Me rastin e ditëlindjes së tij, Bora Zemani mendoi të surprizonte të atin përmes një tatuazhi në sup. “Surpriza ime për babin! Grada e kolonelit! (Grada e fundit që ai mbajti, në gati 30 vite punë si oficer i Forcave të Armatosura Shqiptare),” shkroi Bora në Instagram.
“Tani do të jetë në supin tim përjetë. Një tatuazh i vogël, me kuptim të madh për mua. Të dua ba’!” vazhdoi ajo më tej.
Por siç duket, i ati nuk e priti aq mirë surprizën, të paktën në fillim. “Surprizën nuk e priti dhe aq mirë. Në fillim u tremb nga tatuazhi i kuq, nga tortura që i kisha bërë vetes e që kushedi kur shërohej ajo plagë e madhe gjithë gjak,” shtoi moderatorja.
Megjithatë në vijim, i ati, momentalisht përgjegjës i Muzeut të Forcave të Armatosura, e kuptoi që ishte tatuazh me ngjyrë të kuqe dhe e shijoi surprizën.
E meqë jemi te tatuazhet, ju lëmë në shoqërinë e tatuazheve më të çuditshëm që kanë bërë shqiptarët, nga Joker te Ali Pashë Tepelena.