Që kur hyri për herë të parë në rrjetet sociale, Dafina Zeqiri e ka shprehur vazhdimisht se idhulli i saj është kengëtarja Aaliyah. Dafina shpesh ka postuar video dhe foto të Aaliyah-s e cila u nda nga jeta në një aksident ajror në vitin 2001, kur kosovarja jetonte në Suedi dhe ishte vetëm 12-vjeç.
Gjate karrierës se saj të shkurtër artistike, Aaliyah korri një sukses të jashtëzakonshëm me hite si "Try Again,"One In A Million", "More Than A Woman". Ajo gjithashtu interpretoi në filmin e njohur "Romeo must Die" si dhe "Queen of the Damned".
Aaliyah ka shitur 52 milion kopje në gjithë botën dhe konsiderohet si 'Princesha e R&B” dhe "Mbretëresha e pop-it urban". Ajo është renditur nga Billboard e nënta, si artistja më e suksesshme femër e R&B për 25 vitet e shkuara dhe e 27-ta në renditjen e artistëve më të mirë R&B në historinë e muzikës.
Albumi i saj i parë me producent R.Kelly "Age Ain't Nothing but a Number" shiti 3 milion kopje në Shtetet e Bashkuara. Ajo ka bashkëpunuar me producent të njohur si Timbarland dhe Missy Elliott për albumin e saj të dytë "One in a Million", që shiti 3.4 milion kopje në Shtetet e Bashkuara dhe mbi 8 milion në gjithë botën.
Aaliyah Dana Haughton lindi më 15 Janar 1979 në Brooklyn, New York dhe humbi jetën tragjikisht në moshën 22-vjeçare bashkë me 8 persona të tjerë pasi avioni i tyre u përplas në Bahamas, kur ktheheshin nga xhirimet e këngës “Rock the Boat”. Artistja ka qënë e martuar me R Kelly në vitet 1994-1995.
Ja disa prej hiteve të këngëtares së famshme: