Horoscope

Ç'të presësh nga një burrë Virgjëreshë

Ç'të presësh nga një burrë Virgjëreshë

Po i ndjeni kritikat në ajër apo jo? Çfarë i dallon burrat Virgjëreshë nga të tjerët?

Ky njeri jeton pothuajse tërësisht në një nivel praktik dhe ai nuk ka nevojë për nocionet e librave me romancë. Sigurisht, i gjithë problemi mund të jetë abstrakt, pasi do të duhen jo pak përpjekje për ta vendosur atë në një marrëdhënie burrë-grua fillimisht. Ai nuk është tipi që do t’ju këndojë serenatë nën dritare në mesnatë. Ju do të prisni shumë gjatë në ballkonin tuaj, nën dritën e hënës, derisa ai të fillojë të ngjitet nëpër kangjellat rrethuese.

Në fakt, burrat e shenjës së Virgjëreshës janë të përfshirë thellësisht te dashuria gjatë fëmijërisë së hershme, por jo ai lloji i dashurisë Romeo dhe Zhulieta. Mënyra e tij kryesore për ta shprehur këtë fjalë, ka të bëjë me devotshmërinë jo egoiste për familjen, shokët dhe ata që janë më të pafuqishëm dhe të dobët se ai. Ai ka lindur me një dashuri instiktive ndaj punës, përgjegjësisë dhe disiplinës dhe përkushtim ndaj atyre që janë në nevojë. Edhe Virgjëresha më pak e përfshirë, që nuk arrin të tilla nivele, e quan veten pak fajtore nëse nuk është duke jetuar në një farë ideali vetmohues.

Ajo lloj dashurie e cila shfaqet me emocione dramatike, premtime sentimentale, deklarata të mbytura në lot dhe afeksion të squllët, jo vetëm që lë një mashkull të Virgjëreshës të ftohtë akull, por mund ta frikësojë atë aq shumë sa të largohet me autobusin apo trenin më të afërt jashtë qytetit. (Aeroplanët janë shumë të shtrenjtë për të, vetëm nëse ai është me të vërtetë i dëshpëruar.) Ka patjetër mënyra për të shkuar drejt zemrës së Virgjëreshës. Mënyra sekrete. Ndjekja agresive nuk është një prej tyre. As nazet si koketë apo të qenit seksualisht tërheqëse, madje as të gjitha ato lëvizjet flirtuese drithëruese që keni mësuar.

Njerëzit e shenjës së Virgjëreshës kërkojnë cilësi dhe jo sasi në romancë dhe dashuri. Duke qenë se cilësia është diçka që e kërkojnë me ngul në të gjitha fushat e jetës, ata kanë shumë pak dashuri të vërteta dhe disa nga këto pak dashuri janë të destinuara të jenë pafat në shumicën e rasteve. Reagimi i Virgjëreshës pas një zhgënjimi të tillë zakonisht është duke u zhytur në punën më të vështirë që mund të gjejë, të qëndrojnë larg nga shoqëria në përgjithësi dhe të jetë dy herë më i kujdesshëm herën tjetër. Ju do të shihni se duhet të përdorni strategji dhe durim të konsiderueshëm. Virtyti kryesor i Virgjëreshës është dlirësia dhe ai do të heq dorë prej tij vetëm për një arsye të mirë, ose për një grua shumë të mirë.

Shumë njerëz të shenjës së Virgjëreshës - sigurisht jo të gjithë - mund të jetojnë beqarë shumë më lehtë se çdo shenjë tjetër e zodiakut. Nëse fati u rezervon një jetë në vetmi, ai është i përgatitur ta pranojë atë pa keqardhje të tepërta ose trauma emocionale, kështu që ka shumë meshkuj beqarë të shenjës së Virgjëreshës rreth e rrotull, por gjithsesi gjatë rrugës së tyre të qetë, ata mund të menaxhojnë disa çështje dashurie shumë të brishta.

Edhe pse ai kurrë nuk e shfaq, një mashkull i shenjës së Virgjëreshës mund të jetë një mjeshtër i artit të joshjes me delikatesë. Burri i shenjës së Virgjëreshës është një përzierje e intelektit të mprehtë dhe tokës së ngurtë. Ai mund të jetë mjaftueshëm i veçantë sa për të thyer shumë zemra me flirtimin e tij të ftohtë, por ndjenja e tij kritike- analitike dhe diskriminimi i tij i stërholluar rrallë lejojnë që këto flirtime të shpeshta të lënë arenën platonike.

