Metropolitan

Benny Blanco shfaqet me gjysmën e kokës të rruar dhe rrjeti po zien

Interview_March-2025_Selena-Gomez-benny-blanco_7_web-2-scaled.jpg

Benny Blanco u bë sërish qendra e vëmendjes në rrjetet sociale, këtë herë për një transformim drastik të flokëve që i la fansat të habitur. Producenti muzikor, i njohur edhe për lidhjen e tij me Selena Gomez, u shfaq fillimisht në një video promocionale për linjën e kujdesit të flokëve të Jennifer Aniston, ku flokët e tij kaçurrela të mbledhura bisht morën menjëherë vëmendjen e publikut.

Tg5-B9Nqz.webp

Shumë ndjekës komentuan se pamja e re i shkonte më shumë dhe madje sugjeruan që ai të ndryshonte modelin e flokëve. Por vetëm pak ditë më vonë, Blanco u shfaq në emisionin “GOAT Talk” me një model flokësh krejtësisht ndryshe: gjysma e kokës e rruar dhe gjysma tjetër me kaçurrelat e tij karakteristike.

Pamja e pazakontë shkaktoi reagime të shumta në internet, me disa që e quajtën një eksperiment të çuditshëm dhe të tjerë që dyshuan menjëherë se diçka nuk shkonte. Shumë përdorues vunë re detaje të dyshimta pranë veshëve dhe qafës, duke pretenduar se bëhej fjalë për një maskë.

akM7R80l5.webp

Dyshimet rezultuan të sakta. Grimerja Lili Eve konfirmoi më vonë se “look-u” i Benny-t ishte krijuar me një kapuç profesional për një set fotografik të revistës Complex. Ajo madje u argëtua me reagimet e publikut, duke pranuar se pjesa më qesharake ishte fakti që shumë njerëz besuan se ai kishte rruar vërtet gjysmën e kokës.

Flokët karakteristikë të Benny Blanco janë ende aty, ndërsa transformimi dramatik ishte thjesht një iluzion i realizuar me mjeshtëri.

w217x3lYZ.webp

REELS

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️

Gjatë një seance në parlament ku po flitej për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, deputeti Reichardt nisi ta ndërpriste dhe t’i ndërhynte asaj gjatë fjalimit. Kathrin Gebel ndaloi fjalimin, u kthye nga ai dhe i tha tekstualisht: “Zoti Reichardt, klitori ka 10,000 mbaresa nervore dhe ju përsëri jeni më i ndjeshëm se ai!” Ky reagim i papritur “shokoi” sallën dhe u shpërnda me shpejtësi në Instagram e TikTok. Njerëzit në rrjet e kanë quajtur si një nga replikat më epike dhe të shpejta (comeback) në politikën gjermane kohët e fundit.