Historia Ime

Histori të frikshme

2 Gusht 2015

Histori të frikshme

Letra 1
Pershendetje anabel jeni vert nje faqe qe ndjek me shum ne fb nga postimet gjitha sa per temen paranormale mua me ka ndodh.Te kercesh me nje Engjell...

Kjo histori me ka ndodhur mua personalisht para 2 vjetesh. Zakonisht te premteve kishim 2 ore dhe shkonim ne pub te tere si klase sepse na pelqente shume musica.pasi kisha 1 ore e 30 min qe kerceja(sigurisht duke bere dhe pushim)shkoj te ulem.ne banak te pubit vura re qe ishte nje goc shume e bukur.aq e bukur sa te gjithe cunat filluan ta ftonin per kercim,madje dhe e qerasnin me pije po ajo i refuzonte si ftesen dhe pijet.kishte ardhur vetem.une po e shikoja por nuk e di se cfare me bllokoji ne moment qe ta ftoja dhe une ne kercim.po e shikoja me vemendje kete goce.per cudi dhe ajo smi hoqi syte per rreth 2 min.befas cohet qe nga banaku dhe afrohet drejt meje.me nje ze shume te embel me thote : -Vura re se kercenit shume bukur dhe kisha deshiren te kerceja me ju.gjate gjithe kohes mbante nje pal syze te bardha.dhe une sigurisht qe e pranova.pasi kercyem per disa min(me thone te drejten kercente vertet bukur)doli nje kenge e qete.dhe ne vazhduam perseri te kerceninm bashke.kur preka duart e saj ,i kishte shume te ftohta.mendova se nga te ftohtet qe ishte perjashta dhe si dhashe rendesi.kur filluam te kercenim me thote mu be qejfi qe kerceva perseri me ty.ai qe ke qene ke mbetur.kujdes ne te ardhmen sepse nje goc qe ti do lidhesh do te bej qe ajo lidhje ne fillim do jete si ne perralla pastaj do vuash shume prej saj,ashtu sic ke vuajtur pas dashurise tende te pare qe isha une.ne fillim ngela pak i hutuar.sepse smbaja mend te kisha kercyer me nje goc aq te bukur si puna e saj aq me teper te lidhesha.ne ate moment del nje kenge qe une e kam pasur shume perzemer.ka qene ermal fejzullahu -cika nga tir.dhe per here te pare e kam kercyer me te dashuren time te pare por qe pas nje aksidenti vdiq. Dhe ne kete moment me thote kjo goca: -E mban mend ? kenga jon, ne moment kam ngel pa fjale sepse u kujtova qe ka qene e dashura e pare qe une e kam dashur shume.dhe me tha sa here qe te me kujtosh mua.une do te dal ne endrrat e tua,dhe aty do te cmallemi. Fjalet e saj dolen ne lidhje me ate gocen e lidhjes tjeter. Vertet ne fillim ishte gjigande fare si lidhje me pas kaloi gjithe ai gezim ne hidherim.arsyet jane personale.kisha kercyer me engjell qe kurr sdo ta harroj. Ju lutem me besoni sepse eshte gjeja me e bukur qe me ka ndodhur ne jete..............

Letra 2
Mirembrema! Sapo lexova temen e sotme vendosa te ndaj me ju nje histori te vertete. Kjo histori èshtè e vertet dhe ka ndodhur para 7 vitesh ne Tropoje saktesisht ne Trezhnjevè.Ktu ka jetuar nje grua me emrin Bora dhe njihej si nje grua shtrige.Ajo vdiq nga nje semundje e cuditshme.7 vite pas vdekjes sè saj djali i vet u gjet i vdekur ne perrua ku ishte nisur per te shkuar tek gjyshi dhe vellai i vet i madh qe ishin tek nje fushe pak poshte perroit duke kositur bar.Gjyshi dhe vellai i vet thane se e kishin degjuar duke bertitur me te madhe 'Oj nanè bre' dhe kishin shku atje nga erdhi zeri,pra tek perroi.Aty e kishin gjetur te shtrire me duart e kryqezuara ne kraharor e gjithe njolla te zeza ne trup qe ishin shenja duarsh por vetem me 9 gishta.Bora nena e vet kishte 9 gishta.Gjyshi dhe vellai i vet para se ta varrosnin shkuan te Tyrbja e Dervish Luzhes e pyet Dervishin se si ka mundesi me i pas ato shenja duarsh me 9 gishta.Dervishi u tha se shpirtin e tijna e ka henger nena e vet Bora.U tha qe ta varrosnin ne nje varr druri dhe mos me e fut ne dhe po me e len mbi dhe.Ata ashtu bene.Qe ate dite varri esht akoma aty te'varret e mira' sic i thon ne Tropoj vendit ku varrosen njerzit dhe gjithashtu thone se shpirtin e tijna e henger nena e vet.Kjo histori eshte e vertet pasi une e kam pare varrin e drurit se jam vet nga Tropoja nga fshati i Trezhnjeves dhe varri eshte pikrisht te 'varret e mira'.Kete histori e kam mesuar veren qe kaloi kur shkova per pushime dhe kur shkova tek 'varret' per te pare gjyshen pashe kete varrin prej druri pak te vecuar nga te tjeret dhe kur me tregoi gjyshi spo me besohej.Kisha frike me kalu nga perroi prej historise qe sapo kisha degjuar..

