
Me një pëlhurë të lehtë dhe të freskët, të zbukuruar me motive delikate dhe vrima karakteristike, ky stil klasik mbetet një ndër më të preferuarit për ditët me diell. Çdo verë, broderia e bardhë kthehet në një detaj të dashur që shfaqet kudo, nga bluzat, te pantallonat e shkurtra elegante dhe fustanet, duke e konfirmuar pozicionin e saj si një trend i pandalshëm sezonal.
Një fustan i tillë është përkufizimi i veshjes perfekte të verës: i rehatshëm, i bukur dhe i përshtatshëm për çdo moment të ditës, qoftë një mëngjes në zyrë apo një darkë pranë detit nën perëndim të diellit. Thjesht nuk ka rast veror ku nuk përshtatet.
Zgjidhni stilin tuaj të preferuar dhe shtoni aksesorë. Na besoni, do dukeni yll. Nëse preferoni diçka më të veçantë, zgjidhni ngjyra të ndezura ose modele që nuk i gjejmë kudo.
Më poshtë gjeni disa nga versionet më të bukura që po shohim këtë sezon.