Mos u përpiqni të luani me të ose ta gënjeni. Ai dëshiron një marrëdhënie të mirë, të ndershme dhe të vërtetë. Ai e di shumë mirë se sa të vogla janë shanset e tij për ta gjetur atë, por ai sërish nuk pret më pak se kaq. Nëse rrethanat ndonjëherë e detyrojnë atë të përfshihet në një situatë jo të pranueshme, ju mund të jeni të sigurt se ai nuk do të mbetet në kthetrat e saj për kohë të gjatë.

Ai është një njeri i vështirë për t’u ndezur emocionalisht. Ai mund të kalojë një kohë të gjatë pa ndier nevojën për një partnere të përhershme. Kjo është e mjaftueshme për t’ju bërë për të qarë në qoftë se ju keni vendosur që ta bëni tuajin atë. Ju do të pyesni veten në qoftë se ai është bërë prej mermeri apo ka lindur pa zemër. Jo, ai nuk është bërë me mermer dhe po, ai e ka një zemër. Bëhuni e durueshme. Po të dini të prisni, do t’ia arrini qëllimit.

Megjithatë, nëse ai vendos se kjo është e vërtetë, ai do t’ia pohojë vetes me thjeshtësi prekëse. Vetëm një këmbë e rrallë mund t’i përshtatet këpucës së qelqit që ka ai. Mashkulli i shenjës së Virgjëreshës është jashtëzakonisht i veçantë.

Pasi ta keni kapur atë, rrallë, për të mos thënë asnjëherë, nuk do të provokojë xhelozinë tuaj, gjithashtu ai do të jetë i vendosur për të kapërcyer çdo problem financiar, problem me të afërmit apo ndërhyrje nga jashtë. Ai do të tregojë forcë të pabesueshme gjatë vështirësive emocionale dhe materiale, për aq kohë sa ju do të qëndroni pranë tij. Ju nuk mund të kërkoni për një partner më të ndjeshëm, më të butë, kur jeni zemërthyer apo të sëmurë fizikisht. Ai nuk do t’ju mbulojë me pará , por do t’i plotësojë shumë mirë nevojat tuaja.

Një mashkull i shenjës së Virgjëreshës është i ndjeshëm ndaj atyre gjërave të vogla të cilat kanë rëndësi për gratë. Ai ka një kujtesë të qartë si kristali dhe ndoshta nuk do t’i harrojë datat e veçanta, edhe pse ai mund të jetë pak i pështjelluar se pse ju mendoni që janë kaq të rëndësishme. Ai nuk do të jetë xheloz pasionant, por meshkujt e kësaj shenje janë posesiv në ekstrem.

Kjo tingëllon si një detaj i vogël për ta përmendur, por është e rëndësishme. Edhe pse ai nuk do të bëjë skena emocionale xhelozie nëse burra të tjerë do të interesohen për ju, posesiviteti i tij i rrënjosur thellë duhet t'ju tërheqë vërejtjen se tashmë do ta humbisni një pjesë të lirisë suaj.

Virgjëreshat janë shumë besnikë dhe ata nuk pëlqejnë të shkatërrojnë familjet, por kur ndjenja e tyre e mirësjelljes, shndërrohet në zemërim, ata nuk do të hezitojnë të ndahen përfundimisht, në sallën e gjyqit. Për ta nuk ka seanca të komplikuara. Çfarë ka marrë fund, ka marrë fund. Mirupafshim dhe paç fat!

Nëse zemra juaj rreh vetëm për këtë mashkull të shenjës së Virgjëreshës, do t’ju sugjeroja që t’i kushtoni rëndësi pasurimit të mendjes suaj. Ata e urrejnë injorancën, budallallëkun dhe të menduarit e cekët, pothuajse po aq shumë sa urrejnë papastërtinë dhe vulgaritetin dhe kjo do të thotë që është shumë. Vajza që do të kapë në “grackën” e dashurisë zemrën e Virgjëreshës do të bëjë mirë që të vishet me mençuri dhe të ketë një mendje të zgjuar nën flokët e saj të mbajtura thjesht, Meshkujt e Virgjëreshës interesohen për gratë që janë të pastra në trup dhe në mendje si dhe që dhe që vishen mirë, por jo që të bien ekstremisht në sy.