Letra 3
Mirmbrema e dashur Anabel. Me qe tema per sonte ishte per fantazmat apo shpirtat,atehere po tregoj dhe un historine time,qe nuk e di askush tjeter,pervec meje dhe 3 vajza te tjera,qe e kemi perjetuar. Un kurre nuk kam besuar ne fantazma apo shpirtra,deri vjet ne Tetor. Vjet ne Shtator un bashk me 3 shoqe po kerkonim per shtepi me qera ne Tirane (na qe jemi ne shkoll te lart)...cuditerisht ne ate periudh kohe ishte e veshtire te gjeje se ishte vone. Nje dite duke kerkuar ne gazet sic po beja 13 dit rrjesht,gjeta nje shtepi 2+1 sic e kerkonim dhe 10 min nga shkolla jone. Shkuam e pam dhe e morem. Ne fillim nuk kishte ndonje problem por gjithcka nisi nga fillimi Tetorit kur u shperngulem te gjitha ne shtepin e re.Nje nat sapo u shtrim me shoqen e dhomes,nje zhurem si dicka qe plaset ne mur u degjua,u cova hapa driten dhe nje send i vogel qe un e kisha ne dritare ishte ne tok,perball dritares,dhe dritarja ishte ne distanc nga ne qe ta prekte kush. Nga ajo nat cdo nat tjetr nga ora 3:00 e nates fiks,nje cant rrobash qe e kishim mbi dollap binte ne tok,sikur e shtynte dor njeriu. Un tek muri i krevatit tim kisha ca figura te ngjitura me flutura,dhe ato te nesermen gjendeshin mbi tavolin,i mblodhem dhe i flakem te gjitha dhe sa u kthyem ne shtepi nje flutur ishte mu ne mes te shpise,aty na iku truri. Gjendja u be shume keq,sa nuk rrinim dot ne shtepi.Gjithashtu ne fillim kur e pastruam shpin kur sapo erdhem,brenda kishte shume flutura te ngordhura dhe te gjalla. Sendet ne shpi levisnin,si tavolina apo librat etj. Degjoheshin naten zhurma dyersh qe hapeshin,ne mendonim mos ishin vajzat ngjitur na qe ishim dy ne nje dhom dhe dy ne tjetren,edhe ato mendonin mos ishim ne. Pas shume makthesh ne ate shtepi,un dhe shoqja ime e dhomes u larguan nga fillimi Dhjetorit. Ne pyesnim te zotet e shpise nese shpia ka pasur ndonje histori apo dicka e tille por ata gjithmon,ndronin mhb. dhe nga komshijnt moren vesht qe aty kushdo qe ka ardhur ka ikur brenda muajit. Ne me shoqet mblodhem ca info dhe u perpoqem ti jepnim shpjegim gjith kesaj.Pra,zonja e shpise quhej Flutura dhe punonte ne sauk ne spitalin e aborteve dhe qe i braktisnin aty,dhe me pare ajo bente aborte dhe ne kushte shpie per disa qe e benin abortin fshehuras. dhe menduam mos vall ne ate shtepi,jetojn shpirtra te ndonje femije apo gruaje qe ka humbur jeten gjate abortit.Me falni se e zgjata shume,por smund te lija ndonje gje pa e then. E di qe disa nuk besojn,as un,por pas asaj qe kalova besoj se shpirtrat na rrethojn,nga njerez te dashur apo jo. Anonim tlutem se ktu fjalori ska komente pozitive.

Letra 4
Nuk dua te tmerros njeri, por une kam pare disa shpirtra dhe ndjej prezenca te akullta dhe sikur fryn ere prane meje. E ndjej qe ka dicka qe me veshtron, edhe macja nga frika futet poshte krevatit ose ndron dhome! Nje nate po shikoja nje film, dhe pasi mbaroi po i hidhja nje sy fb-ut. Kur shoh....macja po lozte e mu duk dhe motra aty. Por jo!! Sishte motra squint emoticonishte nje fantazem! Me pa duke qeshur dhe u zhduk... O mamiiii...o motraaaa hic kto... Ishin ne gjume! Dhe i rash shkurt meqe kisha frike te ngrihesha e te vrapoja, mora mamin ne telefon se motra e mban pa zile. U ngrit mami nga gjumi si e trudhosur qe vajta une te krevati im ..ndryshe aty do rrija gjithe naten ahahah. Me ndodh disa here kjo gje ndaj dhe mamaja eshte mesuar me te njejtin avaz. Vendosa kshu te kerkoja te nje liber nje formul magjike per te qetesuar situaten...por hic. Eshte si tip dhuntie. Cdo nate fle me abazhur ndezur dhe lexoj formula latinisht per te larguar shpirtrat negativ dhe laj shpine nje here ne jave me uje dhe kripe per te purifikuar energjite e keqija perreth. Dhe dicka te fundit, nese shiheni ne pasqyre per disa minuta me vemendje, ju ndihmon per dhimbjen e kokes.  naten e mire dhe mbani dritat ndezur...se dihet kush ju vjen ne krevat. Mua nje here donte te me kapte nje fantazem per te bere seks...por kjo eshte histori tjeter!  a n o n i m

Letra 5
Prshendetje anabel,nje nate pas sms time te pare kur  ju tregova per ate 'problemin tim te vogel' ne lidhje me  'out of body' dhe e theksoj 'out of body' jo out of mind tongue emoticon...  Me ndodhi dicka tjeter...Por para se te filloj me kete histori dua tju  theksoj se kto nuk jan endra dhe as gjendja 'sonambel' (pasi nuk ngriem fizikisht naten por 'spiritualisht'ose  quajeni si te doni... Termi i perdorur esht'astral travel'...

Ju kerkoj ndjese qe e zgjata me shpjegimet por e bera qe te jeni me te qarte....

Pra sic thash nje nat pasi ju tregova pak per kete problemin tim ndodhi prap...kete here po jua them me detaje....Po flija gjume dhe po shifja nje ender te frikshme dhe per shkak se u tremba u zgjova...hapa syte dhe kuptova se isha ne paralize totale(ndodh kur trupi esht ne gjum dhe mendja zgjuar)ne ate moment me pulsuan veshet fort dhe nje vibrim me kaloi ne gjithe trupin...Ngrita me forc koken kembet duart dhe u shkeputa nga trupi im fizik...shkova deri te dera e dhomes dhe ktheva koken nga krevati...pash veten time qe 'flinte' top fare....Dola nga dhoma ime dhe vendosa te beja nje xhiro neper shpi ..hyra n cdo dhome dhe i pash te gjithe teksa flinin.. Te dhoma e vllait bera nje zhurem me qellim per te vertetuar experiencen time ...dhe pash qe i doli gjumi .. Pas ketij veprimi dola ne koridor por nuk ishte koridori im ishte nje koridor gjigand i bardh (dyshemeja,muret,tavani)dhe kishte shume njerez por ishin me ndryshe nga ne (shume me te gjate) ...ne ate turme dallova nje engjell dhe ndjeva siguri kur e pash keshtu qe vendosa ti afroesha ,por nje qenie tjeter qe dukej djallzore m kapi nga dora dhe nuk po me leshonte... Engjelli u afrua dhe me kapi doren tjeter dhe iu drejtua ksaj 'qenies' tjeter. :-leshoje,(ai nuk regaoi keshtu qe engjelli i tha persru:-te thash leshoje ...nuk ke pune me kte..pasi ai ma leshoi doren,engjelli me mori ne krah dhe po fluturonte permes koridorit dhe per pak koridori u zhduk dhe ishim ne nje hapsire boshe...mbaj mend qe ndjeja nje arome super te kendshme ,magjepse,qe nuk e kisha ndjere kure me pare ne jeten reale.. nejse teksa fluturonim u gjenda prap ne dhomen time ,vetem after trupit tim,dhe per pak,brendaa trupit,por isha akoma ne paralize,me zuri frika keshtu qe mendova "zgjohu-zgjoh"...u zgjova dhe ndjeja nje ngacmim ne shpatull ,shkova prane pasqyres dhe pash shenja gishtash,kjo ishte prova me bindese per mua,qe ajo qe perjetova nuk ishte fantazia ime...

Letra 6
Persa i perket temes me historit e frikshme. Dua te tregoj nje histori e cila eshte nje enderr qe me ndjek dhe sot e ksaj dite.  666 Jetoja ne nje pallat 6 katsh, dhe ne enderr me shfaqen, perpara pallatit 6 vdekje, dhe mbrapa tij 6 dasma. Mbaj mend kur u zgjova ate dit ishte data 6 por nuk me kujtohet muaji apo viti, kam qen shum i vogel.  Perse them qe edhe sot edhe kesaj dite me ndjek kjo enderr, eshte sepse, ne llogaritje qe bej, ndoshta ne pune apo ne ndonje llogaritje qe un dua te bej, me del numri 666.66. Ne nje bilete autobuzi me ka ren 666 dhe inicialet e emrit tim.  Mbaj mend edhe ne karten time te kreditit njeher nga transfertat dhe levizjet e bera, shuma ishte 666.  Nuk dua te besoj se eshte e rastesishme apo e pa qellimshme, por as nuk i friksohem, duket sikur eshte nje numer me fat per mua, deri sa ta zbuloj vertet se cfar vertet me lidh me kte numer. Anonim te lutem.

Letra 7
Pershendetje!  Ngjarja qe dua te tregoj me ka ndodhur personalisht para disa muajve. Kisha disa dite pushime dhe preferova ti kaloja ne vendlindje me familjen. Pas nje dite te kendshme ne ajrin e paster te bjeshkeve, me bie qe rruga prej afersise se pyllit deri ne hyrje te fshatit ta bej vetem, thuajse 2 km, ora rreth 22:00 e mbremjes. Pergjithesisht jam njeri qe nuk frikesohem naten. Pasi bera nja 5 minuta, me therret dikush, i cili u afrua. I dhashe doren dhefilluam te ecim se bashku ne drejtim te shtepise, ishte nje banor i zones. Ne hyrje te fshatit u ndam secili per ne shtepi te tij. Sapo arrita ne shpi i tregova nenes se me ke isha takuar. Ajo menjehere shtangu, kujtoi se po beja shaka. Gjate bisedes me tregoi qe personi ne fjale, i cili kisha udhetuar une per gati gjysem ore, kishte dy muaj qe kishte vdekur, dhe meqe kisha kohe qe nuk shkoja ne shpi nuk isha i informuar.  Une kisha udhetuar, bashkebiseduar, qeshur e madje madje kisha ndjere nxehtesine e duarve te tij, tatalisht prej njeriu, por e kishte muaj qe kishte vdekur. Qe nga ajo kohe shoh shume enderra, ai njeriu me del gjithmone, por cuditerisht mjaft i qete dhe asnjehere me makthe te frikshme. Faleminderit per vemendjen! 

Letra 8
Mirmbrema Anabel ! Dua te tregoj edhe un nje histori timen rreth ketyre gjerave. Ishim nji nat vere duke ndenjur jasht me familjen edhe papritur dikush me telefonon edhe largohem paksa nga njerezit .Telefonata zgjati rreth gjys ore dhe kur e mbylla te tjeret kishin hyr Brenda sepse kishtee filluar te frynte nje ere e ftoht por un se kisha ven re. Kur kthehem per te ik Brenda degjoj nje ze te zymte qe me therriste ne fillim mendova se mu duk mua por ai ze vazhdonte te therriste emrin tim,ktheva koken e tmerruar edhe pasht nje hije gruaje kishte flok te zi te gjatt sy te kuq edhe fustan I bardh I grisur ne fund e pis,me zgjati doren e vazhdonte tu afronte,sinqerisht u tmerrova,ika me vrap Brenda dhe qe at nat e shoh shpesh ne enderr,ka raste gje zgjohem edhe ajo esht aty. Postoje nese do.Anonim te lutem.

Letra 9
Une punoj inxhinier dhe na kishte derguar firma te nje fshat i thelle malor ne Puke, per ujesjelles. Mirepo ishin rruge ku s'kalonte makina dhe duhej te ecje ne kembe per shume ore. Kryeplaku qe do te merrej me mua me tha te flija tek ai, se rruga e kthimit per te makina ne xhade ishte larg, por kisha nje parandjenje te keqe te flija tek ai se jetonte vetem me gruan ne nje shtepi me gure e cati te prishur, ne mes te asgjese. Eca ne kembe por ngaterrova rrugen e filloi te erresohej. Marr keto shoket ne celular qe te me orientonin por me thane qe isha ngaterruar aq keq sa me shkurt me binte te flija te nje kishe qe ishte aty afer. Thane qe do me mirembante prifti. Shkoj por prifti s'ishte aty dhe dera e kishes hapej me nje te shtyre. Futem brenda se s'kisha nga ia mbaja, kisha frike nga kafshet e egra dhe shtrihem ne dysheme qe te fle gjume. Por kur u erresua aty s'kishte drite dhe u be situate shume e frikshme. Edhe jashte kishte me shume drite prej henes. Megjithate e bera zemren gur e mbylla syte, por sa do me zinte gjumi degjova sikur po hapte dikush deren me shume ngadale, se kerciten menteshat. Pyeta kush ishte por s'u pergjigj njeri dhe zhurma e deres ndaloi. Ndenja pa folur e mbajta frymen, e dera filloi prape zhurmen kerr-kerrr. U cova me vrap, shtyva deren dhe nje hije e zeze, a njeri, a ari, nuk e di c'ishte, me shtyu fort, me hodhi ne toke dhe pastaj iku me vrap. Une u cova dhe ika me vrap mes erresires ku te me conin kembet, se isha dhe zbathur se kisha hequr kepucet qe me vrisnin. Rreshqita padashur ne nje rreke a lume, dhe me dukej se po te kaloja matane s'do me ndiqte ajo hija. Mirepo duke ecur ne uje ndieva me kembe sikur po shkelja trupa njerezish, barqe e duar e kembe. bera te kthehem por te bregu mbrapa pashe ate hijen qe me priste keshtu qe vazhdova para duke ecur mes atyre qe te kembet ndiheshin si trupa. Dola matane e njoha shtegun e kthimit per te kryeplaku. Vrapova mes erresires, vetem me driten e henes. M'u bene kembet gjak deri sa arrita te shtepia e tij ku ishte me gruan. Me pyeti c'kishte ndodhur dhe i thashe qe kisha ndaluar te kisha per te fjetur. Sa thashe ashtu, gruaja e tij bertiti e vuri doren te goja, i shpetoi nje psheretime frike. Me pyeti kryeplaku nese kisha pare gje dhe i thashe qe me ndoqi nje hije. Me tha qe andej nga ajo zona ai vendi quhej i mallkuar dhe ishin zhdukur shume njerez. Me pyeti pastaj nese kisha pare gje te perroi, por i thashe jo. Me shtroi te flija por s'me zinte gjumi se kisha frike dhe prej kryeplakut. Ne mengjes nuk me besonin shoket kur shkova t'i takoj.

Letra 10
Mirmbrema anabel.hera e pare qe ju shkruaj po tema e sotme me rikujtoi nje histori qe e kam perjetuar vete. Ishte shtator i vitit 2001 dhe sapo kishte filluar shkolla.si zakonisht u shtrime per te fjetur dhe un vetem ne dhomen time.ne oren 5 e gjysem te mengjesit(detajet i mbaj mend sh mir) me del gjumi i trembur dhe perball shof oren dhe ngjitur me te nje dore te shndritshme blu dhe 5 rrathe qe e rrethonin.u ngjit nga dyshemeja dhe u zhduk ne tavan.dukej sikur kalonte neper mure.kthehem nga ana tjeter dhe i mbuluar nga djerse te ftohta nuk vura me gjum ne sy deri ne mengjes.diku pas ores 7 bie dera,ishte komshiu posht i cili na lajmeron per vdekjen e nenes se tij te semure.(dhoma e saj ishte pikerisht posht times) dhe kur mami e pyet kur ndodhi ai thote:ne 5 e gjysem\6 pa çerek.....di njeri te ma shpjegoje ça kam pare ate nate???? Flm nqs e poston...anonim te lutem

Letra 11
Anabel pershendetje .. do ju tregoj dhe un historin time .. tek urgjenca n fier 1 nat na sollen dike q kishte ber aksident dhe per fat t keq nk arriti dot gjall n spital !!! Na ora 3 e nates sic e kishin len n krevat t vdekur dhe prisnim q t vinin njerzit e tij q ta mernin ai u ngrit na krevati dhe filloj t hecte neper spital !!! T gjith jemi habitur menduam se u ngjall.dhe ai ra sa shkoj tek dera e spitalit !! Q ate nat jam trembur shum ..dhe nk kam ndejtur me turni nates !!!

Letra 12
Prsh anabel  Kjo qe po shkruaj esht histori e vertet Njera nga shoqet kishte ditelindjen dhe me shoqerin vendosim te shkojn me ndonje disko ishte ora rreth 22:30 Shum mir po ja kalonim ku papritur tgjith dritat fiken xmuzika jo n pist shfaqet nje grua e veshur me t bardha ajo dhe rrobet e saj sikur shkelqeni kishin efekt ndricimi ajo qendroi n kemb pa levizur fare dhe koken e mbante ulur kjo zgjati rreth 1-2minuta dhe m pas ajo u zhduk gjithcka u kthy n normalite ne fillim besum se mund te ishte ndonje mashtrim te lokalit asnje nga njerzit si vun re tgjith kerceni...na ora 2 vendose te largoheshim dolem prej lokalit dhe ecem drejt makinave ato na del prap kjo gru u tmerrum shoqen e kisha shum afer meje ajo filloi ti fliste hijes duke i then mami nuk mungove n ditlindjen time si gjithmon pran  Mami i saj kishte 3 vjet qe kishte vdek  Anonim ju lutem

