plotësuese që kam bërë ndonjëherë."- u shpreh Cameron, referuar familjes dhe jetës pas ardhjes së bebushes.
"Të kesh një familje, të jesh e martuar dhe të bëhesh nënë është absolutisht gjëja më e mirë. Nuk e kam për momentin atë që i duhet një filmi për t'u bërë siç duhet. E gjithë energjia ime është këtu tani."
Diaz shtoi se është mësuar të japë 100% nga vetja, por në një drejtim të dedikuar. Pas shumë viteve karrierë, radhën e ka familja dhe vogëlushja Raddix.
Gjithsesi, kjo s'e përjashton faktin që një ditë do ta shohim në një tjetër film ku do të japë 100% e saj, siç vetëm Diaz mund ta bëjë.