Nuk është e thënë që ju të jeni Julia Child (personalitet me famë ndërkombëtare në fushën e gatimit), por kini mirësinë që mos të jeni aq naive sa të mendoni se një burri i kësaj shenje do t’ju lejojë që të ushqehet me ushqime të konservuara. Një grua dembele, egoiste dhe që kërkon vetën të marrë kënaqësi nuk do t’ia dalë dot me një mashkull të Virgjëreshës, edhe në qoftë se ajo është tmerrësisht femërore. Ky është mashkulli i fundit në botë që ju mund të prisni që të jetë duke vrapuar me një vajzë “topless”, edhe pse ai mund t’i japë hua xhaketën asaj, nëse ajo ka ftohtë.

Burrat e shenjës së Virgjëreshës, zakonisht, nuk kanë ndonjë dëshirë të zjarrtë për t’u bërë baballarë. Lloj i tyre i veçantë i egos nuk duket se kërkon fëmijë, për t’u përmbushur emocionalisht dhe njerëzit e kësaj shenje priren të kenë familje të vogla. Megjithatë, sapo fëmija ose fëmijët të dalin në dritë, prindi i shenjës së Virgjëreshës do të jetë jashtëzakonisht i përgjegjshëm. Ai do të kalojë shumë orë me ta duke i mësuar aftësi të ndryshme dhe duke ju transmetuar standardet e veta të larta të sjelljes. Ai do të jetë gjithmonë i gatshëm për t’i ndihmuar me detyrat e shtëpisë dhe ndoshta do të bëjë sakrifica të pafundme që ata të marrin mësime muzike, të shkojnë në kampe verore dhe sidomos në universitet. Një baba i shenjës së Virgjëreshës do ta vendosë theksin mbi intelektin dhe do t’i edukojë fëmijët e tij fort në çështjet e etikës, mirësjelljes dhe qytetarisë së mirë.

 

Një mashkull i Virgjëreshës do të presë që ju të preokupoheni për shëndetin e tij, por edhe ai do të shqetësohet për ju kur të jeni sëmurë. Ai mund të ketë këto luhatjet e humorit, herë pas here, ndoshta edhe shpesh. Por një gjë është e sigurt. Nëse ju e lini atë vetëm, ai nuk do t’ju gjurmojë nga mbrapa për të nisur debate me ju. Lëreni vetëm në mërzitjen e tij dhe ai do të dalë prej saj më i butë se më parë. Lejeni atë të shqetësohet. Është mirë për të,s epse është si një lloj ushtrimi mendor për Virgjëreshën. Por kur ta shihni se kjo po ndikon në gjendjen e tij fizike, sugjerojini diçka interesante.

Tani që ju e dini se me cilin keni të bëni, në qoftë se jeni ende e dashuruar me të, mund të prisni një të ardhme të kënaqshme. Ju do të keni një burrë i cili është vigjilent dhe i mirëinformuar, i cili nuk do të presë që ju të jeni gjithë kohës duke ardhur vërdallë me pamje seksi, me një trëndafil në flokë dhe një tjetër midis dhëmbëve.

Ai do të jetë i besueshëm dhe i këndshëm, në qoftë se ju do të jeni me takt në lidhje me gabimet e tij. Ai nuk do të ketë shumë gabime gjithsesi - nëse nuk e quani gabim mënyrën sesi ai e kalon gishtin tregues mbi të gjitha mobiljet çdo natë, duke kërkuar për pluhur. Zakone të vogla si puna e kësaj. Pavarësisht asaj që bën, ju duhet të përpiqeni të mos e bezdisni. Mos harroni, ai nuk është ndërtuar që të përballojë kritikat, siç ua adreson të tjerëve. Mësohuni me zakonin e tij për të kritikuar dhe qeshni me faktin që ai nuk mundet të rrijë pa u marrë me gjërat e vogla dhe të parëndësishme gjatë gjihë kohës. Sapo kjo pakënaqësi dhe bezdisje të eleminohet, ju mund të qetësoheni dhe t’i gëzoheni burrit tuaj besnik dhe të shenjës së Virgjereshës. Ai vërtet nuk është një engjëll dhe nuk ka krahë mbi supet e tij. Por shumica e grave do të jenë xheloze për ju.

