Historia Ime

Përjetime paranormale

13 Shkurt 2015

Përjetime paranormale

Letra 1
Hello anabel. Si fillim dua te theksoj qe me terheqin kto historit paranormale dhe me kan ndodhur edhe me pare kur isha ne mosh te vogel por kjo e vitit te kaluar sma merte mendja qe do me kapte aq ne befasi. Ishte mesi i nates, ne dhomen time qetsi totale dhe errsir.. kshu si pergjumesh kthehem sa andej ktej neper krevat dhe sapo gjej rehati dhe gati per tmu mbyllur syt, befasisht me shfaqen dy ftyra si monstra qe me afrohen dhe bejn disa zhurma te cuditshme.. Un uleras me gjith forcen e shpirtit dhe kthehem nga ana e murit. Ne at moment po me merej fryma dhe prap e pse isha e trembur kthehem prap per tpar se mendova mos ishte ndonje halucilacion por, me shfaqen perseri dhe un n'at moment ashtu duke mu mar prap fryma ngrihem nga krevati dhe dal zbadhur n'oborrin e shpis. Ne at moment pash qenin tim dhe e thrras qe tvinte tek mua por ai nuk levizte e mshifte drejt e ne sy dhe dukej sikur ishte shum i friksuar ne at moment o nga mua ose mos ka ndjer pranin e dickaje mbrapa meje. Pastaj, shkoj te shtrihem prap dhe me ze gjumi.. kur zgjohem pyes familjen qe si ka mundsi qe sme keni degjuar mbreme se kam uleritur me tmadhe por asnje nuk kishte degjuar gje dhe mthan qe je fiksuar kot se ka qen thjesht nje enderr. Un jam shum e sigurt qe ishte e vertet cdo gje qe ndodhi pasi dhe kembet i kisha akoma me dhe ngaqe sic thash dola zbathur. Jam shum e sigurt qe ishte reale.

Letra 2
Anabel, Ne lumin Osum te Beratit kishin 1 muaj qe beheshin punime per rregullimin e shtratit pasi vit per vit krijonin permbytje.mirpo naten Fadromat dhe kamionat i parkonin afer lumit pasi do punonin perseri diten tjeter. Dhe firma qe kish mar tenderin per punimet kish punesuar nje roje te ruante mjetet naten. Nje te premte roja sheh nje hije si nje femer shum shum e bukur dhe i thoshte eja dhe i dergonte puthje me dor. I hutuar zbriti dhe filloi ta ndiqte. Ne nje moment Hija filloi te hynte ne lum dhe i thoshte eja. Ky shkon dhe sa fut kembet ne uj ndizen dritat e kamionit Hija u zhduk dhe komplet pjesa ujit aty afer u be e kuqe si gjak.diten tjeter shkon direkt ne xhami i trembur takon Imamin dhe i tregon historin. Ky i fundit e keshilloi qe mos tja tregonte askujt pasi ndryshe do ikte nga mendja. Kaloi nje periull kohe ky ja tregon historin gruas pasi nuk ndihej i qet. Ne te gdhire e shoqja vuri re se burri i saj sillej cuditshem e cuan perseri tek imami ai e njohu menjeher dhe u tha qe as zoti nuk mund te bej gje ne ket rast.dhe ua shpjegoi. Dhe sot e kesaj dite ishkreti esht i cmendur dhe me vjen shum keq sepse e kam komshi.

Letra 3 Mirembrema, ka qene darke rreth ores 21 kur isha duke pare televizor. Ne ate kohe mu ne ne dritare nje shoqja ime qe ishte semure rend me kancer. Ishte veshur si me te bardha floket i kishte rregulluar dhe mu shfaq fare pakez. Ndodhi cdo gje shume shpejt kishte ne dore nje kreher dhe si u shfaq u largua. Ne ato momente me vjen nje sms nga motra e saj. Me shkruante e humben E...Shoqja nuk kishte as disa minuta qe kishte vdekur. Nuk e di cte them po mua kjo ngjarje me ka ngelur ne mendje .Nuk besoj ne shpirtra apo keto gjera, di vetem qe ajo mu shfaq.

