Wiwid Howat, blogerja e mbuluar me shami

Njihuni me 26-vjeçaren muslimane që zotëron blogun e saj të modës.

Nga Jolinda Levonja ~  Read in English
Shikoni fotot e tjera!    v      

26-vjeçarja Wiwid Howat është blogerja e modës që e pasuron veshjen me shami, për të treguar me krenari përkatësinë e saj fetare. Prej 3 vitesh ajo jeton në Sydney por është lindur dhe rritur në Indonezi. Përmes llogarisë në Instagram dhe blugut të saj, Wiwid kërkon të transmetojë mesazhin që edhe gratë muslimane mund të jenë moderne, të kenë një stil të çuditshmë veshjeje dhe një jetë me aventura e jo domosdoshmërisht të jenë të nënshtruara.

Instagrami i saj #thegirlbeneaththeheadscarf numëron mbi 20 milion ndjekës dhe nuk janë vetëm vajzat që e ndjekin sepse vlerësojnë stilin e saj por edhe emra të njohur nga bota e modës apo stilist që i propozojnë gjithmonë për bashkëpunime duke qënë se blogerja jo vetëm që vesh veshjet më në modë por krijon edhe vetë.

Burimi: Girl Power

Artikuj të ngjashëm