Showbiz

Bleona Qereti uron personalisht Donald Trump-in nëpërmjet një mesazhi në telefon

Bleona Qereti uron personalisht Donald Trump-in nëpërmjet një

Bleona Qereti e ka shprehur hapur mbështetjen ndaj Donald Trump-it që në kohën kur republikani shpalli kandidaturën, në qershor të këtij viti. Fotoja e publikuar prej saj krah Trump-it është komentuar negativisht nga ndjekësit e Bleonës, pasi sipas tyre, ai ishte racist ndaj emigrantëve dhe myslimanëve, kategori në të cilat bën pjesë dhe këngëtarja.

Por kjo nuk e ka ndaluar Bleonën ta urojë Trump-in për postin e presidentit nëpërmjet një mesazhi privat dërguar në numrin e tij të telefonit, të cilin e ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook: "Urime të përzemërta për fitoren në këto zgjedhje. Një fitore më se e merituar! Kjo është një natë historike për Amerikën. Përshëndetje të ngrohta nga Bleona.”

Bleona Qereti uron personalisht Donald Trump-in nëpërmjet një

Në një intervistë të dhënë kohë më parë, Bleona ka treguar mënyrën si është njohur me sipërmarrësin miliarder në një koncert të dhënë në vitin 2008-të.

“Kam kënduar në një private party për Donald Trump”,- ka thënë Bleona në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, duke i atribuar presidentit të ri të Amerikës një pjesë të sukseseve të saj. “Erdhi më takoi dhe më pyeti se kush isha e si mund të më ndihmonte. Unë e pyeta: ‘A mund të më prezantosh me Timbaland?’ Donald u përgjigj: ‘Kush është ky djalë? Do të thuash Justin Timberlake?’ dhe unë i thashë: ‘Jo,jo! Timbaland – ai që shkruan këngë për Justin! Dua të takohem me të dhe të regjistroj albumin tim.’ Donald filloi te qeshë me të madhe…”.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb