Filmi ‘Burrneshat’ një bashkëpunim shqiptar, kosovar, italian, zvecerian dhe gjerman ka marrë çmimin prej 25 mijë € në festivalin e filmit Tribeca. Por, ajo çka është më e rëndësishme sesa vlera monetare e çmimit, është prestigji i tij.
Nora Ephron ka qënë një gazetare, eseiste, shkrimtare, noveliste, producente, regjizore dhe blogere e njohur. Ajo njihet më tepër për komeditë e saj romantike si ‘When Harry Met Sally’ ‘Sleepless’ apo ‘Silkwood’ për të cilat ka qënë e nominuar tre herë për shkrimin më të mirë.
Në filmin me regji të Laura Bispurit kanë luajtur aktorët kosovarë Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj përkrah emrave të njohur si Alba Rohrëacher, Emily Ferratello apo Lars Eidinger. Në role të tjera janë aktorët shqiptarë Flonja Kodheli e cila ka luajtur në filmin francez ‘jashtë mureve’ dhe Bruno Shllaku i njohur për filmat ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’ etj. Juria është shprehur se filmi tregon respekt për audiencën dhe prek temën e shtypjes dhe gjinisë në një mënyrë që ata se kishin parë më parë.
Ky film ka qënë në garë me filmat ‘The Adderall Diares’ me protagonist James Franco dhe regjizore Pamela Romanowsky, ‘Dixieland’ me regji të Hank Bedford, ‘Men go to battle’ me regji të Zachary Treitz, ‘Franny’ me regji të Andrew Renzit dhe protagonisht Richard Gere etj. Filmat garonin për kategorinë ‘World Narrative Feature Competition’.
Filmi është bazuar në romanin e Elvira Dones ‘Hana’.
Ky nuk është i vetmi çmim që merr filmi me bashkëproduksion shqiptar, në fillim të muajit Prill ‘Burrneshat’ rrëmbeu çmimin ‘Firebird Award’, i cili është kryesori në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hong-Kong për filmbërësit e rinj.
Një film tjetër, ‘Virgin Mountain’, produksion i Danimarkës dhe Hollandës ka marrë plot tre çmime sikurse edhe ‘Bridgend’ me po aq të tilla.
Burimi: TribecaFilm