“Goca & Gra” titullohet emisioni i ri që pritet të nisë në sezonin e ardhshëm televiziv, këtë vjeshtë në Top Channel. Siç sugjeron edhe emri, në qendër do të jenë vajzat dhe gratë.
Si? Kjo mbetet ende e paqartë. Në klipin prezantues, shfaqen Olesia Leço, blogerja Krista Merkoçi, Fatma Haxhialiu, që rikthehet në ekran pas një pauze, si edhe ish-konkurrentja e shumëpërfolur e “Për’Puthen”, Tea Trifoni.
“Mendon se më njeh? Ne gjetëm një mënyrë për të treguar se çfarë mendojmë, çfarë dëshirojmë dhe si dashurojmë. Si do ta bëjmë këtë?” thuhet në një pjesë të klipit prezantues të emisionit, që zbulon fare pak për brendinë e tij.
“Gratë mund të bëjnë çdo gjë që bëjnë burrat. Por gratë, mund ta bëjnë edhe me taka” mbyllet videoja.
Fjalia e fundit është e debatueshme, por herët të flasim – kaq dihet deri tani për “Goca & Gra”. Rilexohemi kur të nisë. Deri atëherë, kalofshi mirë vajza, gra, djem, burra dhe gjithçka tjetër brenda dhe jashtë këtyre dy gjinive!
View this post on Instagram