Relationships

Burrat apo gratë? Cilët do të humbasin më shumë vende pune për shkak të inteligjencës artificiale

Burrat apo gratë? Cilët do të humbasin më shumë vende

Pushimi nga puna, heqja dorë nga projektet, shkurtimet e vendeve të punës në kompani të ndryshme... Duket sikur pasojat pas pandemisë e kanë kthyer botës përmbys. Më pas, inteligjenca artificiale dhe frika e humbjes së vendit të punës. Të gjitha këto ndikojnë në një stres të përgjithshëm dhe natyrshëm lind pyetja: Cilat vende pune rrezikohen më shumë, të burrave apo të grave? 

Përgjigjen e ka dhënë studimi i McKinsey Global Institute, i cili thekson se: deri në vitin 2030, më shumë gra sesa burra rrezikojnë të humbasin punën për shkak të inteligjencës artificiale dhe automatizimit.

Për sa i përket punësimit në të ardhmen, sipas raportit të MGI, rritja më e madhe pritet të ndodhë në sektorin e kujdesit shëndetësor, një industri që tashmë paraqet një çekuilibër të fortë, me 1.9 milionë vende të paplotësuara (në Shtetet e Bashkuara, por edhe Europë). McKinsey vlerëson se mund të ketë kërkesë për 3.5 milionë vende pune shtesë për ndihmës shëndetësorë, teknikë shëndetësorë dhe punonjës të mirëqenies kudo në botë.

Sa i përket kërkesës për punë në fushën e teknologjisë, mund të ketë një rritje me 23% deri në fund të vitit 2030. Pushimet nga puna në sektorin e teknologjisë kanë ndodhur në masë gjatë vitit 2023, por kërkesat afatgjata për talentet e teknologjisë nuk kanë ndryshuar ndjeshëm, ndërsa ekonomia vazhdon të digjitalizohet. Punëdhënësit në industri të tilla si bankat, sigurimet shoqërore, farmaceutikët dhe kujdesi shëndetësor, po preken nga transformime të mëdha digjitale dhe kanë nevojë për punëtorë të teknologjisë me aftësi të avancuara. Problemi? Profesionet shkencore dhe teknologjike zotërohen më shumë nga burrat.

Burrat apo gratë? Cilët do të humbasin më shumë vende
Foto: FOTO DI EGOR LITVINOV SU UNSPLASH

Sektorët në rrezik

Në rrezik janë punët që nuk kërkojnë kualifikim të arsimit të lartë, kreativitet dhe që priren të jenë shumë të përsëritura. Sipas Washington Post, pozicionet e pushtuara historikisht nga gratë dhe emigrantët janë më të rrezikuarat. Punët me paga më të ulëta tani mbahen nga njerëz më pak të arsimuar, gra etj.

Gratë kanë vende pune në zyrë, në shërbimet ndaj klientit, pozicione këto që po zëvendësohen lehtësisht nga inteligjenca artificiale dhe sistemet e automatizuara, duke reduktuar përkatësisht nga dy deri në 3.7 milionë vende pune deri në vitin 2030.

Humbjet më të mëdha të vendeve të punës në të ardhmen, me shumë mundësi do të prekin këto sektorë që dominohen nga gratë. Sipas studimit, kërkesa për punonjës zyre mund të bjerë me 1.6 milionë vende pune në botë, përveç humbjeve në sektorët e shitjeve me pakicë apo pozicione të tjera si asistencë administrative, arkëtar etj.

Artikuj të sugjeruar:



Burimi: Elle

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Men or women? Who will lose the most jobs due to artificial intelligence

Burrat apo gratë? Cilët do të humbasin më shumë vende

Layoffs, abandonment of projects, job cuts in various companies... It seems as if the post-pandemic consequences have turned the world upside down. Can we say that the worries are over? Not exactly. On one side is the application of technological innovations and the impact of artificial intelligence not only on work, but also on many other spheres of life. On the other hand, the fear of losing one's job.

The answer was provided by the McKinsey Global Institute study, which states that: by 2030, more women than men are at risk of losing their jobs due to artificial intelligence and automation.

In terms of future employment, according to the MGI report, the largest growth is expected to occur in the health care sector, an industry that already presents a strong imbalance, with 1.9 million unfilled positions (in the United States, but and Europe). McKinsey estimates that there could be a demand for 3.5 million additional jobs for health aides, health technicians and welfare workers worldwide.

As for the demand for technology jobs, there could be a 23% increase by the end of 2030. Layoffs in the technology sector have occurred in large numbers during 2023, but the long-term demand for technology talent has not changed significantly as the economy continues to digitize. Employers in industries such as banking, social security, pharmaceuticals and healthcare are being affected by major digital transformations and need technology workers with advanced skills. The problem? Scientific and technological professions are mostly owned by men.

Burrat apo gratë? Cilët do të humbasin më shumë vende
Photo: PHOTO DI EGOR LITVINOV SU UNSPLASH

Sectors at risk

At risk are jobs that do not require higher education qualification, creativity and tend to be very repetitive. According to the Washington Post, positions historically held by women and immigrants are the most at risk. Lower paying jobs are now held by less educated people, women etc.

Women hold office jobs, customer service jobs, positions that are being easily replaced by artificial intelligence and automated systems, reducing between two and 3.7 million jobs respectively by 2030.

The biggest job losses in the future will most likely affect these female-dominated sectors. According to the study, the demand for office workers could fall by 1.6 million jobs worldwide, in addition to losses in the retail sales sectors or other positions such as administrative assistance, cashier, etc.

Suggested Articles:



Source: Elle