Le ta harrojmë për pak variantin e ri të Covid-19 dhe problemet e tjera të vërteta të botës sepse interneti për momentin, ka një shqetësim më të madh: dyshen Donald-Beatrix që në fakt, dashje padashje është ~treshe~, për shkak të historisë së tij me Bora Zemanin.
Çfarë është duke ndodhur?
Askush s'e di tamam veç Donaldit dhe Beatrix-ës, por në shtëpinë e Big Brother-it, ditët e fundit flirtimet mes tyre janë më të qarta se asgjë tjetër. Krejt papritur, diçka lindi dhe dyshja janë bashkë pjesën më të madhe të kohës, por ishte një lojë e Big Brother ajo e bëri më të qartë kiminë mes të dyve.
View this post on Instagram
Banorët, të ndarë në çifte duhet t'i përgjigjeshin disa pyetjeve pikante, ose në të kundërt duhet të pinin alkool.
"Cili nga banorët të tërheq më shumë seksualisht?"- e pyet Beatrix Donaldin dhe ky i fundit pa ju dashur të thotë emrin e saj, i jep dorën, për t'i treguar se është ajo.
View this post on Instagram
Kaq u desh që njerëzit të revoltohen! Eshtë një lojë e dy banorëve ose jo, duket se fansat e Borës dhe Donaldit pas takimit aq romantik të fillimit, i janë kthyer kundër këtij të fundit dhe Beatrix, duke e quajtur si "lojë të shëmtuar" që "penalizon fitoren e Donaldit". Madje, kishte dhe prej tyre që refuzonin ta besonin dhe aluduan se në vend të Donaldit është Romeo dhe se e gjitha është një lojë.
Disa prej komenteve ishin këto:
1.
2.
3.
4.
Nga ana tjetër, kimia mes tyre është ndjerë dhe nga banorët e tjerë brenda shtëpisë. Papritur, të gjithë mendojnë se nëse në shtëpinë e famshme duhet të ketë një çift ata janë Donaldi dhe Beatrix.
Vieë this post on Instagram
View this post on Instagram
Të gjithë opsionet rreth kësaj historie mund të jenë të vërteta, por vështirë për t'u ndryshuar mbetet zemërimi i fansave Donald-Bora, që duken mjaftueshëm të shqetësuar për ta kapërcyer një ngjarje si kjo.
- ‘Jam vetëm’: Bora flet për deklaratën e Donaldit
- Bora Zemani na siguroi të gjithëve që e mori dhuratën e përvjetorit nga Donaldi
- Bora Zemani flet për takimin në ‘Big Brother VIP’: ‘Kam shumë pikëpyetje’
- Puthje dhe përqafime: Përballja emocionuese e Borës dhe Donaldit në Big Brother VIP!
- Big Brother VIP: Hyrja e papritur e Bora Zemanit brenda shtëpisë!
- ‘Jam vetëm’: Bora flet për deklaratën e Donaldit
- Bora Zemani na siguroi të gjithëve që e mori dhuratën e përvjetorit nga Donaldi
- Bora Zemani flet për takimin në ‘Big Brother VIP’: ‘Kam shumë pikëpyetje’
- Puthje dhe përqafime: Përballja emocionuese e Borës dhe Donaldit në Big Brother VIP!
- Big Brother VIP: Hyrja e papritur e Bora Zemanit brenda shtëpisë!