Në fund të fundit, sa gra janë të martuara me një njeri punëtor, të pashëm, i cili kujdeset për pastërtinë dhe rregullsinë e shtëpisë, i cili kujtohet për përvjetorët dhe bën mrekulli me bllokun e çeqeve? Sa gra kanë një burrë të zgjuar që vishet mirë, që rrallë del darkave me shokët ose ngatërrohet me gratë e tjera dhe zakonisht është i butë dhe i kujdesshëm? Sigurisht, jo shumë, por ti je një prej tyre!

- Përshtatur nga përshkrimi i karakteristikave të shenjeva të horoskopit sipas Linda Goodman. Publikuar për herë të parë në korrik të vitit 2014/ ndalohet kategorikisht ribotimi.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

What to expect from a Virgo man

Ç'të presësh nga një burrë Virgjëreshë

Can you feel the criticism in the air or not? What distinguishes Virgo men from others?

This man lives almost entirely on a practical level and he does not need the notions of romance books. Of course, the whole problem may be abstract, since it will take quite a bit of effort to establish it in a man-woman relationship in the first place. He's not the type to serenade you under the window at midnight. You will be waiting a long time on your balcony, under the moonlight, until he starts to climb the surrounding railings.

In fact, Virgo men are deeply involved in love during early childhood, but not the Romeo and Juliet kind of love. His main way of expressing this word has to do with unselfish devotion to family, friends, and those who are weaker and weaker than himself. He was born with an instinctive love of work, responsibility and discipline and devotion to those in need. Even the less involved Virgo, who doesn't reach such levels, calls herself a little guilty if she isn't living up to some reclusive ideal.

The kind of love that shows up with dramatic emotions, sentimental promises, tearful declarations, and pure affection not only leaves a Virgo man ice cold, but can scare him enough to leave on the bus or train. nearby outside the city. (Planes are too expensive for him, unless he's really desperate.) There are definitely ways to win a Virgo's heart. Secret way. Aggressive pursuit is not one of them. Neither comes across as flirtatious or sexually attractive, nor even all those creepy flirty moves you've learned.

Virgo people look for quality not quantity in romance and love. Since quality is something they insist on in all areas of life, they have very few true loves and some of these few loves are destined to be unlucky most of the time. Virgo's reaction to such a disappointment is usually to immerse themselves in the hardest job they can find, stay away from society in general, and be twice as careful next time. You will find that you have to use considerable strategy and patience. The main virtue of Virgo is chastity, and he will give it up only for a good reason, or for a very good woman.

Shumë njerëz të shenjës së Virgjëreshës - sigurisht jo të gjithë - mund të jetojnë beqarë shumë më lehtë se çdo shenjë tjetër e zodiakut. Nëse fati u rezervon një jetë në vetmi, ai është i përgatitur ta pranojë atë pa keqardhje të tepërta ose trauma emocionale, kështu që ka shumë meshkuj beqarë të shenjës së Virgjëreshës rreth e rrotull, por gjithsesi gjatë rrugës së tyre të qetë, ata mund të menaxhojnë disa çështje dashurie shumë të brishta.

Edhe pse ai kurrë nuk e shfaq, një mashkull i shenjës së Virgjëreshës mund të jetë një mjeshtër i artit të joshjes me delikatesë. Burri i shenjës së Virgjëreshës është një përzierje e intelektit të mprehtë dhe tokës së ngurtë. Ai mund të jetë mjaftueshëm i veçantë sa për të thyer shumë zemra me flirtimin e tij të ftohtë, por ndjenja e tij kritike- analitike dhe diskriminimi i tij i stërholluar rrallë lejojnë që këto flirtime të shpeshta të lënë arenën platonike.

Mos u përpiqni të luani me të ose ta gënjeni. Ai dëshiron një marrëdhënie të mirë, të ndershme dhe të vërtetë. Ai e di shumë mirë se sa të vogla janë shanset e tij për ta gjetur atë, por ai sërish nuk pret më pak se kaq. Nëse rrethanat ndonjëherë e detyrojnë atë të përfshihet në një situatë jo të pranueshme, ju mund të jeni të sigurt se ai nuk do të mbetet në kthetrat e saj për kohë të gjatë.