Letra 4
Anabel te lutem postoma..esht dicka qe ka ndodhe ne familjen time kto dite dhe kemi ngelur te shokuar..nuk ka gje per tu trembur por skuptojm cfare ishte..!sikurse neve na ka vdekur babai para 5 vitesh..e gjithmon betohemi per te apo lutemi per te..nejse..nipi im dmth djali i motres erdhi ne it tek neve dhe filloi te merej me gjera te pista madje ta pinte dhe vet..arriti deri aty sa qe e pinte cdo dite..kjo ish shume e rend per motren tone gjithashtu dhe per ne qe i rrinim mbi koke dhe si benim dot gje qe ta ndalonte pirjen..motra ime nga shqiperia i nis nje sms vellait dhe i thot un po shkoj te varri babit dhe do ma nxjerresh djalin ne tel qe te betohet qe zdo ta pi me dmth para varrit por me ane te tel..vellai ne ate moment i kthen pergjigje i thot ok ..do flasim pa merak..mir i thot motra kur te jeni bashk me thoni qe te vete...si perfundim vellai fik celularin e shtrihet te fler ne kohe dreke ..ne moment motres i vete ne cel nje sms nga nr vellait e i thot ik te varri e mer ne tel qe te bej betimin.. ..motra mer vellain ne tel telefoni fikur ..vellai po flinte..mer me von e i thot motra pse ma fike a me the qe te vija..vellai i thot te thash do flasim..ste thash te vesh..motra ngeli ne vend..i thot kshu kshu sms yte..vellai i betohej i thosh ca po thua ste kam nis gje..jemi habitur per ate sms ..si u shkruajt ashtu ..nga kush?..un dhe sot se besoj ku motra dhe vellai bien ne konflikt me mendimet e tyre..te thuash qe dikush mund te ket prekur tel e vellait ..se thua dot pasi ai e mban me pasuord tel e nipi ate dite sish aty...nuk dim cfare te mendojm!!!

Letra 5
Mirmbrema kjo tem beri qe ne memorjen time te rikthehej nje pjes nga perjetimi qe kam kaluar kur isha 10 vj.pas vdekjes se halles time babi ime u semur shume dhe nuk leviste nga shtrati ato kohe dhe duke qen se tel nuk kishim dhe une duhet te veja nga shpija tek shpija e gjyshes dhe me nxitim ku frika se isha vec femije , pas nje dite ishin 40 e halles.kalova ne nje rruge qe kishin vdek shume njerez.nga mezi rruges degjoj thjesht nje te perplasur une qe me perplasi makina ne koken ne trotuar dhe aty kam par veten dhe shpirtin tim, une qe isha ne toke dhe ne anen tjeter qe qendronte ne kemb shpirti ime dhe shifte , vetem pas disa sek shikoj veten e rrethuar nga shume njerez dhe zemra qe gati po dilte nga vendi dhe njerzit qe syt i kishte vetem lote. Un besoj qe shpirti ekziston sado qeshni sado kemi pikpyetje ne koken ton por gjithmon eshte nje dicka eshte nje fuqi e mbinatyrshme .anonim dhe une mire qe kshu thon te gjithe .mos u tallni me njerzit me histori qe tregohen ktu zoti heret a von te ben ti perjetosh mbremje te kendshme

Letra 6
mirembrema....kur isha e vogel cdo nat shihja nje hije qe vinte verdall aty ne dhome.edhe kur kishte mnjerez te tjer e shijha por asnjehere sme afrohej.cdi mengjes zgjohesha dhe duart i kisha me shenja si te djegura.prinderit me cuan ne kish dhe qe ateher nuk e pash me.por para 2 vjetesh filloi serish.kete her degjoja zera dhe ndjeja se me prekte dicka e ftohte.cuditerisht skisha frike ...hera e fundit qe e kam par dhe degjuar ka qen para 14 muaj.pak dite me par se te mesoja qe isha shtatzen.me tha "ki kujdes se nuk je vetem tani"..........anonim please.

Letra 7
Pershendetje Anabel. Qe ne moshen 11 vjec Kur me vdiq gjyshja QE e doja jashte mase fillova te parandjej vdekjet e njerezve te afert.nje nate PERPARA se te vdiste gjyshja pashe enderr vdekjen e Saj Dhe te nesermen ajo vdiq.isha e vogel DHE askush Nuk me besoi.pas 3 vitesh ne moshen 14 vjecare shof ne enderr qe vdiq Gjyshi Dhe per NJE jave Gjyshi u nda nga jeta.jua thashe kete gje familjareve Dhe askush NUK me dha rendesi .vjet u nda nga jeta halla ime ne nje aksident rrugor Dhe e paralajmerova Dhe nuk me besoi perseri asnjeri.por ama Kur ndodhi ngjarja aty filluan te me besonin por Edhe te largoheshin nga une nga frika.vetem Mami Dhe Babi me ndejten afer ,gjithe te tjeret u larguan se kujtonin se isha magjistrice ose Nuk e di se cfare mendonin. Kam vajtur edhe tek psikologia por sme kane dhene asnje zgjidhje. Nuk e di se nga se vjen kjo gje Dhe shpesh here KAM frike nga vetja ime por Eshte dicka qe Nuk varet nga une .bej nje jete normale Dhe Skam As shqetesime mendore Dhe As probleme psikologjke sepse JAm vizituar Dhe tek psikiatri. Nuk e di nqs kjo gje me ndodh mua vetem Apo ka edhe persona te tjere me kete problem .shpresoj TA publikoni .Ana

