Njerëzit e kanë parë mjaftueshëm njeriun më të pasur në botë për të kuptuar se diçka ka ndryshuar në pamjen e tij. Fytyra e Jeff Bezos duket ndryshe: buzët më të mëdha, ndërsa faqet më të plota.
Mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur me fytyrën e Bezos. Për ide:
Si ishte
Si është
“Unë nuk mendoj që njerëzve u intereson nëse ai ka kryer ndërhyrje apo jo. Më duket se e kemi kaluar stigmën e injeksioneve,” tha për Daily Beast Corey Kindberg, një ekspert që punon për strategjinë e markave të ndryshme. “Thjesht mendoni që dikush me ato para është në gjendje të përballojë mbushësit [fillers] më të mirë në botë. Për mua, ai mund të kishte shkrirë ar dhe ta injektonte në fytyrë. Është thjesht tronditëse të shohësh se, gjithmonë nëse ka kryer ndonjë ndërhyrje, pavarësisht sa i pasur je, prapëseprapë mund të të vendosin filler të keq."
Njerëzit dhe ekspertët e fushës padyshim që janë fiksuar me pamjen e re. “Si mund të mos jeni të fiksuar me pamjen e Bezos? Është një ndryshim kaq drastik,” tha për Daily Beast Dr. Corey L. Harmtan, një dermatolog në Alabama.
“Ne të shohim, Jeff. Herën tjetër, vendosni mbushës një muaj më parë në mënyrë që ënjtja të ketë ikur. I mban njerëzit larg punëve të tua,” shkroi ai në Instagram.
View this post on Instagram
Dr. Hartman, që kryen mbushës te burrat çdo ditë, thotë se nuk do të nxisë një stigmë kundër trajtimeve estetike. Thjesht i rekomandoi Bezos që herën tjetër, t’i japë vetes kohë për të qëndruar larg kamerave. Dhe anijeve kozmike.