Ai është një njeri i vështirë për t’u ndezur emocionalisht. Ai mund të kalojë një kohë të gjatë pa ndier nevojën për një partnere të përhershme. Kjo është e mjaftueshme për t’ju bërë për të qarë në qoftë se ju keni vendosur që ta bëni tuajin atë. Ju do të pyesni veten në qoftë se ai është bërë prej mermeri apo ka lindur pa zemër. Jo, ai nuk është bërë me mermer dhe po, ai e ka një zemër. Bëhuni e durueshme. Po të dini të prisni, do t’ia arrini qëllimit.

Megjithatë, nëse ai vendos se kjo është e vërtetë, ai do t’ia pohojë vetes me thjeshtësi prekëse. Vetëm një këmbë e rrallë mund t’i përshtatet këpucës së qelqit që ka ai. Mashkulli i shenjës së Virgjëreshës është jashtëzakonisht i veçantë.

Pasi ta keni kapur atë, rrallë, për të mos thënë asnjëherë, nuk do të provokojë xhelozinë tuaj, gjithashtu ai do të jetë i vendosur për të kapërcyer çdo problem financiar, problem me të afërmit apo ndërhyrje nga jashtë. Ai do të tregojë forcë të pabesueshme gjatë vështirësive emocionale dhe materiale, për aq kohë sa ju do të qëndroni pranë tij. Ju nuk mund të kërkoni për një partner më të ndjeshëm, më të butë, kur jeni zemërthyer apo të sëmurë fizikisht. Ai nuk do t’ju mbulojë me pará , por do t’i plotësojë shumë mirë nevojat tuaja.

Një mashkull i shenjës së Virgjëreshës është i ndjeshëm ndaj atyre gjërave të vogla të cilat kanë rëndësi për gratë. Ai ka një kujtesë të qartë si kristali dhe ndoshta nuk do t’i harrojë datat e veçanta, edhe pse ai mund të jetë pak i pështjelluar se pse ju mendoni që janë kaq të rëndësishme. Ai nuk do të jetë xheloz pasionant, por meshkujt e kësaj shenje janë posesiv në ekstrem.

Kjo tingëllon si një detaj i vogël për ta përmendur, por është e rëndësishme. Edhe pse ai nuk do të bëjë skena emocionale xhelozie nëse burra të tjerë do të interesohen për ju, posesiviteti i tij i rrënjosur thellë duhet t'ju tërheqë vërejtjen se tashmë do ta humbisni një pjesë të lirisë suaj.

Virgjëreshat janë shumë besnikë dhe ata nuk pëlqejnë të shkatërrojnë familjet, por kur ndjenja e tyre e mirësjelljes, shndërrohet në zemërim, ata nuk do të hezitojnë të ndahen përfundimisht, në sallën e gjyqit. Për ta nuk ka seanca të komplikuara. Çfarë ka marrë fund, ka marrë fund. Mirupafshim dhe paç fat!

Nëse zemra juaj rreh vetëm për këtë mashkull të shenjës së Virgjëreshës, do t’ju sugjeroja që t’i kushtoni rëndësi pasurimit të mendjes suaj. Ata e urrejnë injorancën, budallallëkun dhe të menduarit e cekët, pothuajse po aq shumë sa urrejnë papastërtinë dhe vulgaritetin dhe kjo do të thotë që është shumë. Vajza që do të kapë në “grackën” e dashurisë zemrën e Virgjëreshës do të bëjë mirë që të vishet me mençuri dhe të ketë një mendje të zgjuar nën flokët e saj të mbajtura thjesht, Meshkujt e Virgjëreshës interesohen për gratë që janë të pastra në trup dhe në mendje si dhe që dhe që vishen mirë, por jo që të bien ekstremisht në sy.

Nuk është e thënë që ju të jeni Julia Child (personalitet me famë ndërkombëtare në fushën e gatimit), por kini mirësinë që mos të jeni aq naive sa të mendoni se një burri i kësaj shenje do t’ju lejojë që të ushqehet me ushqime të konservuara. Një grua dembele, egoiste dhe që kërkon vetën të marrë kënaqësi nuk do t’ia dalë dot me një mashkull të Virgjëreshës, edhe në qoftë se ajo është tmerrësisht femërore. Ky është mashkulli i fundit në botë që ju mund të prisni që të jetë duke vrapuar me një vajzë “topless”, edhe pse ai mund t’i japë hua xhaketën asaj, nëse ajo ka ftohtë.

