
Pas publikimt nga disa media shqiptare të një bisede në orët e vona të natës midis Afërdita Dreshaj dhe reperit Agon Amiga, ku thuhej se ata të dy kishin një lidhje të fshehtë, ka ardhur edhe reagimi i këngëtares. “Me keqardhje konstatoj se imagjinata dhe dashakeqësia e gazetarëve shqiptarë kanë tejkaluar çdo limit, deri dhe në shpifjen e publikimin e fakteve të gënjeshtërta,” ka shkruar ajo në Instagram.
“Biseda e publikuar sot mes meje dhe kolegut Agon Amiga, është e gjitha pjellë e fantazisë së sëmurë të disa njerëzve që duan me çdo kusht të dëmtojën imazhin tim (ne jemi vetëm kolegë shumë të mirë),” është shprehur Afërdita.
Në bisedat e publikuara nga mediat, shihet se reperi i shkruan Afërditës se nuk do të flejë në krevat pa të teksa shkëmbejnë fjalë të përzemërta. Mediat spekulojnë se është pikërisht kjo marrëdhënie me Afërditën që ka qenë edhe shkaku i ndarjes së Agon Amigës nga bashkëshortja ndërkohë që thuhet se edhe Afërdita po tradhëton të dashurin, gjë që mesa duket e ka bërë zakon.