Letra 13
Mirmbrema. Une do te shkruaj per nr 12. Ky nr me mua mua u lidh qe ne kohen kur isha 12 vjeç. Hipnotizova mesuesen ne nje ore mesimi. Ishte si te thuash ngecje kohe. Per 12 sekonda ngeca kohen dhe isha i vetmi ne klase qe levizja. Pas kesaj doja ti tregoja te gjitheve por nuk e bera se askush nuk do ta besonte. Kur po u ktheja ne shtepi hapa deren dhe shoh disa njerez te huaj ne shtepi . Pak me vone mora vesh qe shtepia ime po shitej. Theksoj qe ate dite ishte data 12. Pas ketyre nje nate me bllokohet trupi papritur, isha i shtrire dhe nuk levizja dot asnje gisht, nuk flisja , vetem nxirrja lot. Sapo hyri nata e 12 korrikut , shkoi ora 12 e nates. Me derguan ne spital , me shtrine ne krevat dhe me bene dy serume ne dy duart. Pas nje ore cohem dhe po shikoja numrat e krevateve prane meje. Pashe 8 , pastaj 9 ,me tutje 10 , duke rrotulluar koken per se mbrapshti vura re se une isha shtrire ne 12-ten. E pashe numrin dhe mu duk sikur me pershendeti. Me vinte te qeshja dhe njekohesisht edhe inat. Nje vit pas kesaj ngjarje pikerisht ne nje tjeter date 12 , me arrestuan dhe me futen ne nje qeli e cila mbante nr 12. Edhe ora ishte 12. Aty qendrova 12 dite dhe me derguan ne nje tjeter qytet. Atje ishte kamp dhe normalisht nuk kishte si te ndodhte ndryshe edhe atje me futen ne dhomen nr 12. Isha stervitur me kete nr tashme dhe nuk me benin pershtypje shume gjera. Pasi u lirova mora vesh qe gjyshi ishte semure. Shtepia e tij ishte mbushur plot me njerez kur shkova une. Pasi e pashe gjyshin shtrire u cova per te ikur dhe i thashe njerezve se ai 12 dite jete kishte, keshtu qe duhet te pergatiteshin. Ai vdiq fiks pas 12 ditesh dhe ky gjysh kishte lindur ne date 12. Pas 3 vjetesh semuret gjyshi tjeter . Nuk i thash gje njeriut se isha lodhur,por e dija qe ai do vdiste me date 12 dhe ashtu ndodhi. Edhe ky gjysh kishte lindur ne date 12. Nuk mbaj mend më sa e sa gjera te tjera me kane ndodhur me kete nr, por e di qe dikush ka dashur te me zgjoje nga jeta e te beja dicka per "Ate",por jam i pafuqishem ta kuptoj e ta shpjegoj. Sot e kam tatuazh dhe te gjithe me pyesin se ckuptim ka

Letra 14
Mirembrema Anabel...Meqe te gjithe po tregojne historite e tyre edhe une po them timen.. Vitin e kaluar,ne korrik apo gusht isha ulur me shoqen time jashte shtepise e po flisnim me njera tjetren..Shpejt pa kuptuar kishte shkuar ora 11 e 30 apo 12.Ajo ishte bere vone dhe me tha ta shoqeroja deri tek gjysma e rruges e pastaj shkonte vete ne shtepi..U nisem.Shkuam deri diku dhe une aty degjoj nje ze ,kthej koken dhe shoh nje grua plake te veshur me te zeza qe qante e ulur ne gur..i thashe shoqes time po ajo me tregonte krejt te kunderten..ajo shihte nje djale te vogel te veshur me te bardha qe qendronte ulur..U tmerrova..mendova se po tallej po ajo ishte serioze..Aty ngriva direkt ..isha bere gati te shkoja atje e te shihja,per nje moment mu duk nje qetesi e madhe,shoqja me terhoqi per te vazhduar rrugen dhe pas disa minutash leviza dhe lotet me lagen syte..Isha teper e frikesuar ..sapo arritem te shtepia e saj nuk doja te ikja me ,qendrova atje dhe ne mengjes u nisa per ne shtepine time me friken perseri te asaj ngjarjeje dhe shpresen se s'do ndodhte me.. Shume mbase nuk e besojne ,do tallen apo do qeshin,po une.. qe per pak do me ndalonte zemra..une e di c'frike ndjeja dhe ndjej.Anonim te lutem.

Letra 15
Ishte viti 1997 dhe shkova ne varreza te varri i shokut qe vrane teksa po pinte kafe me mua ne lokal. Isha shume i merzitur sepse kisha dale fshehurazi, sepse ai qe vrau shokun tim donte te me vriste dhe mua por s'na vrau dot te dyve, shpetova. Hera e pare qe dilja nga shtepia dhe dola ne te ngrysur, qe te mos me njihnin, se qytet i vogel. Por ishte aq qetesi sa s'po me ikej nga varri, rrija shihja foton. Duke ndenjur ulur se si me ze gjumi e naten vone me zgjon bezdia e nje mize tek faqja. Bej ta heq me dore por pastaj ndjej qe me ishin mbushur sqetullat gjithe krimba, me rreshkisnin tek koka, brenda tek kofshet e tek pantallonat. Me kruhej gjithe trupi e bertita fort nga neveria, mirepo sapo bertita une papritur nga cdo varr aty rrotull u degjuan te bertitura si njerez qe trembeshin e iknin me vrap nga varret, si hije, nga frika e te bertitures sime. Ika me te katra e s'e ktheva koken pas.