Letra 8
Kjo esht historia ime para 2vitesh duke ecur me kushon tim me makin ishte ora rreth 11 e nates dhe ishim ne nje e rruge fshati dhe anes rruges jan disa varre duke ec me makin ishim shum shpejt dhe aty del perpara nje "vajz" dhe e perplas dalim jasht per ta ndimuar dhe kur dalim kishte vetm gjak dhe kepuc e theksoj dolem shum shpejt nuk kishte mundesi te ikte kundi pasi pame vetm gjakun dhe kepucet u futem ne makin dhe ikem dhe si rame me kurr nga ajo rruga

Letra 9
Mka ndodh para 3 vjetësh pothuajse . Isha duke vajtur nshpi por ishte shum errësir ,, po flisja ntel me mamin dhe natë mom e mbylla telin dhe po shikoja para që ms bija në ndonjë gur ,, papritur një hije e bardh mkaloi para syve , u shtanga dhe ngriva një mom , pas dy sek kaloi prap po nga drejtimi tjtr . Un e friksuar, vrapova pa e kthyer koken mbrapa por vazhdimisht ndjeja dicka qe me ndiqte. Nk e di cfar dreqin ishte por dalloja posht ne asfalt jo vtm hijen time . Dukej sikur ishte nj tjt person po nese do te ishte keshtu, do ia ndjeja hapat por kjo nk ndodhi.nk e di cfar dreqin po me ndiqte po nj qellim e kishte patjeter. nuk e dip cfare kerkonte te me transmetonte por nga frika nk e ktheva fr koken ndersa tn jm penduar shum qe nk qendrova te kuptoja pse ajo lloj qenieje e mbinatyrshme po me ndiqte.

Letra 10
Pershendetje Anabel, Kam pershtypjen se ne jet ndodhin gjera te cuditshme pore qe ndodhin ne realitet ... ka shume njerze qe e perjetoje nepermjet endrrave. Une personalishte e kam perjeture shume keq..... ishte nje nate sapo ishja shrire ne krevate per gjume ishja duke mendure e nuk po me zinte gjumi sado qe perpiqesha ne nje moment mubente sikure po enderroja .Ishte nje plake e vjeter ne moshe e me vjen direk tek mua ku ishja hulure afer nje pem gjigante .Frohet plaka e me kape durte dhe mi shtrengon shume forte dhe direk me shikonte ne sy e mi dhe me thoshte une do te bej te keqe si veten time ... periqeja te shpetoja veten e ndjieja qe nuk ishte enderr ishte relitet se duarte po me dhibnim e lutesh per ndime i lutesha zotit e ajo aqe shume me keqe me bente..... nuk e di se si hapa syte per momentin se doja te shkoje te zgjoja morten e te ndizja driten shikoje duarte e miaj dallohej qarte shenje e thojve te plakez dhe per 3 dite duarte emija ishin te nxira nga shtregimi qe me beri.. eshte dicka reale ku flasin faktet vet .... edhe tani qe e kujtoje akoma i maje mende shtrengimet qe kam perjetuare me para.... besoje se ne kete bote ku jetojme ndodhin gjera qe ne nuk i imagjonojme perfaktin se kjo bote mban te miren dhe te keqen...

Letra 11
Mirembrema! Dhe un dua ta tregoj nje histori timen qe me ka ndodh realisht.

Kur isha tek kushuriri im un dhe ca cuna te tjere vendosem qe ta provojm lojen e famshme Ouija Board. Ishim 5 cuna.E beme vet tabelen ne nje leter prej kartoni. Pastaj filluam seancen..Kushuriri im filloi te therriste "A eshte ndokush " e perseriti shume her dhe papritmas gota filloi te levizte dhe formoi fjalet Me lerni te qete!! Ne 4 cunat e tjere tham qe ta perfundojme lojen po ai tha ju lutem vtm.edhe pak!! Dhe ai filloi ta therriste perserii! Kete her u fiken qirinjet q kishim ndezur!! Dhe sikur dicka e pushtoi kushuririn tim! Ai na tha qe te iknim dhe te lajmronim prinderit,syt ju bene te kuq flak..ne te frikesuar shkuam dhe ne dhom dhe u treguam prinderve te tij. Kur hym ne dhom ai kishte ngrire dhe nuk levizte fare! Gjyshja tha qe ta dergojne te hoxha! Prinderit e tij e cuan atje.Hoxha i kishte then se dreqi apo djalli e kishte pushtuar ate! Ai i lexoi Kuran dhe pas ca minutash ai kishte ardhur ne vete! Une falenderoj Zotin qe ai ka shpetuar dhe ju keshilloj qe kurre mos ta provoni kete loje sepse mund te ket pasoja te medha!! Dhe kur jeni duke luajtur ate loje ju siguroj qe nuk jeni duke folur me shpirtin e ndonje te dashuri tuaj por me vete djallin!!