Burrat e shenjës së Virgjëreshës, zakonisht, nuk kanë ndonjë dëshirë të zjarrtë për t’u bërë baballarë. Lloj i tyre i veçantë i egos nuk duket se kërkon fëmijë, për t’u përmbushur emocionalisht dhe njerëzit e kësaj shenje priren të kenë familje të vogla. Megjithatë, sapo fëmija ose fëmijët të dalin në dritë, prindi i shenjës së Virgjëreshës do të jetë jashtëzakonisht i përgjegjshëm. Ai do të kalojë shumë orë me ta duke i mësuar aftësi të ndryshme dhe duke ju transmetuar standardet e veta të larta të sjelljes. Ai do të jetë gjithmonë i gatshëm për t’i ndihmuar me detyrat e shtëpisë dhe ndoshta do të bëjë sakrifica të pafundme që ata të marrin mësime muzike, të shkojnë në kampe verore dhe sidomos në universitet. Një baba i shenjës së Virgjëreshës do ta vendosë theksin mbi intelektin dhe do t’i edukojë fëmijët e tij fort në çështjet e etikës, mirësjelljes dhe qytetarisë së mirë.

 

Një mashkull i Virgjëreshës do të presë që ju të preokupoheni për shëndetin e tij, por edhe ai do të shqetësohet për ju kur të jeni sëmurë. Ai mund të ketë këto luhatjet e humorit, herë pas here, ndoshta edhe shpesh. Por një gjë është e sigurt. Nëse ju e lini atë vetëm, ai nuk do t’ju gjurmojë nga mbrapa për të nisur debate me ju. Lëreni vetëm në mërzitjen e tij dhe ai do të dalë prej saj më i butë se më parë. Lejeni atë të shqetësohet. Është mirë për të,s epse është si një lloj ushtrimi mendor për Virgjëreshën. Por kur ta shihni se kjo po ndikon në gjendjen e tij fizike, sugjerojini diçka interesante.

Tani që ju e dini se me cilin keni të bëni, në qoftë se jeni ende e dashuruar me të, mund të prisni një të ardhme të kënaqshme. Ju do të keni një burrë i cili është vigjilent dhe i mirëinformuar, i cili nuk do të presë që ju të jeni gjithë kohës duke ardhur vërdallë me pamje seksi, me një trëndafil në flokë dhe një tjetër midis dhëmbëve.

Ai do të jetë i besueshëm dhe i këndshëm, në qoftë se ju do të jeni me takt në lidhje me gabimet e tij. Ai nuk do të ketë shumë gabime gjithsesi - nëse nuk e quani gabim mënyrën sesi ai e kalon gishtin tregues mbi të gjitha mobiljet çdo natë, duke kërkuar për pluhur. Zakone të vogla si puna e kësaj. Pavarësisht asaj që bën, ju duhet të përpiqeni të mos e bezdisni. Mos harroni, ai nuk është ndërtuar që të përballojë kritikat, siç ua adreson të tjerëve. Mësohuni me zakonin e tij për të kritikuar dhe qeshni me faktin që ai nuk mundet të rrijë pa u marrë me gjërat e vogla dhe të parëndësishme gjatë gjihë kohës. Sapo kjo pakënaqësi dhe bezdisje të eleminohet, ju mund të qetësoheni dhe t’i gëzoheni burrit tuaj besnik dhe të shenjës së Virgjereshës. Ai vërtet nuk është një engjëll dhe nuk ka krahë mbi supet e tij. Por shumica e grave do të jenë xheloze për ju.

Në fund të fundit, sa gra janë të martuara me një njeri punëtor, të pashëm, i cili kujdeset për pastërtinë dhe rregullsinë e shtëpisë, i cili kujtohet për përvjetorët dhe bën mrekulli me bllokun e çeqeve? Sa gra kanë një burrë të zgjuar që vishet mirë, që rrallë del darkave me shokët ose ngatërrohet me gratë e tjera dhe zakonisht është i butë dhe i kujdesshëm? Sigurisht, jo shumë, por ti je një prej tyre!

- Adapted from Linda Goodman's description of horoscope sign characteristics. Published for the first time in July 2014/ reprinting is strictly prohibited.