Letra 16
Mrb Anabel mora shkak nga ai djali i "12" per te shkrujt jo se kam histori te njejte me te por skam ndermend te mbush mendjen e njerezve per tcuar foto te tatoove qe tme besojne..Se di se si ti cuaj kto qe kam par po para ca muajsh ndoshta nje gjysem viti nje nate cohem per te pir uje por mbaj gjithmon nje gote uje aty afer krevatit per te tilla raste.Pasi pi ujin behem gati per tu shtri kur dgjoj papritur nje ze qe mtherriste ishte pak a shume peshperime ze i ulet.Ne fillim si kushtova rendsi mendoja mos ishte vllai meqe e ndaj dhomen me te por ku shoh te krevati i tij ai po flinte..Njs sa behem per tu shtrire prap kur ai ze me therret prap e disa hije te zeza pash.Ishte vertet e tmerrshme.Ashtu sic po mendon shumica prej jush tanu edhe un mendova mos ishte enderr por te nesermen ne mengjes ne pjese te ndyshme te trupit pash shenja te kuqe ne forme rrethi qe edhe sot i kam e nuk me jan hequr.Naten

Letra 17
Me ka ndodhur ne qershor te ktij viti. Isha vetem ne shpi ishte mengjes ora diku 10 dhe po flija. Se si ne 1 moment ndjeva qe dora trupi me ishte mpir komplet dhe nuk i levizja dot. Syt i kisha pak si te hapur. Tentoja ti hapja po si hapja dot. Pak a shum isha si ne gjendje droge. Nderkoh neate gjendje te mpir ndjej sikur kalon dicka dhe me vjen pas e me thrret ne emer. Ne ate moment me ne fund clirohem hapa syt dhe ktheva koken direkt skishte asgj. U tmerrova. U ngrita me vrap nga krevati e skam fjetur me. Kisha dhe frik te rrija nr shtepi. Ma postoni dhe anonim te lutem

Letra 18
Mirbrema Anabel .Anonim. Kur isha i vogel kisha nje qen fshati.Kisha dal ne fshat dhe tek nji shesh po rrija e degjoja muzik me kasetafon te vogel.Papritur nuk mund te levizja dhe po me dilte gjak nga hundet.Qeni po lehte ndersa un isha shum i friksuar.Nuk dija ca te beja.Nuk kuptoja gje.Pastaj qeni me kafshoi te dora e majte te parakrahu.Me kputi 1 cop mish dhe e hengri.Un po filloja te levizja pak nga pak.U ngrita ne kemb dhe grisa bluzen,e lidha te parakrahu.gjaku pushoi dhe mua plaga per cudi nuk me dhimbte. Plaga pak nga pak po mbushej me dukej sikur mishi po rritej.Ndejta per rreth 30 min atje sa mora veten dhe u nisa per ne shpi.Qeni nuk po me ndiqte.I vajta pran dhe po e ledhatoja.Qeni me lepiu doren dhe me pas ngordhi.U cudita dhe po filloja te qaja.Por u cudita me shum kur vura re qe gjaku qe me doli nga syt u be lot.I tromaksur vajta ne shpi dhe tregova ngjarjen.Nuk me besonin por kur pan qenin e ngordhur dhe plagen te dora ime e besuan. I ka ndodhur nje shokut tim e kam par personalisht plagen dhe qenin

Letra 19
Mrb Anabel.. Historia qe mua me ka trembur me ka ndodhur para 1 viti me sakt veren e vitit te kaluar.. Ishte nate dh t gjith ishim ne gjum nrm se ishte shm von, kur nderkoh qe po flija ndijeva nje dor qe me ka shtrenguar shpatullen x disa minuta me pas ndijeva nje frymemarrje afer veshit.. Sinqerisht nk e di a ka qen realiteti apo thjesht imagjinata ime Anonim tlt..

Letra 20 
Nuk e di nese isha cmendur pas kam qen vetem 12 vjece kur flija naten e degjoja zhurma. Shtrihesha dhe normalisht deren e dhomes e mbyllja degjoja zhurma karrigesh, te perplasura, sikur hynin nr banjo e hapnin dushin ( pasi dhoma ime esht ngjitur me banjon) pastaj sa hapja deren e kaloja andej cdo gje pushonte. Ishte vertet tmerr. Tani kam frik te flej vetem ne dhom me duket sikur ka hije. Anonim te lutem

Letra 21
Pershendetje anabel. Historia ime konsiston ne nje nate te rreth dy apo tre viteve me pare. Isha me pushime bashke me familjen, dhe si shume persona, edhe une nuk ndihesha rehat me shtratin e ri. Ne nje moment kur po qendroja me fytyre nga tavani, ne trup ndjeva nje peshe qe sa vinte e forcohej. Nuk mund te levizja, madje as te flisja. Ajri siper meje po merrte ngjyre te bardhe e te turbullt, derisa kjo turbullire u kthye ne imazhin e nje gruaje te bardhe me floke te shpupuritur e me dhembe te gjakosur. Duart e saj ishin mbi fytin tim dhe ajo ulerinte. Sa me shume ulerinte aq me shume me ikte gjaku. Doja te bertisja e sbertisja dot. Ajo ulerinte dhe nga dhembet i kercenin pika gjaku qe me binin mbi fytyre. Sa vinte e zbehtesia e saj forcohej, po ashtu dhe sasia e gjakut ne gojen e saj. Ne ato momente me ra te fiket besoj. U zgjova ne mengjes dhe i tregova familjes per kete qe me ndodhi por nuk e besuan dhe menduan se ishte thjesht nje enderr e keqe. Por ne fskt eshte e vertete sepse dhe shkenca e pranon kete lloj halucinacioni. Anonim ju lutem

