TV Mania

Lori Hoxha zbulon disa nga personazhet VIP që janë kontaktuar për në ‘Big Brother’

Shkruar nga Anabel

1 Tetor 2021

Lori Hoxha zbulon disa nga personazhet VIP që janë kontaktuar për

Në një intervistë për Top Albania Radio, Lori Hoxha, producentja e “Big Brother VIP”, preferoi të mos zbulonte emrat e personazheve VIP të cilët do të jenë pjesë e shtëpisë së famshme, megjithatë zbuloi disa prej atyre të cilët janë kontaktuar.

Lori konfirmoi se disa nga personazhet e kontaktuar janë: Rudina Dembacaj, Arjola Demiri, Romeo dhe Donald Veshaj, Semi Jaupaj, Rozana Radi, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Ema Andrea, Bleona Qereti, Alex Seitaj, Paloma, Fatma Haxhialiu, Roza Lati, Mihrije Braha, Sabiani, Orgesa Zaimi. Ajo u shpreh se nga lista në vijim, disa prej tyre janë pjesë e “Big Brother”.

Përsa i përket përzgjedhjes, Lori tha:

“Ne në fakt kemi qenë shumë të hapur për të kontaktuar shumë personazhe VIP. Nuk kishim asnjë specifikë në kokë që ky do të jetë apo kjo duhet të jetë. Kemi disa tipologji personash që donim të kishim brenda, për të përçuar mesazhet e duhura edhe për të pasur një spektakël me thënë të drejtën. Për këtë pjesë është kujdesur shumë stafi i kontentit [përmbajtjes] dhe stafi i patentës së ‘Big Brother’. Ata kishin disa indikacione se çfarë realisht duhet të ketë ‘Big Brother’ ose personazhet që futen brenda në ‘Big Brother’. Kështu që ka pasur nga ata që kanë thënë ‘po’ dhe kemi disa personazhe aty brenda që realisht jam e lumtur që i kemi.”

Në vijim shtoi:

“Kriteri i parë i përzgjedhjes ishte që të kishin një njohje në publik. Sigurisht që kemi pasur indikacione shumë të saktësuara nga grupi i ‘Big Brother’ në Hollandë. Ne kemi kontaktuar shumë. Nuk donim të bënim selektime personale. Në fakt, unë vetë kam qenë shumë e distancuar nga përzgjedhje e personazheve, sepse duke qenë dhe personazh publik vetë, nuk dua të influencohem nga pëlqimet e mia ose jo. Stafi ka kontaktuar një grup të madh personazhesh. Ne duam të kemi karaktere të forta, njerëz që i qëndrojnë një mendimi të caktuar, janë një model i mirë për shoqërinë, kanë një lloj talenti dhe i përkasin një industrie të caktuar në Shqipëri.”

Në një komunikim me ndjekësit në Instagram, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se të gjithë banorët VIP do të zbulohen natën e parë të spektaklit, të martën më 5 tetor.

MOS I HUMBISNI