Letra 12
Ne nje fshat te greqise, te quajtur Qestrine, shume afer doganes shqiptare, diku tek 15 km, cdo vit, naten e Pashkeve ndodh nje fenomen rrenqethes! Dihet qe aty eshte bere masakra me çamët dhe ne krye te malit ku eshte mbeshtetur fshati, eshte nje pyll me pisha te larta dhe te dendura. Brenda tyre ndodhet nje pus! Asnje prej fshatareve nuk guxon te shkoje aty, sepse aty jane hedhur trupat e masakruar barbarisht! Po mesa duket nuk kane arritur te gjejne paqen! Netet e Pashkeve, banoret e fshatit nuk guxojne te dalin nga shtepite, madje sigurojne nje mbyllje te mire te dyerve dhe dritareve sepse, ate nate turma hijesh dhe zerash dalin neper rruge! Disa festojne, disa bertasin dhe disa qajne me te madhe dhe ulurima! Pluhuri ngrihet ngado dhe ato jane netet e tyre! As une nuk e besoja, por kush ka kureshtje dhe mosbesim, mund te shkoje t'a shikoje! True story! Te dhenat e vendit jane te sakta, kush ka pyetje, mund t'i drejtoje.

Letra 13
Histori paranormale  Nuk e di nese eshte ceshtje besimi ne te tilla gjera apo dicka tjeter… gjsesi po tregoj cfare me ka ndodhur.  U fejova ne fakultet dhe i fejuari im M. ka qene student mjekesie. Nje dite ndersa kthehej ne qytetin tone me makine, pesoi aksident dhe humbi jeten! Zemra ime pushoi ate dite! Nuk ka fjale te pershkruaj ate qe ndodhi, kam kaluar depresion dhe fati ka dashur qe vellezerit dhe nena te me qendronin shume afer…me kalimin e disa viteve, pasi kisha filluar pune, u njoha me personin qe eshte aktualisht burri im. Ne diten tone te dasmes, ndersa rregullohesha para pasqyres nga parukierja, ka ndaluar nje pellumb i bardhe ne dritaren e parukerise dhe dukej sikur me veshtronte…nuk largohej dhe rrinte shume i qete…u beri pershtypje vajzave qe punonin aty dhe pyesnin te cuditura: si ka mundesi qe rri aq qete? Mund te duket budallallek por aty pata ndjesine qe M. po me veshtronte. M`u drodhen duart dhe zemra bashke, nuk doja te flisja sepse kishte njerez, ishte dita e dasmes dhe nuk shkonte…i fola pa ze dhe i thashe rremujshem me vete: Shpirt une sot filloj jete tjeter por nje pjese e imja ka vdekur me ty. Ka qendruar aty per rreth 20 minuta…me pas u ngrit dhe fluturoi dhe aty ndjeva veten te thoja per here te pare lamtumire! Nuk kam pare me pellumb te bardhe ne dritaren time!

Letra 14
Pershendetje Anabel.. Une besoj shume tek ndodhite paranormale..normalisht per arsye se me kane ndodhur mua personalisht me shume se 1 here.. Nje nate isha ne dhomen time e shtrire permbys ne krevat.Smund te them qe isha ne gjume por as zgjuar nuk isha.Nuk e di a e ke parasysh ate momentin e ndermjetem..Ndjeva si ftohte dhe ngrita pak koken duke e kthyer anash shpatulles.Pashe mbrapa meje dhe ashtu si pergjumesh dallova hijen e nje gruaje shume te gjate 2 metra pothuajse.Trupi i saj ishte i mbuluar me nje pelerine te zeze te gjate dhe floket i kishte pak siper shpatullave.Nuk munda te levizja.Ngriva dhe me dukej sikur spo merja dot as fryme.Ktheva koken perpara dhe shpejt e ktheva perseri anash.Ajo u be si tym dhe sikur me erdhi afer dhe duart mi vuri mbi shpatulla.E ndjeva shum afer.Te betohem qe nuk isha ne enderr.Nuk e di sesi mora force dhe u cova me vrap ika nga dhoma mamit.Te betohem qe ishte e vertete nuk ishte enderr.Ja kam then kete gje disa personave.Disa nuk e besojne, disa mendojne se jane oret e nates a dicka e tille..Gjithsesi cfardolloj gjeje qe te kete qene per nje gje jam e sigurt,qe ishte shume e vertete!