Metropolitan

As letra e motrës nuk e bind! Brooklyn Beckham: Gjithçka ishte për show!

brooklyn-beckham-nicola-peltz-2023-met-gala-012026-98278d99ce554caab0110953b37b06ee.jpg

Përçarja brenda familjes Beckham duket se është larg fundit. Pas ceremonisë ku David Beckham u nderua me një yll në Hollywood Walk of Fame, motra e vogël e Brooklyn, Harper Beckham, u fotografua teksa mbërrinte në shtëpinë e tij në Beverly Hills për t’i lënë një letër.

Megjithatë, sipas përfaqësuesve të Brooklyn Beckham dhe bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, gjesti nuk ishte aq spontan sa u paraqit në media. Në një deklaratë të fortë për shtyp, ata pretenduan se vizita ishte organizuar për show.

“Fakti që fotografët ishin aty në momentin kur letra u dorëzua tregon gjithçka. Ishte një skenë e kuruar për kamerat”, u shpreh përfaqësuesi i çiftit.

cruz-beckham-pokes-fun-victoria-dancing-amid-brooklyn-drama-5-1769039079027.webp

Harper, 14 vjeç, mbërriti në pronën e vëllait të saj pak orë pasi kishte marrë pjesë në ceremoninë e nderimit të David Beckham, ku ishte e shoqëruar nga nëna e saj Victoria Beckham dhe vëllezërit Romeo dhe Cruz. Mungesa e Brooklyn në këtë ngjarje të rëndësishme familjare u vu re menjëherë.

Në të njëjtën kohë, Brooklyn publikoi në rrjetet sociale foto që tregonin se ndodhej në New York, duke marrë pjesë në një festival kulinarie, gjë që shpjegon pse nuk ishte në shtëpi kur Harper shkoi për ta takuar.

cruz-beckham-pokes-fun-victoria-dancing-amid-brooklyn-drama-4-1769039306888.webp

Pavarësisht tensioneve, gjatë fjalimit të tij emocionues në ceremoninë e Hollywood Walk of Fame, David Beckham falënderoi publikisht të katër fëmijët e tij.

“Fëmijët e mi janë arsyeja pse zgjohem çdo mëngjes”, tha ai, duke shtuar se shpreson që një ditë ata t’i sjellin nipërit e mbesat pranë yllit të tij në Hollywood.

Marrëdhënia mes Brooklyn dhe familjes së tij është përkeqësuar ndjeshëm muajt e fundit. Në janar, ai deklaroi publikisht se nuk dëshironte kompromis, duke këmbëngulur se po “qëndronte për herë të parë në jetën e tij në mbrojtje të vetes”.

c6495add477fadc18d349c64945b6094.webp

Ai ka pretenduar gjithashtu se familja e tij ka ndërhyrë vazhdimisht në marrëdhënien me Nicola Peltz dhe ka akuzuar prindërit se kanë ndikuar në mënyrën se si historia e tyre është paraqitur në publik. Një nga episodet më të komentuara mbetet edhe pretendimi se Victoria Beckham u tërhoq në momentin e fundit nga realizimi i fustanit të nusërisë së Nicola-s, duke e detyruar atë të zgjidhte një stilist tjetër.

REELS

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️

Gjatë një seance në parlament ku po flitej për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, deputeti Reichardt nisi ta ndërpriste dhe t’i ndërhynte asaj gjatë fjalimit. Kathrin Gebel ndaloi fjalimin, u kthye nga ai dhe i tha tekstualisht: “Zoti Reichardt, klitori ka 10,000 mbaresa nervore dhe ju përsëri jeni më i ndjeshëm se ai!” Ky reagim i papritur “shokoi” sallën dhe u shpërnda me shpejtësi në Instagram e TikTok. Njerëzit në rrjet e kanë quajtur si një nga replikat më epike dhe të shpejta (comeback) në politikën gjermane kohët e fundit.