Ndërroi jetë sot, në moshën 52- vjeçare aktori i mirënjohur amerikan Luke Perry. Ndarja nga jeta erdhi më pak se një javë pasi Perry pësoi një goditje masive cerebrale (trombozë).
Artisti u shndërrua në një idhull për mbarë adoleshentët përgjatë rolit të tij si Dylan McKay në seritë televizive "Beverly Hills, 90210" nga 1990- 1995 dhe më pas nga 1998- 2000.


Po kështu aktori ka luajtur edhe në seritë Riverdale apo në "Criminal Minds", "Law & Order: Special Victims Unit" dhe "Will & Grace".
Raportohet se Luke vdiq i rrethuar nga miqtë dhe familjarët, saktësisht nga fëmijët Jack dhe Sophie, e fejuara Wendy Madison Bauer, bashkëshortja Minnie Sharp, e ëma, gjyshi, motra dhe vëllai.