Social Buzz

Facebook e dinte se Instagrami ishte toksik për adoleshentët, por zgjodhi ta injoronte!

Shkruar nga Anabel

18 Shtator 2021

Facebook e dinte se Instagrami ishte toksik për adoleshentët, por

Facebook e dinte që vajzat e reja ishin nën presion që të dukeshin perfekte në Instagram, shpesh duke dëmtuar veten në këtë proces dhe madje duke menduar edhe për vetëvrasje. Por gjiganti i mediave sociale nuk bëri asgjë për t'i adresuar këto çështje, zbulon një raport i ri.

Sipas dokumenteve të siguruara nga The Wall Street Journal (WSJ), Facebook ishte i vetëdijshëm për problematikat që prej vitit 2019 dhe platforma e dinte se "Instagram po e përkeqësonte "çështjen e imazhit të trupit për një në tre vajza adoleshente

Depresioni i lidhur me Instagramin

WSJ pretendon se Facebook, i cili bleu Instagramin në vitin 2012, injoroi raporte me të dhëna si "13% e adoleshentëve britanikë dhe 6%  adoleshentëve amerikanë kishin dashur të vrisnin veten dhe një pjesë e rëndësishme e burimit të depresionit të tyre ishte Instagrami.

Ndër zbulimet në dokumente, të cilat janë pjesë e një sërë komunikimesh të brendshme në Facebook të shqyrtuara nga WSJ, thuhet:

"Adoleshentët fajësojnë Instagramin për rritjen e shkallës së ankthit dhe depresionit ... Ky reagim ishte i papritur dhe i qëndrueshëm në të gjitha grupet. Disa aspekte të Instagram përkeqëojnë njëri-tjetrin për të krijuar një stuhi të përsorur."

Ndërsa Facebook pretendon se siguron një platformë të barabartë për mbi tre miliardë përdoruesit e tij, në realitet kompania e mediave sociale krijoi një sistem për të përjashtuar përdoruesit e profilit të lartë, siç janë të famshmit, gazetarët dhe politikanët nga disa ose të gjitha rregullat e përmbajtjes së tij.

Pesë prezantime u bënë mbi çështjen e shëndetit mendor në mesin e përdoruesve të Instagram, pasi anketuan mijëra njerëz dhe vëzhguan grupet e fokusit. Studimet zbuluan se problemet e shëndetit mendor në mesin e audiencës më të re të Instagram nuk ishin të natyrës së përgjithshme, ato ishin specifike për aplikacionin e shpërndarjes së fotografive.

Në njërin nga slide-t e prezantimeve, ekipi kërkimor i Facebook thekson se çështja e "krahasimit social" ishte më e keqe në Instagram sesa ishte në platformat e tjera.

40% e audiencës së Instagram është në grupmoshën 22 vjeç ose më pak, sipas WSJ. Rreth 22 milionë adoleshentë vetëm nga SHBA regjistrohen në Instagram çdo ditë.

Burimi: CNBVT