Health

Cili është çrregullimi nga i cili vuan Fedez

Cili është çrregullimi nga i cili vuan Fedez

Përmes një postimi në rrjete sociale, Federico Lucia – i njohur më së shumti si Fedez – rrëfeu për ndjekësit se është diagnostikuar me një sëmundje, në dukje jo të lehtë. Ndonëse reperi nuk dha detaje të mëtejshme për sëmundjen, intervistat e mëparshme mund të zbulojnë më shumë informacion për gjendjen e tij.

“Më kanë gjetur diçka që quhet demielinim në kokë. Jam në rrezik të sklerozës së shumëfishtë,” tha Fedez në vitin 2019 në “La Confessione” në kanalin Nove në Itali.

Në Instagram së fundmi, Fedez tha se për fat të mirë gjendja është zbuluar në faza të hershme. Ai shtoi se ka lexuar histori të njerëzve të tjerë të cilat i kanë dhënë forcë.

Demielinimi ndodh kur mielina, e cila është veshja mbrojtëse e qelizave nervore, pëson dëmtime. Kur kjo ndodh, mund të shfaqen probleme neurologjike. Jo të gjithë preken në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, disa simptoma janë shumë të zakonshme, si për shembull: humbje e shikimit, probleme me fshikëzën ose zorrët, dhimbje nervore e pazakontë dhe lodhje.

Nervat janë një pjesë kyçe e funksioneve të trupit, kështu që një gamë e gjerë simptomash mund të shfaqen kur nervat preken nga demielinizimi, duke përfshirë: mpirje, humbja e reflekseve dhe lëvizjet e pakoordinuara, shikim i turbullt, marramendje, probleme me kujtesën, dhimbje etj.

Skleroza e shumëfishtë është një gjendje autoimune që sulmon trurin, palcën kurrizore dhe nervin optik. Ka katër drejtime kryesore të sëmundjes që parashikojnë se sa shpejt do të përparojë. Simptomat më të zakonshme janë: lodhje ekstreme, probleme me shikimin, probleme me lëvizjen dhe ndjesi shpimi gjilpërash, djegie ose ndjenja të tjera të çuditshme.

Kjo gjendje nuk ka kurë, por medikamentet mund të zvogëlojnë simptomat. Plus, ka shumë trajtime dhe teknika për t'i mbajtur ato nën kontroll. Diagnostikimi në fazë të hershme ndihmon shumë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

What is the disorder that Fedez suffers from

Cili është çrregullimi nga i cili vuan Fedez

Through a post on social media, Federico Lucia - better known as Fedez - confessed to followers that he was diagnosed with a disease, seemingly not easy. Although the rapper did not provide further details about the illness, previous interviews may reveal more information about his condition.

"They found something called demyelination in my head. "I am at risk of multiple sclerosis," Fedez said in 2019 on "La Confessione" on the Nove channel in Italy.

On Instagram recently, Fedez said that fortunately the situation was discovered at an early stage. He added that he has read stories of other people which have given him strength.

Demyelination occurs when myelin, which is the protective covering of nerve cells, is damaged. When this happens, neurological problems can occur. Not everyone is affected in the same way. However, some symptoms are very common, such as vision loss, bladder or bowel problems, unusual nerve pain, and fatigue.

Nerves are a key part of body functions, so a wide range of symptoms can occur when nerves are affected by demyelination, including: numbness, loss of reflexes and uncoordinated movements, blurred vision, dizziness, memory problems, pain etc.

Multiple sclerosis is an autoimmune condition that attacks the brain, spinal cord and optic nerve. There are four main directions of the disease that predict how fast it will progress. The most common symptoms are: extreme tiredness, vision problems, movement problems and tingling, burning or other strange sensations.

There is no cure for this condition, but medications can reduce the symptoms. Plus, there are many treatments and techniques to keep them under control. Diagnosis at an early stage helps a lot.