Letra 22
Mirmbrema Anabel. Dua dhe une te tregoj nje histori jo qe me ka ndodhur mua por dikujt shume afer meje. Eshte histori e vertet. Nje familje qe jetonte ne periferi te tiranes nje nate pasi rane ne gjume, babai ngrihet per ne tualet dhe kalon njeher tek dhoma e djalit pasi djali zbulohej naten dhe duke qen se ishte dimer ta mbulonte mos ftohej. Kur hyn ne dhomen e djalit shikon nje vajze me nje fustan te bardhe qe ferkonte koken e djalit. Sapo vajza e pa babain u ngrit ne kemb dhe thjesht i tha shttt duke vendosur gishtin tregues tek buzet. Babai i hutuar nga ajo qe pa shkoj te zgjoj gruan. Kur te dy shkuan tek dhoma e djalit vajza tundi koken dhe u zhduk. Mbas tre ditesh djali vdiq si pasoj se e zuri korenti. Shume njerez i than qe nuk duhet te tregonte sepse ajo ishte nje shpirt i mire. Ji betohem qe eshte histori e vertet pasi ma ka treguar vete babai i djalit.

Letra 23
ersh Anabel. Desha tju tregoj dhe un nje histori.Bashk me tre shoqet e mia ikim ne Budva ca dit.Pas nje dite te lodhshme dhe udhetimi fjetjen e kishim ne Ulqin..Na ze gjumi me heret se ditet e tjera kishim mar nje vil druri dy goca ne nje dhom dy ne tjetren.Ne oren 02:59 me del gjumi,mar telefonin dhe shkoj te dhoma shoqeve tjera.U shtanga komplet,njera nga gocat ishte e shtrir jasht normales e ngritur pak si ne ajer durt te perthyera dhe kembet po ashtu,me fytyr nga tavani koka e perkulir dhe goja shum e hapur.U troqa mbrapsh me kapi frika fillova tu qajt dhe zgjoj dhe shoqen me te cilen po flija.Edhe ajo kurr e pa u friksua shum e fillum tu qajt nuk guxonim me leviz.Dritat u fiken.Pas 10min degjoj zerin e saj ku thot o zotttt, cohemi te dyja shkojm ta shofim por ishte tu fjet normal.E zgjojm shoqen nga gjumi dhe ja tregojm por ajo filloi te qesh dhe nuk na besoj..Ishte e frikshme ju betohem. Anonim te lutem

Letra 24
Anabel Pershendetje! Do tregoj nje histori qe i ka ndodhur mamit tim para 5 viteve nk kishte dite perendije mos qante ne shtepi shikonte nje grua me te zeza qe vertiteshe ne shpi dhe diten dhe pa gje tkeqe mami na thoshte pa ju trembur syri ne nk kuptonin ishim tvogla ateher por trembeshim ndersa ne nate mamit i "iku" mendja ose thjesht ishte e trembur dhe vertiteshe neper shtepi duke qare dhe babi duke i erdhur mbrapa dhe duke e qetesuar kontrollonte neper dollapet e shpis se thoshte esht fshehur ajo gruaja , varrezat e qytetit i kemi afer shpis dhe mamit i ishte shfaqur ajo gruaja ne mes te nje varri te hapur ja bente me dore kerkonte tshkonte tek ajo po babi e ndaloi . Vjen ne dhomen time dhe tmotres qante siper kokes tone un ndjeva dhe tha sa mir qe u zgjove erdha tju mbroj se ajo gruaja rrinte nfund tkembeve tua tshikonte ne ato momente per pak sa nk me pushoi zemra por prap e kontrollova veten qe mos e frikesoja mamin dhe kshu me radhe na u be si rutine cdo nate degjonim mamin duke qare dhe vertitur neper shpi derisa u sherua se ishte zaptuar nga ajo grua . Faleminderit nese e poston!

Letra 25
Pershendetje Anabel! Perpara disa vitesh isha ne fshat tek kusherinjt,atyre u duhej te largoheshin dhe une me zonjen e shtepise dhe me kusherinjt e tjere moshatare mbetem vetem . Ishte pasdite duke u erresuar dhe zonja e shtepis doli te merrte disa gjera jashte nderkohe qe degjonte nje grua e cila i therriste me emrin e saj,ajo mendoi se isha une dhe erdhi ne shtepi por ne fakt nuk isha une, doli serisht ne dera dhe ne erresire e degjonte zerin ta therriste por njekohesisht e degjonim edhe ne. Te trembur po rrinim bashke dhe ne xham u degjua disa trokitje per 10-20 minuta. Ne nuk ju pergjigjem pasi ishim tej mase te trembur!